Pozicione vakante

      • Të dhënat mbi pozicionin e punës:

       

      Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit kërkon të punësojë personel për pozicionin e punës Roje objekti në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Fier me vendodhje në Vlorë”.

       

      • Detyrat kryesore të punës:

       

      1. Të parandaloj me zotësi dhe në kohë çdo veprim të elementit keqbërës.
      2. Të njohë të gjitha rregullat për sigurimin e objektit dhe të kërkojë zbatimin e tyre.
      3. Të mos lejojë kalimin e personave në periferi e në vende të ndaluara për hyrjen në objekte veçse në hyrjen e caktuar për këtë qëllim.
      4. Të kontrollojë dokumentet e daljes së mallrave, nëse këto i përgjigjen ngarkesës që transportohet. Kur dyshon, bllokon menjëherë automjetin dhe njofton Drejtorin Rajonal.
      5. Të njohë dhe të dijë të përdorë mjetet e MNZ-së. Të veprojë vetë në rast zjarri dhe të marrë masa për njoftimin e Repartit të MNZ-së.
      6. Të mos lejojë grumbullimin e letrave, ndezjen e zjarrit, pirjen e duhanit në territorin e objekteve ku ruhen karburantet ose mallra të tjerë lehtësisht të ndezshme.
      7. Gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e objektit roja civile ka kërkon nga të gjithë punonjësit zbatimin me përpikmëri të rregullave të vendosura nga drejtoria dhe të dispozitave ligjore për ruajtjen e pasurisë shtetërore.
      8. Rojes civile gjatë shërbimit për ruajtjen e objektit, i ndalohet të largohet nga objekti, ose sektori i shërbimit pa u zëvendësuar nga roja tjetër. Roja civile që ruan objektin mban sipas rastit përgjegjësi administrative, materiale dhe penale kur largohet nga vendi i shërbimit pa u zëvendësuar dhe kur në objekt ndodhin akte me pasoja të rënda si vjedhje me thyerje, zjarre dhe ngjarje të tjera që vijnë nga mungesa e vigjilencës dhe nga pakujdesia e tij.
      1. Kryen detyra të tjera të veçanta që i ngarkohen me urdhër nga Drejtori Rajonal si ndihmesa në ngarkimin/shkarkimin e mallrave, pastrimin e territorit etj.

       

      • Rregullat e përgjithshme:

       

      1. Roja civile quhet personi i ngarkuar me shërbim për të siguruar një ose disa objekte të caktuar.
      2. Në detyrën e rojes ngarkohen personat me zotësi të plotë juridike, që të jenë të aftë nga ana fizike dhe psikike.
      3. Organizimi i shërbimit të rojeve civile bëhet nga DRRMSH në përputhje me terrenin, shtrirjen e objektit, fushëpamjen etj. Mbi këto kritere përcaktohet numri i vend rojeve dhe i rojeve.
      4. Shërbimi i rojeve civile organizohet gjatë 24 orëve me një, dy ose tre ndërrime.
      5. Roja që dorëzon shërbimin i raporton marrësit në dorëzim ngjarjet e ndodhura dhe detyrat që duhen ndjekur. Kontrollohet objekti rreth e qark dhe të dy firmosin në librin “për dorëzimin dhe marrjen në dorëzim të shërbimit të rojes civile”.
      6. Shërbimin për sigurimin e objektit roja civile e kryen duke qenë në lëvizje.

       

      • Kriteret e punësimit:

       

      Në detyrën “Roje objekti” ngarkohen personat me zotësi të plotë juridike, të gëzojnë shëndet të plotë për punë, dhe të disponojnë minimalisht arsimin 8 – vjeçar.

       

      • Dokumentacionin që duhet të dorëzojnë aplikantët:

       

      • kërkesë me shkrim;
      • formulari i aplikimit (i aksesueshëm nga faqja zyrtare në formatin PDF);
      • fotokopje të një dokumenti identifikimi;
      • diplomën e shkollës/ arsimit që disponon/ kopje të noterizuar;
      • dëshmi penaliteti ose formular vetë deklarimi;
      • kopje e librezës së punës;
      • jetëshkrimin (CV).

       

      • Dokumentat duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme te Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë me adresë “Garnizoni Skënderbej”, Rr. E Dibrës, Tiranë.

       

      • Aplikimet do të pranohen brenda 15 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi në faqen zyrtare, datë 11.04.2024 deri më 26.04.2024.

      • Të dhënat mbi pozicionin e punës:

       

      Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit kërkon të punësojë personel në pozicionin e punës Roje objekti në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Korçë, Agjencia Mborje”.

       

      • Detyrat kryesore të punës:

       

      1. Të parandaloj me zotësi dhe në kohë çdo veprim të elementit keqbërës.
      2. Të njohë të gjitha rregullat për sigurimin e objektit dhe të kërkojë zbatimin e tyre.
      3. Të mos lejojë kalimin e personave në periferi e në vende të ndaluara për hyrjen në objekte veçse në hyrjen e caktuar për këtë qëllim.
      4. Të kontrollojë dokumentet e daljes së mallrave, nëse këto i përgjigjen ngarkesës që transportohet. Kur dyshon, bllokon menjëherë automjetin dhe njofton Drejtorin Rajonal.
      5. Të njohë dhe të dijë të përdorë mjetet e MNZ-së. Të veprojë vetë në rast zjarri dhe të marrë masa për njoftimin e Repartit të MNZ-së.
      6. Të mos lejojë grumbullimin e letrave, ndezjen e zjarrit, pirjen e duhanit në territorin e objekteve ku ruhen karburantet ose mallra të tjerë lehtësisht të ndezshme.
      7. Gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e objektit roja civile ka kërkon nga të gjithë punonjësit zbatimin me përpikmëri të rregullave të vendosura nga drejtoria dhe të dispozitave ligjore për ruajtjen e pasurisë shtetërore.
      8. Rojes civile gjatë shërbimit për ruajtjen e objektit, i ndalohet të largohet nga objekti, ose sektori i shërbimit pa u zëvendësuar nga roja tjetër. Roja civile që ruan objektin mban sipas rastit përgjegjësi administrative, materiale dhe penale kur largohet nga vendi i shërbimit pa u zëvendësuar dhe kur në objekt ndodhin akte me pasoja të rënda si vjedhje me thyerje, zjarre dhe ngjarje të tjera që vijnë nga mungesa e vigjilencës dhe nga pakujdesia e tij.
      9. Kryen detyra të tjera të veçanta që i ngarkohen me urdhër nga Drejtori Rajonal si ndihmesa në ngarkimin/shkarkimin e mallrave, pastrimin e territorit etj.

       

      • Rregullat e përgjithshme:

       

      1. Roja civile quhet personi i ngarkuar me shërbim për të siguruar një ose disa objekte të caktuar.
      2. Në detyrën e rojes ngarkohen personat me zotësi të plotë juridike, që të jenë të aftë nga ana fizike dhe psikike.
      3. Organizimi i shërbimit të rojeve civile bëhet nga DRRMSH në përputhje me terrenin, shtrirjen e objektit, fushëpamjen etj. Mbi këto kritere përcaktohet numri i vend rojeve dhe i rojeve.
      4. Shërbimi i rojeve civile organizohet gjatë 24 orëve me një, dy ose tre ndërrime.
      5. Roja që dorëzon shërbimin i raporton marrësit në dorëzim ngjarjet e ndodhura dhe detyrat që duhen ndjekur. Kontrollohet objekti rreth e qark dhe të dy firmosin në librin “për dorëzimin dhe marrjen në dorëzim të shërbimit të rojes civile”.
      6. Shërbimin për sigurimin e objektit roja civile e kryen duke qenë në lëvizje.

       

      • Kriteret e punësimit:

       

      Në detyrën “Roje objekti” ngarkohen personat me zotësi të plotë juridike, të gëzojnë shëndet të plotë për punë, dhe të disponojnë minimalisht arsimin 8 – vjeçar.

       

      • Dokumentacionin që duhet të dorëzojnë aplikantët:

       

      • kërkesë me shkrim;
      • formulari i aplikimit (i aksesueshëm nga faqja zyrtare në formatin PDF);
      • fotokopje të një dokumenti identifikimi;
      • diplomën e shkollës/ arsimit që disponon/ kopje të noterizuar;
      • dëshmi penaliteti ose formular vetë deklarimi;
      • kopje e librezës së punës;
      • jetëshkrimin (CV).

       

      • Dokumentat duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë me adresë “Garnizoni Skënderbej”, Rr. E Dibrës, Tiranë.

       

      • Aplikimet do të pranohen brenda 15 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi në faqen zyrtare, datë 12.04.2024 deri më 27.04.2024.

Informacioni pergjithshem:

Bazuar ne Urdhrin e brendshem Nr.184, date 24.08.2023 mbi rekrutimin dhe menyren e perzgjedhjes se kandidaturave per pozicionet vakante te punes (punonjes mbeshtetes) ne Drejtorite e Rezervave Materiale te Shtetit, kandidatet e interesuar mund te aksesojne Formularin standart per aplikim bashkelidhur. Cdo pozicion pune do te qendroje i publikuar 15 ne faqen zyrtare te DPRMSH, dhe do te permbaje te dhenat e pozicioni emri, vendi, kriteret e punesimit, detyrat dhe pergjegjesite si dhe listen e dokumentacionit qe duhet te dorezoje aplikanti prane struktures ne te cilen eshte pozicioni i punes

Formulari i aplikimit për punësim