Ndihma shoqerore, subvenicioneve te dhena nga AP

Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit për periudhën Korrik 2023 – Shkurt 2024, në përmbushje të misionit të saj, u ka ardhur në ndihmë familjeve në nevojë të cilat janë prekur nga fatkeqësi të ndryshme natyrore, përkatësisht;

Në total janë hartuar 34 Urdhra për dhënie ndihme për 2926 familje në 7 Qarqe  (Kukës, Berat, Elbasan, Dibër, Vlorë, Shkodër dhe Korçë).

Ndihmat e dhëna kanë konsistuar në:

  • Pako ushqimore: 2782; (kryesisht: Miell, Makarona, Oriz, Vaj ushqimor, Sheqer, Fasule, Kripë, Konserva Mishi, Ujë i pijshëm).
  • Mallra industrialë: 1081 copë (kryesisht: Batanije, Krevat portativ, Jastëk, sete Çarçafësh, Çadra, Frigorifer, Televizor, Veshmbathje të ndryshme etj).