Shpërndahen 600 pako në Bashkitë Mat, Bulqizë e Klos

Fundjavë në krye të detyrës.
Rezervat e Shtetit, Efektivët e Komandës Mbështetëse dhe Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor janë angazhuar në shpërndarjen e pakove ushqimore, në mbi 600 familje në nevojë apo në varfëri ekstreme në bashkitë Mat, Bulqizë e Klos më datë 09.05.2020.

Operacioni humanitar do të vijojë çdo ditë në çdo qark të vendit me fokusin kryesor, asistencën e familjeve në vështirësi ekonomike dhe në mbështetje të bashkive që kanë ezauruar tashmë fondin e posaçëm për emergjencën.