Ndihmat e dhëna gjatë muajit Nëntor 2017

Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit gjatë periudhës Nëntor 2017 dhe situatave kritike të krijuara nga djegiet nga zjarri dhe tërmetet, ka vijuar gatishmërinë dhe i është përgjigjur në kohë me mallra ushqimorë dhe industrialë, kërkesave për ndihmë të:

  • Bashkisë Berat me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e të cilës është bërë e pabanueshme si pasojë e rënies së tërmetit.
  • Bashkisë Bulqizë me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e të cilës është dëmtuar dhe bërë e pabanueshme.
  • Bashkisë Dibër me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e të cilës është dëmtuar dhe bërë e pabanueshme.
  • Bashkisë Elbasan me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e të cilës është bërë e pabanueshme si pasojë e lëvizjes së shtresave të tokës.
  • Bashkisë Bulqizë me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 3 (tre) familjeve, banesa e të cilave është bërë e pabanueshme si pasojë e djegies nga zjarri.

Ankand i hapur, DRRMSH Durrës Nr. Ref 10/A/2017, datë 06/12/2017, ora 10:00.

Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale te Shtetit Durrës, me adresë Lagja Nr.14 Rruga “Bajram Tusha” Shkozet, fton konkurruesit kandidatët/ ofertuesit të marrin pjesë në ankandin e hapur me Nr. Ref. 10/A/2017.

  1. Data e zhvillimit te ankandit: 06/12/2017, ora 10:00.
  2. Lloji i Procedurës standarde te ankandit : Ankand publik i hapur.
  3. Objekti i Shitjes: Skrap i përftuar nga 8 mjete të transportit të rëndë, të grupit A,  të kaluara në favor të shtetit si pasojë e konfiskimit dhe të kategorizuara për t’u adminstruar në skrap miratuar me VKM-në Nr.764, datë 02/11/2016, me peshë totale 61870 kg, gjendje në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Durrës,  sipas tabelës së mëposhtëme:

 

Loti Nr. EMËRTIMI Peshë
1 Skrap 61870 kg

 

Përshkrimi i shkurtër i objektit të shitjes: Mall i konfiskuar në favor të shtetit nga Drejtoria Rajonale Tatimore  Durrës si dhe Dega e Doganës Durrës e Lezhë, i ndarë në 26 (njëzet e gjashtë) lote.

  1. Vendi i zhvillimit të ankandit: (Adresa) Ankandi zhvillohet në datë 06/12/2017 ora 10:00, në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, Lagja 14 Rruga “Bajram Tusha” Shkozet Durrës.
  2. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: ora 10:00, datë 06/12/2017.
  3. Informacion mbi dokumentet e ankandit:

Dokumentet e ankandit mund te trerhiqen prane autoritetit shites

Po X Jo

Dokumente me  pagesë:

Nëse Po

Monedha lekë Çmimi 500

 

7. Dokumentet standarde te ankandit përbehen nga:

  • Formulari i njoftimit;
  • Kërkesa për pjesëmarrje;
  • Formulari i ofertës;
  • Ftesa për oferte;
  • Formulari i njoftimit te fituesit;
  • Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit;
  • Procesverbali/et i/e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave.

 

8. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentet e ankandit. Për më tepër informacion, mbi emërtimet e mallrave objekt ankandi, sasinë e tyre dhe çmimet fillestare, lutemi të vizitoni Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik nr. 45, datë 13.11.2017 (www.app.gov.al) ose kontaktoni në numrin e Cel. 0694134371.

RREGULLORE PËR HETIMIN ADMINISTRATIV TË SINJALIZIMIT DHE MBROJTJEN E KONFIDENCIALITETIT NË DPRMSH

 

KREU I

RREGULLA TË PËRGJITHSHME

 Neni 1

Baza ligjore

 Rregullorja për hetimin administrativ të sinjalizimit dhe mbrojtjen e konfidencialitetit në DPRMSH, bazohet në ligjin nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, aktet nënligjore të miratuara në bazë dhe për zbatim të tij, si dhe në Kodin e Procedurave Administrative.

 

Neni 2

Objekti

 Objekti i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i rregullave për procedurën e shqyrtimit të hetimit administrativ të sinjalizimit dhe mbrojtjen e konfidencialitetit, në zbatim të ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë Rregullore termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

  1. “I sinjalizuar” janë një ose më shumë persona, ndaj të cilëve bëhet një sinjalizim, sipas ligjit nr. 60/2016, në lidhje me një veprim ose praktikë të dyshuar korrupsioni.
  2. “Njësia përgjegjëse” është organi i posaçëm, i caktuar brenda autoritetit publik ose subjektit privat, i përbërë nga një ose më shumë punonjës të organizatës dhe i ngarkuar me detyrën e shqyrtimit të hetimit administrativ të sinjalizimit dhe shqyrtimin e kërkesës për mbrojtjen e sinjalizuesit.
  3. “Organizatë” është autoriteti publik ose subjekti privat.
  4. “Korrupsion” është çdo veprim ose mosveprim i kundërligjshëm, sipas legjislacionit penal në fuqi, në lidhje me çdo formë të korrupsionit aktiv, korrupsionit pasiv, shpërdorimit të detyrës ose kompetencave, ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve, shpërdorimit të të ardhurave të Buxhetit të Shtetit, përfitimit të paligjshëm të interesave, si dhe çdo akt tjetër i ngjashëm me to.
  5. “Sinjalizim” është raportimi i informacionit nga ana e sinjalizuesit tek njësia përgjegjëse ose ILDKPKI-ja për veprime apo praktika të dyshuara korrupsioni, të kryera në vendin e tij të punës në autoritetin publik apo subjektin privat.
  6. “Sinjalizues” është individi, i cili aplikon ose është në marrëdhënie pune, ose ka punuar më parë pranë autoritetit publik apo subjektit privat, pavarësisht nga natyra e marrëdhënies së punës ose kohëzgjatjes së saj, si dhe nëse paguhet ose jo, që sinjalizon një veprim ose praktikë të dyshuar korrupsioni.
  7. “Veprim ose praktikë e dyshuar korrupsioni” është një veprim ose mosveprim, fakte ose rrethana të kryera në një organizatë, për të cilat sinjalizuesi dyshon në mirëbesim, sipas këtij ligji, se mund të përbëjë korrupsion.
  8. “ILDKPKI” është Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

 

KREU II

PROCEDURA E HETIMIT ADMINISTRATIV TË SINAJLIZIMIT

 

 

Neni 4

Parimet e përgjithshme

 

  1. Njësia përgjegjëse për zbatimin e ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” duhet:

a.     të veprojë me ndershmëri, paanshmëri dhe efikasitet, duke pasur parasysh interesat legjitimë të sinjalizuesit;

b.    të veprojë në mënyrë të pavarur nga pikëpamja politike dhe çdo influencë tjetër e padrejtë që mund të pengojë realizimin e detyrave, sipas këtij ligji;

c.     të shmangë çdo konflikt interesi të mundshëm dhe të deklarojë menjëherë tek organizata konfliktin e interesit përpara fillimit të hetimit administrativ të një sinjalizimi;

ç.     të marrë të gjitha masat e përshtatshme për të mbrojtur dokumentacionin dhe provat lidhur me sinjalizimin nga zhdukja, fshehja, ndryshimi, falsifikimi dhe veprime të tjera, të cilat synojnë asgjësimin e tyre;

d.    të ruajë konfidencialitetin e informacionit dhe të mbrojë të dhënat në përmbajtje të çdo sinjalizimi, në përputhje me nenet 15 dhe 16 të këtij ligji;

dh.  të ruajë sekretin shtetëror në përmbajtje të një sinjalizimi në zbatim të ligjit.

  1. Veprimet procedurale të njësisë përgjegjëse kryhen në përputhje me ligjin nr. 60/2016 dhe në rast të mosparashikimit nga ky ligj, sipas Kodit të Procedurave Administrative.
  1. Gjatë procesit të hetimit administrativ, sinjalizuesi ka të drejtë të mos zbulojë burimet e informacionit.

 

Neni 5

Forma dhe përmbajtja e sinjalizimit

  1. Sinjalizimi bëhet me çdo mjet komunikimi në formë të shkruar ose deklarohet verbalisht pranë njësisë përgjegjëse e cila detyrohet ta dokumentojë me shkrim atë me anë të një procesverbali.
  1. Sinjalizimi përmban të paktën:

a.  të dhënat e identitetit të sinjalizuesit;

b.  të dhënat e kontaktit të sinjalizuesit;

c.  përshkrimin e fakteve dhe rrethanave për të cilat është në dijeni sinjalizuesi për veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit, shoqëruar me provat përkatëse, për aq sa është e mundur;

ç.  referimin përkatës në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, për aq sa është e mundur nga sinjalizuesi, të veprës ose praktikës së dyshuar të korrupsionit;

d.  në rastin e sinjalizimit të jashtëm, shkaqet ligjore dhe rrethanat e faktit, për aq sa është e mundur nga sinjalizuesi, për përdorimin e mekanizmit të sinjalizimit të jashtëm.

  1. Sinjalizuesi mund të zgjedhë të mbetet anonim dhe sinjalizimi pranohet nga njësia përgjegjëse si i tillë, vetëm nëse në të janë shprehur qartë dhe janë arsyetuar shkaqet e anonimatit dhe të dhënat e sinjalizuara sigurojnë një bazë të mjaftueshme për të hetuar administrativisht veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit.
  1. Njoftimet për veprimet procedurale, për të cilat njësia përgjegjëse cakton afate, duhet të përmbajnë paralajmërimin e shprehur mbi pasojat e mosrespektimit të afatit.
  1. Në rastet kur sinjalizimi nuk është depozituar sipas formës dhe përmbajtjes së kërkuar në pikën 2 të këtij neni, njësia përgjegjëse i kërkon me shkrim sinjalizuesit të korrigjojë këto të meta brenda 7 ditëve nga data e marrjes së njoftimit për korrigjim.

 

Neni 6

Regjistrimi i sinjalizimit

  1. Sinjalizimet regjistrohen në një regjistër të posaçëm protokolli dhe elektronik të krijuar për këtë qëllim.
  1. Njësia përgjegjëse nuk mund të refuzojë për asnjë shkak regjistrimin e sinjalizimit.

 

Neni 7

Rastet e konfliktit të interesave

  1. Në rastet kur anëtari i njësisë përgjegjëse konstaton apo vihet në dijeni se ai vetë apo persona të lidhur me të janë të përfshirë ose kanë një interes të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, pasuror ose personal në veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit, detyrohet që të shmangë këtë konflikt interesi duke e deklaruar menjëherë atë tek organizata përpara se të fillojë hetimi administrativ i sinjalizimit.
  1. Titullari i organizatës, brenda 5 ditëve nga njoftimi, urdhëron zëvendësimin e anëtarit të njësisë përgjegjëse për këtë hetim administrativ me një tjetër nëpunës të njësisë së auditimit të brendshëm.

 

Neni 8

Mosfillimi i hetimit administrativ

  1. Njësia përgjegjëse ka të drejtë të mos fillojë hetimin administrativ nëse:

a.  sinjalizimi nuk është korrigjuar sipas përcaktimeve të pikës 5 të nenit 5 të kësaj Rregulloreje;

b.  sinjalizimi përmban fakte dhe rrethana që nuk përbëjnë korrupsion sipas përcaktimit të bërë në pikën 4 të nenit 3 të kësaj Rregulloreje;

c.  kur nga përmbajtja e sinjalizimit del haptazi se nuk ka elemente të kundërvajtjes administrative ose të veprës penale.

  1. Mosfillimi i hetimit administrativ bëhet me vendim të arsyetuar të njësisë përgjegjëse.

 

Neni 9

Procedura e hetimit administrativ 

  1. Njësia përgjegjëse heton administrativisht sinjalizimin, në përputhje me procedurën e përcaktuar në ligjin nr. 60/2016. Për aq sa nuk parashikohet ndryshe në këtë ligj, njësia përgjegjëse zbaton dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative.
  1. Njësia përgjegjëse ka të drejtë të kërkojë informacione dhe dokumente, të urdhërojë inspektime ose analiza, të mbledhë deklarata ose të pyesë persona në dijeni ose rrethanat e çështjes ose të konsultohet me ekspertë të fushave të ndryshme.
  1. Në hetimin administrativ merr pjesë sinjalizuesi dhe çdo person tjetër i tretë, kur dyshohet se posedon dokumente ose ka dijeni për rrethanat e sinjalizuara, përfshirë dhe të sinjalizuarin, nëse vlerësohet e nevojshme nga njësia përgjegjëse.
  1. Secilës palë pjesëmarrëse në hetimin administrativ i garantohet e drejta për një proces të rregullt, në përputhje me parashikimet në Kodin e Procedurave Administrative. Gjatë procesit të hetimit palët kanë të drejtë:

a.  të paraqesin prova të cilat kanë vlerë për çështjen;

b.  të konsultohen me dosjen e hetimit;

c.  të dëgjohen në lidhje me pretendimet personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi.

Neni 10

Provat 

  1. Palët janë të detyruar të paraqesin informacione, prova, dokumente, deklarata apo për t’u paraqitur personalisht përpara njësisë përgjegjëse sa herë që u kërkohet. Çdo shkelje e këtij detyrimi nga ana e zyrtarëve apo organizatave private përbën shkak për fillimin e procedimit ligjor në varësi të shkeljes së konstatuar.
  1. Njësia përgjegjëse ka detyrimin të dokumentojë me shkrim çdo veprim që kryen gjatë hetimit administrativ. Procesverbali duhet të nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e njësisë përgjegjëse. Në rast të kontrollit apo këqyrjeve, akti duhet të nënshkruhet edhe nga zyrtarët e organizatës. Nëse këta të fundit nuk janë dakord me përmbajtjen e aktit, kanë të drejtë të paraqesin vërejtje me shkrim, kopje e së cilës i bashkëlidhet aktit.
  1. Njësia përgjegjëse është e detyruar të regjistrojë çdo provë të paraqitur nga palët dhe të arsyetojë vendimin e mospranimit të tyre nëse vlerëson se prova e paraqitur nuk ka vlerë për çështjen. Kundër këtij vendimi mund të bëhet vërejtje me shkrim, kopje e së cilës i bashkëlidhet aktit. Dokumentet e nevojshme për hetimin pranohen nga njësia përgjegjëse pa pagesë.

 

Neni 11

Mjetet e kërkimit të provës

  1. Gjatë hetimit administrativ njësia përgjegjëse, me qëllim përcaktimin e gjendjes së fakteve dhe rrethanave që kanë lidhje me çështjen, mund:

a.  të mbledhë deklarata nga palët, dëshmitarët dhe ekspertë;

b.  të marrë dokumente dhe dokumente të tjera të dokumentuara nëpërmjet mjeteve fotografike, të regjistrimit ose mjeteve të tjera teknike;

c.  të këqyrë vende të caktuara;

ç.  të përdorë të gjitha mjetet dhe mënyrat provuese të parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative.

  1. Kur një provë shkresore, nga e cila varet zgjidhja e çështjes ose që ndikon në sqarimin e saj, ka rrezik të manipulohet, zhduket ose të vështirësohet marrja e saj, njësia përgjegjëse kryesisht apo me kërkesën e sinjalizuesit, mund të vendosë marrjen më parë të kësaj prove ose të urdhërojë moskryerjen e asnjë veprimi mbi këto dokumente (sigurimi i provës). Në çdo rast mbahet një procesverbal që nënshkruhet nga anëtarët e njësisë përgjegjëse dhe zyrtarët përgjegjës të organizatës.

 

Neni 12

Afati për vendimmarrjen

  1. Procedura e hetimit administrativ të sinjalizimit nga njësia përgjegjëse përfundon sa më shpejt të jetë e mundur, por në çdo rast, jo më vonë se 60 ditë nga data e fillimit të hetimit.
  1. Shtyrja e afatit për hetimin administrativ bëhet me vendim të arsyetuar të njësisë përgjegjëse duke përcaktuar edhe afatin e ri kohor të shtyrjes në përputhje me vështirësinë dhe kompleksitetin e çështjes.

 

Neni 13

Përfundimi i hetimit administrativ dhe masat

  1. Njësia përgjegjëse përfundon hetimin administrativ nëse:

a.  gjatë hetimit rezulton se sinjalizimi për veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit është i bazuar;

b.  konstaton se sinjalizuesi nuk ka vepruar në kushtet e mirëbesimit.

  1. Nëse në përfundim të hetimit administrativ nga njësia përgjegjëse rezulton se veprimi ose praktika e dyshuar e sinjalizuar përbën ose mund të përbëjë një shkelje administrative, sipas ligjit, njësia përgjegjëse detyrohet të vërë menjëherë në dijeni organin kompetent.
  1. Njësia përgjegjëse merr masa të menjëhershme, të çastit dhe për aq sa është e mundur, për të parandaluar ose penguar vazhdimin e pasojave të dëmshme nga veprimi ose praktika e dyshuar e korrupsionit të sinjalizuar.
  1. Në dosjen e sinjalizimit shënohen vendimi për përfundimin e hetimit administrativ, i arsyetuar për të gjitha shkaqet që kanë çuar në vendimmarrjen përkatëse, si dhe masat e marra në lidhje me sinjalizimin.

 

Neni 14

Njoftimi i sinjalizuesit

  1. Njësia përgjegjëse njofton sinjalizuesin për çdo masë të marrë në përgjigje të sinjalizimit jo më vonë se 30 ditë nga momenti i kryerjes së veprimit.
  1. Pavarësisht nga afati i njoftimit të parashikuar në këtë pikë, njësia përgjegjëse është e detyruar t’i përgjigjet brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës për informacion, të paraqitur me shkrim nga sinjalizuesi, në çdo kohë, në lidhje me çështjen e sinjalizuar prej tij.

 

Neni 15

E drejta e sinjalizuesit për t’u drejtuar drejtpërdrejtë në ILDKPKI

  1. Sinjalizuesi ka të drejtë të sinjalizojë veprën e dyshuar të korrupsionit pranë ILDKPKI në rastet kur:

a.  njësia përgjegjëse nuk fillon hetimin administrativ ose përfundon hetimin në kundërshtim me nenet 7 dhe 12 të kësaj Rregulloreje;

b.  ka dyshime të arsyeshme se pritësi i sinjalizimit në njësinë përgjegjëse ose persona të lidhur me të janë përfshirë ose kanë interes të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, pasuror ose personal, në veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit.

c.  ka arsye të tjera të bazuara për të dyshuar në integritetin dhe paanshmërinë e njësisë përgjegjëse në shqyrtimin e sinjalizimit, sipas parimeve të ligjit dhe Rregullores;

ç.  prova e sinjalizuesit, në lidhje me veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit, mund të fshihet ose të shkatërrohet nga organizata.

  1. Në këtë rast, nëse njësia përgjegjëse e ka filluar hetimin detyrohet ta ndërpresë atë duke bërë shënimin përkatës në dosje.

KREU III

MBROJTJA E KONFIDENCIALITETIT

 

Neni 16

Konfidencialiteti

  1. Gjatë procedurës së hetimit administrativ të sinjalizimit, identiteti i sinjalizuesit u bëhet i ditur personave të tretë vetëm me pëlqimin e tij me shkrim.

 

  1. Njësia përgjegjëse duhet të ruajë në çdo kohë në mënyrë konfidenciale informacionin e lidhur me sinjalizimin, duke mos e përhapur ose transmetuar tek persona të tretë, si dhe të mos e përdorin për qëllime të tjera, përveçse me pëlqimin me shkrim të sinjalizuesit ose për përmbushjen e një detyrimi ligjor.

 

  1. Njësia përgjegjëse në komunikimet me organizatën ku punon sinjalizuesi ose me çdo subjekt apo autoritet tjetër, privat ose shtetëror, respekton detyrimin e konfidencialitetit dhe ua komunikon informacionin e nevojshëm vetëm personave të caktuar për hetimin administrativ ose për marrjen e masave për ndjekjen e fakteve të sinjalizuara, në kuadër të një marrëveshje konfidencialiteti mes palëve.

 

Neni 17

Mbrojtja e të dhënave personale

  1. Të dhënat personale të individëve të përfshirë në hetimin administrativ përpunohen vetëm për qëllim të ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”. Në çdo rast, përpunimi i të dhënave personale kryhet sipas parimeve dhe procedurave të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
  1. Në rastet kur, në zbatim të kësaj rregulloreje, konstatohet mosrespektim i legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, çështja i referohet menjëherë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

Kjo Rregullore hyn në fuqi menjëherë.

Ndihmat e dhëna gjatë muajit Tetor 2017

Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit gjatë periudhës Tetor 2017 dhe situatave kritike të krijuara nga djegiet nga zjarri dhe përmbytjeve nga reshjet e shiut, ka vijuar gatishmërinë dhe i është përgjigjur në kohë me mallra ushqimorë dhe industrialë, kërkesave për ndihmë të:

  • Bashkisë Librazhd me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e të cilës është bërë e pabanueshme si pasojë e djegies nga një shkëndijë elektrike.
  • Bashkisë Librazhd me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 2 (dy) familjeve, banesat e të cilave janë bërë të pabanueshme si pasojë e përmbytjes nga reshjet e shiut.
  • Bashkisë Bulqizë me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e të cilës është dëmtuar dhe bërë e pabanueshme.

Ankand i Hapur, DRRMSH Pukë Nr. Ref 33-A/2017, datë 24/10/2017, ora 10:30

Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale te Shtetit Puke, me adresë Lagjia “Industriale” fton konkurruesit kandidatët/ofertuesit të marrin pjesë në ankandin e hapur me Nr. Ref. 33-A/2017.

1. Data e zhvillimit te ankandit: 24/10/2017, ora 10:30.

2. Lloji i Procedurës standarde te ankandit : Ankand publik i hapur.

3. Objekti i Shitjes: Artikuj të ndryshëm të sekuestruar dhe konfiskuar me vendim të formës së prerë nga organi i ngarkuar me ligj, ndarë në lote si më poshtë:

 

Loti Nr.1; Artikuj ushqimorë kafe kokërr e papjekur “Riominas” , në një vlerë 735837 lekë me tvsh.

EMËRTIMI I MALLRAVE NJËSI SASI ÇMIMI PËR NJËSI VLERA (Lekë)
1 Kafe kokërr e papjekur “Riominas” kg 2040 360.7 735837
                                                                                                                                                        TOTALI 735837 lekë

 

Vlera totale:  735 837 (Shtatëqind e tridhjetë e pesë mijë e tetëqind e tridhjetë e shtatë) lekë me TVSH. Vlera pa TVSH 613 197.5 (Gjashtëqind e trembëdhjetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e shtatë pikë pesë) lekë, sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm i Vlerësimit për këtë qëllim.

4. Pershkrimi i shkurter i objektit te shitjes: Artikuj të ndryshëm të sekuestruar dhe të konfiskuar me vendime të formës së prerë nga organi i ngarkuar me ligj.

5. Vendi i zhvillimit te ankandit: (Adresa) Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale të Shtetit Pukë, me adresë Pukë.

6. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: ora 10:30, datë 24/10/2017.

7. Informacion mbi dokumentet e ankandit:

8. Vlera fillestare: :  735 837 (Shtatëqind e tridhjetë e pesë mijë e tetëqind e tridhjetë e shtatë) lekë me TVSH. Vlera pa TVSH 613 197.5 (Gjashtëqind e trembëdhjetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e shtatë pikë pesë) lekë, sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm i Vlerësimit për këtë qëllim.

Dokumentet e ankandit mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës

Po X Jo

Dokumente me  pagesë:

Nëse Po

Monedha lekë Çmimi 1000
       

9. Dokumentet standarde te ankandit përbëhen nga:

    • Formulari i njoftimit;
    • Kërkesa për pjesëmarrje;
    • Formulari i ofertës;
    • Ftesa për oferte;
    • Formulari i njoftimit te fituesit;
    • Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit;
    • Procesverbali/et i/e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave.

10. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentet e ankandit. Për më tepër informacion, mbi emërtimet e mallrave objekt ankandi, sasinë e tyre dhe çmimet fillestare, lutemi të vizitoni Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik nr. 39 (www.app.gov.al) ose kontaktoni në numrin e Cel. 0694134371.

Ankand i Hapur, DRRMSH Pukë Nr. Ref 31-A/2017, datë 04/10/2017, ora 10:30

Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale të Shtetit Pukë, me adresë Lagjia “Industriale” fton konkurruesit kandidatët/ofertuesit të marrin pjesë në ankandin e hapur me Nr. Ref. 31-A/2017. 

1. Data e zhvillimit të ankandit: 04/10/2017, ora 10:30.

2. Lloji i Procedurës standarde të ankandit: Ankand publik i hapur.

3. Objekti i Shitjes: Artikuj të ndryshëm të sekuestruar dhe konfiskuar me vendim të formës së prerë nga organi i ngarkuar me ligj, ndarë në lote si më poshtë:

 

Loti Nr.1; Mallra pije alkoolike birrë në një vlerë 15120 lekë me tvsh.

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Konjak Skënderbeg litra 75.6 200 15120
                                                                                            TOTALI 15120 lekë

 

Loti Nr.2; Artikuj bujqësorë si pleh kimik në një vlerë 2688 lekë me tvsh.

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Pleh kimik kg 120 22.4 2688
                                                                                            TOTALI 2688 lekë

  

Loti Nr.3; Artikuj aksesorë të ndryshëm në një vlerë 16520 lekë me tvsh.

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Aksesorë metalikë Kg 15 120 1800
2 Aksesorë për grila kg 112.5 128 14400
3 Aksesorë plastikë kg 2.5 128 320
                                                                                            TOTALI 16520 lekë

 

Vlera totale: 34 328 (tridhjetë e katwr mijë e treqind e njwzet e tetw) lekë me TVSH. Vlera pa TVSH 28 606.6 njwzet e tetw mijw e gjashtwqind e gjashtw pikw gjashtw) lekë, sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm i Vleresimit për këtë qëllim.

 4. Pershkrimi i shkurter i objektit te shitjes: Artikuj të ndryshëm të sekuestruar dhe të konfiskuar me vendime të formës së prerë nga organi i ngarkuar me ligj.

5. Vlera fillestare:34 328 (tridhjetë e katwr mijë e treqind e njwzet e tetw) lekë me TVSH. Vlera pa TVSH 28 606.6 njwzet e tetw mijw e gjashtwqind e gjashtw pikw gjashtw) lekë, sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm i Vleresimit për këtë qëllim.

6. Vendi i zhvillimit te ankandit: (Adresa) Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale të Shtetit Pukë, me adresë Pukë.

7. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: ora 10:30, datë 04/10/2017.

8. Informacion mbi dokumentet e ankandit:

Dokumentet e ankandit mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës

Po X Jo

Dokumente me  pagesë:

Nëse Po

Monedha lekë Çmimi 1000
       

9. Dokumentet standarde te ankandit përbëhen nga:

Formulari i njoftimit;

Kërkesa për pjesëmarrje;

Formulari i ofertës;

Ftesa për oferte;

Formulari i njoftimit te fituesit;

Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit;

Procesverbali/et i/e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave.

10. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentet e ankandit. Për më tepër informacion, mbi emërtimet e mallrave objekt ankandi, sasinë e tyre dhe çmimet fillestare, lutemi të vizitoni Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik nr. 36, datë 11 shtator 2017 (www.app.gov.al) ose kontaktoni në numrin e Cel. 0694134371.

Ankand i hapur, DRRMSH Durrës Nr. Ref 9-A/2017, datë 03/10/2017, ora 10:00.

Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale te Shtetit Durrës, me adresë Lagja Nr.14 Rruga “Bajram Tusha” Shkozet, fton konkurruesit kandidatët/ ofertuesit të marrin pjesë në ankandin e hapur me Nr. Ref. 9-A/2017.

1. Data e zhvillimit te ankandit: 03/10/2017, ora 10:30.

2. Lloji i Procedurës standarde te ankandit : Ankand publik i hapur.

3. Objekti i Shitjes: Mall i konfiskuar në favor të shtetit nga Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës, si dhe Dega e Doganës Durrës e Lezhë,  i ndarë në 26 (njëzetegjashtë) lote, ku vlera minimale e shitjes për sasinë totale dhe për secilin lot jepet respektivisht sipas tabelës së mëposhtme:

 

Loti Nr. EMËRTIMI VLERA PA TVSH (Lekë)
1 Dyer metalike 115500
2 Dyer metalike 123200
3 Ushqimore 47514
4 Ujë natyral 2267
5 Lëngje e Birra të ndryshme 7322
6 Veshmbathje 21667
7 Cigare 113
8 Bojë printeri 24167
9 Letër për shtyp 17500
10 Dhomë frigoriferike 420055
11 Pjesë këmbimi e aksesorë të ndryshme për automjete 50700
12 Vaj automjeti 13050
13 Thasë boksi 19167
14 Thasë boksi 18400
15 Fije sintetike 177083
16 Fije sintetike 155833
17 Vera të ndryshme importi 142208
18 Vera të ndryshme importi 18967
19 Pije vendi e verë importi 64667
20 Pajisje hidrosanitare 132571
21 Pajisje hidrosanitare 132375
22 Pajisje hidrosanitare 171417
23 Pajisje hidrosanitare 548750
24 Pajisje invalidësh 18067
25 Libra të përdorur 350
26 Artikuj optikë 4242
                                                                                                                                                                                     TOTALI 2447149 lekë

 

Vlera totale: Vlera totale e ankandit është 2 447 149 (dy milion e katërqind e dyzet e shtatë mijë e njëqind e dyzet e nëntë) lekë pa tvsh ose 2 936 579 (dy milion e nëntëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekë me tvsh., sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm i Vleresimit për këtë qëllim.

4. Përshkrimi i shkurtër i objektit të shitjes: Mall i konfiskuar në favor të shtetit nga Drejtoria Rajonale Tatimore  Durrës si dhe Dega e Doganës Durrës e Lezhë, i ndarë në 26 (njëzet e gjashtë) lote.

5. Vlera fillestare: 2 447 149 (dy milion e katërqind e dyzet e shtatë mijë e njëqind e dyzet e nëntë) lekë pa tvsh ose 2 936 579 (dy milion e nëntëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekë me tvsh., sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm i Vleresimit për këtë qëllim.

6. Vendi i zhvillimit të ankandit: (Adresa) Ankandi zhvillohet në datë 03/10/2017 ora 10:00, në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, Lagja 14 Rruga “Bajram Tusha” Shkozet Durrës.

7. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: ora 10:00, datë 03/10/2017.

8. Informacion mbi dokumentet e ankandit:

Dokumentet e ankandit mund te trerhiqen prane autoritetit shites

Po X Jo

Dokumente me  pagesë:

Nëse Po

Monedha lekë Çmimi 500

 
9. Dokumentet standarde te ankandit përbehen nga:

  • Formulari i njoftimit;
  • Kërkesa për pjesëmarrje;
  • Formulari i ofertës;
  • Ftesa për oferte;
  • Formulari i njoftimit te fituesit;
  • Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit;
  • Procesverbali/et i/e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave.

10. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentet e ankandit. Për më tepër informacion, mbi emërtimet e mallrave objekt ankandi, sasinë e tyre dhe çmimet fillestare, lutemi të vizitoni Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik nr. 36, datë 11.09.2017 (www.app.gov.al) ose kontaktoni në numrin e Cel. 0694134371.

Ndihmat e dhëna gjatë muajit Gusht 2017

Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit gjatë periudhës Gusht 2017 dhe situatave kritike të krijuara nga djegiet nga zjarri, ka vijuar gatishmërinë dhe i është përgjigjur në kohë me mallra ushqimorë dhe industrialë, kërkesave për ndihmë të:

  • Bashkisë Elbasan me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e së cilës është bërë e pabanueshme si pasojë e djegies nga zjarri.
  • Bashkisë Pukë me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e së cilës është bërë e pabanueshme si pasojë e djegies nga zjarri.
  • Bashkisë Belsh me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e së cilës është bërë e pabanueshme si pasojë e djegies nga zjarri.
  • Bashkisë Librazhd me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e së cilës është bërë e pabanueshme si pasojë e djegies nga zjarri.

Ankand i Hapur, DRRMSH Korçë Nr. Ref 10/A 2017, datë 25/09/2017, ora 11:00.

Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale të Shtetit Korçë, me adrese Rruga e Mborjes, Korçë, fton konkurruesit kandidatet/ofertuesit të marrin pjesë në ankandin e hapur me Nr. Ref. 10 /A 2017.

1. Data e zhvillimit te ankandit:  25.09.2017, ora 11:00.

2. Lloji i Procedurës standarde të ankandit: Ankand publik i hapur

3. Objekti i Shitjes: Mallra të konfiskuara e të sekuestruara si pasojë e kundërvajtjeve administrative e të kaluara në favor të shtetit, përshkruar në objektin e shitjes së këtij ankandi, në sasi dhe vlerë sipas pasqyrës së mëposhtme.

 

Loti nr. 7/14 “Veshmbathje”

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Çorape të ndryshme copë 4 10 39
2 Sandale grash copë 14 164 2294
3 Këpucë grash copë 14 164 2294
4 Aksesorë varëse copë 14 66 918
5 Çizme grash copë 2 164 328
6 Çanta copë 18 328 5898
7 Kuleta copë 3 131 393
8 Rripa mesi copë 27 98 2654
9 Fustane grash copë 101 328 33096
10 Pantallona grash copë 36 328 11796
11 Funde grash copë 24 229 5505
12 Kapela copë 7 98 688
13 Xhaketa grash copë 12 492 5898
14 Pantallona grash copë 40 49 1966
15 Bluza të ndryshme copë 14 33 459
16 Fustane grash copë 20 49 983
17 Këmisha grash pako 5 33 164
18 Fustane copë 18 328 5898
19 Pantallona për të rritur palë 44 164 7209
20 Pantallona fëmijësh palë 4 98 393
21 Funde copë 8 164 1311
22 Xhaketa copë 1 66 66
23 Xhaketa copë 1 229 229
24 Bluza të ndryshme copë 84 66 5505
25 Fustane copë 2 98 197
26 Kostume sportive copë 3 262 786
27 Pantallona treçerekëshe palë 5 131 655
28 Pantallona të tjera palë 6 98 590
29 Pizhame të shkurtra palë 2 131 262
30 Atlete copë 30 164 4915
31 Atlete fëmijësh copë 5 10 39
32 Këpucë grash copë 10 164 2294
33 Atlete të ndryshme copë 20 164 3277
34 Shapka plastike copë 4 33 131
35 Çorape të ndryshme palë 97 13 1271
36 Çorape grash palë 10 5 49
37 Shami hundësh copë 13 3 43
38 Mbathje copë 3 7 20
39 Përparëse copë 16 7 105
40 Kapele copë 12 16 197
41 Shall copë 4 23 92
42 Çorape te gjata palë 10 10 98
43 Çorape burrash palë 4 16 66
44 Geta fëmijësh palë 3 26 79
TOTALI 111274 lekë

 

Loti nr. 12/14 “Pajisje të përdorura”

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Ekspres kafeje copë 1 6554 6554
2 Mulli kafeje copë 1 3277 3277
3 Sobë me gaz i perdorur pa bombol copë 1 983 983
4 Çadër e madhe e përdorur copë 1 328 328
5 Magnetofon i përdorur copë 1 328 328
TOTALI 11469 lekë

 

Loti nr. 14/14 “Mallra të ndryshme industriale”

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Diluent (llak për lyerje) copë 1 98 98
2 Pigment 0.25 kg copë 21 66 1376
3 Pigment 0.18 kg copë 20 66 1311
4 Gur abraziv (lima) copë 8 164 1311
5 Spërkatës uji copë 3 66 197
6 Ngjitës copë 14 16 229
7 Kapëse copë 6 16 98
8 Kamarda.(per rrota të vogla) copë 4 49 197
9 Silikon copë 7 82 573
10 Spraj copë 8 82 655
11 Hollues (neft) 0.5 litra copë 10 16 164
12 Spirale dritash(tub plastik) copë 90 3 295
13 Kova copë 2 49 98
14 Bidona 15 Litër copë 2 49 98
15 Qese vatine 400 gr copë 7 16 115
16 Lule plastike copë 10 7 66
17 Jastëk copë 32 66 2097
TOTALI 8978 lekë

 

Loti nr. 4/9 “Veshmbathje”

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Çorape burrash palë 5 9.8 49.00
2 Çorape grash palë 21 6.55 137.55
3 Mbathje sportive copë 14 65.5 917.00
4 Bluza fëmijësh copë 4 65.5 262.00
5 Bluza sportive të kuqe copë 2 98.4 196.80
6 Xheke sportive e zezë copë 1 229.4 229.40
7 Pantallona të shkurtra sportive copë 2 98.6 197.20
TOTALI 1989 lekë

 

Loti nr. 5/9  “Mallra të ndryshme industriale”

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Bojë flokësh silk copë 1 32.8 32.8
2 Tela kuzhine copë 2 1.6 3.3
3 Shampo n.c.l copë 1 65.5 65.5
4 Ajax xhamash 0.5 litra copë 1 16.4 16.4
5 Ace 1 litër copë 5 32.8 163.8
6 Deka zbardhues copë 2 32.7 65.4
7 Sez xhamash copë 2 26.2 52.4
8 Letër higjenike copë 1 22.9 22.9
9 Xhel enësh 300 gr copë 4 6.6 26.3
10 Sfungjer copë 3 1.6 4.9
11 Bombol gazi e vogël copë 3 9.8 29.5
12 Pako peshkimi copë 3 163.8 491.5
13 Siguresa elektrike copë 2 98.3 196.6
14 Fishë kompjuteri copë 1 163.8 163.8
15 Filtër makine copë 1 65.5 65.5
16 Dritë me bateri copë 2 131.0 262.0
17 Pompë për verë copë 1 65.5 65.5
18 Punto trapani copë 1 32.8 32.8
19 Punto trapani druri copë 1 32.8 32.8
20 Filtër makine copë 1 65.5 65.5
21 Pompa lyerje copë 2 131.0 262.0
22 Krehër për lule copë 2 32.8 65.5
23 Fishë televizori copë 1 98.3 98.3
24 Kuti me pajisje peshkimi copë 1 196.6 196.6
25 Pajisje helli copë 1 262.1 262.1
26 Projektor copë 1 327.7 327.7
27 Lopata plazhi copë 1 65.5 65.5
28 Tavë e përdorur copë 1 164.0 164.0
29 Gërshërë tubash copë 1 196.6 196.6
30 Thikë copë 1 32.8 32.8
31 Fshesë makine e përdorur copë 1 163.8 163.8
32 Pajisje oxhaku copë 3 32.8 98.4
TOTALI 3792.5 lekë

 

Loti nr. 3/2 “Mallra të ndryshme industriale”

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Orë dore copë 32 49.2 1572.8
2 Byzylyk copë 24 6.6 157.2
3 Varëse copë 34 32.8 1114.5
4 Vathë copë 26 16.4 425.9
5 Pantallona copë 45 163.8 7372.8
6 Këmisha copë 28 98.3 2752.4
7 Xhupa copë 5 262.1 1310.7
TOTALI 14706.3 lekë

 

Loti 6/2 “Celulare kinezë të ndryshëm”

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Celular + Tableta copë 18 1310.72 23592.96
TOTALI 23592.96 lekë

 

Loti nr. 6/4 “Veshmbathje”

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Xhinse copë 57 262.1 14942.0
2 Bluza copë 12 114.7 1376.3
3 Këmisha copë 10 163.8 1638.4
TOTALI 17956.7 lekë

 

Loti nr. 7/4 “Mallra të ndryshme industriale”

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Bateri copë 3408 11.047 37648.2
2 Stilolapsa me rimbushje copë 1200 11.00 13200.0
TOTALI 50848.2 lekë

 

Loti nr. 3/7 “Mallra industriale të përdorura etj.”

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Televizor blue sky copë 1 6553.6 6553.6
2 Ngrohës elektrik copë 1 655.4 655.4
3 Sandale të rriturish palë 5 262.1 1310.7
TOTALI 8519.7 lekë

 

4. Përshkrimi i shkurtër i objektit të shitjes: Mallra të konfiskuara e të sekuestruara si pasojë e kundërvajtjeve administrative e të kaluara në favor të shtetit, gjendje pranë ambjenteve të Drejtorise Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Korçë.

5. Vlera fillestare: Vlera totale është 253 126 (dyqind e pesëdhjetë e tremijë e njëqind e njëzetë e gjashtë) lekë me TVSH, sipas përllogaritjes së vlerës bazuar në shkresën e Drejtuesit të Autoritetit Shitës nr. 133 prot, datë  22.08.2017.

6. Vendi i zhvillimit te ankandit: (Adresa) Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale të Shtetit Korçë, me adresë Rruga e Mborjes Korçë.

7. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: ora 11:00, datë 25.09.2017

 8. Informacion mbi dokumentet e ankandit:

Dokumentet e ankandit mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës

Po X Jo

Dokumente me  pagesë:

Nëse Po

Monedha lekë Çmimi 1000
       

9. Dokumentet standarde te ankandit përbëhen nga:

  • Formulari i njoftimit;
  • Kërkesa për pjesëmarrje;
  • Formulari i ofertës;
  • Ftesa për oferte;
  • Formulari i njoftimit te fituesit;
  • Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit;
  • Procesverbali/et i/e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave.

10. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentet e ankandit. Për më tepër informacion, mbi emërtimet e mallrave objekt ankandi, sasinë e tyre dhe çmimet fillestare, lutemi të vizitoni Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik nr. (www.app.gov.al)

Ankand i Hapur, DRRMSH Pukë Nr. Ref 27-A/2017, datë 26/09/2017, ora 10:30.

Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale të Shtetit Pukë, me adresë Lagjia “Industriale” fton konkurruesit kandidatët/ofertuesit të marrin pjesë në ankandin e hapur me Nr. Ref. 27-A/2017.

 1. Data e zhvillimit të ankandit: 26/09/2017, ora 10:30.

2. Lloji i Procedurës standarde të ankandit: Ankand publik i hapur.

3. Objekti i Shitjes: Artikuj të ndryshëm të sekuestruar dhe konfiskuar me vendim të formës së prerë nga organi i ngarkuar me ligj, ndarë në lote si më poshtë:

 

Loti Nr.1; Mallra pije alkoolike birrë në një vlerë 137920 lekë me tvsh.

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Birrë copë 1724 80 137920
                                                                                               TOTALI 137920 lekë

 

Loti Nr.2; Artikuj ushqimorë kafe e pjekur “Kristi caffe” në një vlerë 7200 lekë me tvsh.

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Kafe “Kristi caffe” kg 24 300 7200
                                                                                               TOTALI 7200 lekë

 

Loti Nr.3; Artikuj pije alkoolike në një vlerë 64550 lekë me tvsh.

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Konjak Skënderbeg 0.7 lit Shishe 167 250 41750
2 Verëra të llojeve të ndryshme Shishe 114 200 22800
                                                                                               TOTALI 64550 lekë

 

Loti Nr.4; Artikuj pjesë të mjelëseve automatike në një vlerë 7134 lekë me tvsh.

EMËRTIMI NJËSI SASI ÇMIMI VLERA ME TVSH
1 Skelet metalik për transportin e mjelëseve automatike copë 11 300 3300
2 Bidona alumini 30 lit pjesë e kompleksit të mjelëseve automatike copë 2 1167 2334
3 Bidona 10 lit të vakumit të mjelëseve automatike copë 3 500 1500
                                                                                               TOTALI 7134 lekë

 

Vlera totale: 216 804 (Dyqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind e katër) lekë me TVSH. Vlera pa TVSH 180 670 (Njëqind e tetëdhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë) lekë, sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm i Vleresimit për këtë qëllim.

4. Pershkrimi i shkurter i objektit te shitjes: Artikuj të ndryshëm të sekuestruar dhe të konfiskuar me vendime të formës së prerë nga organi i ngarkuar me ligj.

5. Vendi i zhvillimit te ankandit: (Adresa) Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale të Shtetit Pukë, me adresë Pukë.

6. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: ora 10:30, datë 26/09/2017.

7. Informacion mbi dokumentet e ankandit:

8. Vlera fillestare:216 804 (Dyqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind e katër) lekë me TVSH. Vlera pa TVSH 180 670 (Njëqind e tetëdhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë) lekë, sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm i Vleresimit për këtë qëllim.

Dokumentet e ankandit mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës

Po X Jo

Dokumente me  pagesë:

Nëse Po

Monedha lekë Çmimi 1000
       

9. Dokumentet standarde te ankandit përbëhen nga:

  • Formulari i njoftimit;
  • Kërkesa për pjesëmarrje;
  • Formulari i ofertës;
  • Ftesa për oferte;
  • Formulari i njoftimit te fituesit;
  • Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit;
  • Procesverbali/et i/e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave.

10. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentet e ankandit. Për më tepër informacion, mbi emërtimet e mallrave objekt ankandi, sasinë e tyre dhe çmimet fillestare, lutemi të vizitoni Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik nr. (www.app.gov.al) ose kontaktoni në numrin e Cel. 0694134371.