DREJTORITË RAJONALE

Drejtoria e Përgjitshme e Rezervave ka në varësi të saj, shtatë Drejtori Rajonale në qytetet:

Tiranë

Korçë

Vlorë

Mat

Pukë

Drejtori Rajonal i Rezervave Materiale të Shtetit

Në kuadër të funksioneve dhe detyrave të Drejtorisë Rajonale të Rezervave
Materiale të Shtetit, Drejtori Rajonal ka këto detyra dhe të drejta:

a- Përgjigjet përpara Drejtorit të Përgjithshëm për të gjithë veprimtarinë e Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale Shtetërore.

b- Përgatit procedurat dhe paraqit kandidaturat alternative në Drejtorinë e Menaxhimit të Bunmeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Brendshme në Drejtorinë e Përgjithshme për të miratuar marrjen në punë të specialistëve. Bën kërkesë me shkrim për vendet e lira të punës dhe ia paraqet per miratim Drejtorit të Përgjithshëm.

c- Përfaqëson Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale Shtetërore në marrëdhënie me të tretet.

d- Merr masa dhe ushtron kontroll për zbatimin e rregullave të caktuara në ruajtjen dhe administrimin e mallrave rezervë shtetërore, të objekteve të rezervës së shtetit, të mallrave sekuestro dhe në ruajtje. Merr masa dhe krijon kushte të përshtatshme për depozitimin e mallrave sipas urdhrave që jepen nga Drejtori i Përgjithshëm. Autorizon shpërndarjen e mallrave dhe të materialeve kundrejt urdhrave të lëshuara nga organi epror.

e- Organizon i dhe drejton punën për mbajtjen në gatishmëri të mekanizmave dhe pajisjeve, të mjeteve të transportit dhe raporton për gatishmërinë e tyre në Drejtorinë e Përgjithshme.

f- Ndjek dhe kontrollon zbatimin e buxhetit për të ardhurat dhe shpenzimet dhe përgjigjet për administrimin e fondeve të akorduara sipas rregullave në fuqi.

g- Zgjidh me iniciativë dhe përgjegjësi dhe brenda rregullave problemet që nuk mund të zgjidhen nga specialistët e Drejtorisë.

h- Zbaton kërkesat e rregullores dhe vendimeve të qeverisë për disiplinën në punë për të gjithë punonjësit e Drejtorisë.

i- Nxjerr urdhra për zbatimin e detyrave të caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme dhe kontrollon zbatimin e tyre.

j- Organizon dhe përgjigjet për funksionimin e kontrollit të brendshëm, merr masa dhe nxjerr urdhra për zhdëmtimin dëmeve të krijuara.

k- Bën denoncim në organet e ngarkuara me ligj, për vepra penale që dëmtojnë pronën shtetërore.

l- Përgjigjet për ndjekjen e debitorëve të paligjshëm të krijuar në vite ose që krijohen gjatë ushtrimit të aktivitetit dhe ndjek zbatimin e procedurave ligjore për arkëtimin e vlerave monetare në dobi të shtetit.

m- Jep masa disiplinore me cilësinë e eprorit të drejtpërdrejtë ndaj vartësve të tij sipas procedurave të shërbimit civil.

n- Jep masa disiplinore ndaj vartësve të tij për të cilët marëdhënia e punës rregullohet nga Kodi i Punës.

o- Autorizohet nga Drejtori i Përgjithshëm për lidhjen e kontratave të punës për punonjësit në varësi për të cilët marëdhënia e punës rregullohet nga Kodi i Punës.

p- Organizon dhe drejton mbledhjet periodike, analizat ekonomiko financiare në drejtori. Analizon problematikat që hasen në veprimtarinë administrative dhe i propozon Drejtorit të Përgjithshëm masat përkatëse.

q- Është përgjegjës për mbarëvajtjen e punës dhe kërkon llogari për kryerjen e detyrave nga vartësit e tij.

r- Nxjerr urdhra për zbatimin e detyrave mbi bazën e kontrolleve të ushtruara nga specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme.

s- Bën vlerësimin e punës për specialistët dhe punonjësit e tjerë që ka të disiplinuar në organikë dhe në varësi të tij.