DREJTORIA E PLANIFIKIMIT DHE FINANCËS

Z.Algert SARASELI – Drejtor

DREJTORIA E PLANIFIKIMIT DHE FINANCËS

Drejtoria e Planifikimit dhe Financës në DPRMSh-së ushtron aktivitetin e saj ne fushën ekonomiko – financiare.

Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Financës Ka këto detyra dhe te drejta:

a. Përgjigjet para Drejtorit të Përgjithshëm, për të gjithë veprimtarinë ekonomiko-financiare të Drejtorisë dhe të Drejtorive Rajonale.

b. Harton plan-buxhetin, për vitin pasardhës, në bashkëpunim me Drejtorët e Drejtorive dhe drejtorët e Drejtorive Rajonale, në afate të caktuara, nga Ministria e Financave.

c. Ndjek zbatimin e detyrave dhe të urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm, për Drejtorinë që ka në vartësi dhe të specialistëve për financat në Drejtoritë Rajonale dhe raporton për plotësimin e tyre.

d. Respekton organiken, për te gjitha emërtesat e miratuara nga KM.

e. Bën bashkëveprimin e detyrave me drejtoritë përkatëse në. dikastere A r i dhe institucionet qendrore dhe kujdeset e ndjek zbatimin në afat të tyre.

f. Ndjek dhe përgjigjet para Drejtorit te Përgjithshëm, për realizimin e treguesve ekonomike-financiar, sipas planit, ne përputhje me ligjin organik te buxhetit. Ndjek realizimin e tij si dhe të mjeteve monetare Rezervë Shtetërore, të ardhurat dytësore, përdorimin e tyre.

g. Mbikëqyr përgatitjen e Buletinit mujor Statistikor dhe e bën te përdorshëm, për te gjitha Drejtoritë në formë të shkruar dhe elektronike.

h. Merr, evidencon dhe zgjidh me iniciativë e në mbështetje të dispozitave në fuqi, problemet që ngrenë Drejtoritë Rajonale, ushtron kontrollon e kërkon llogari ndaj drejtuesve të tyre.

i. Mbi bazën e kontratave të lidhura, bën çeljen e letër – kredive dhe i V i ndjek ato deri në përfundim, duke zgjidhur edhe çdo mosmarrëveshje sipas kushteve të kontratës.

j. Kërkon për zbatimin e rregullave, gjatë marrjes në dorëzim dhe administrimit të mallrave Rezervë Shtetërore dhe mallra të tjera që kalojnë në .administrim të DPRMSh-së.

k. Studion, analizon, nxjerr konkluzione dhe jep mendime, për përsosjen organizative të Rezervës Shtetërore, për strukturën dhe sasinë e mallrave, për veprimtarinë e shitblerjes, në mënyrë që ky institucion, t’i përshtatet më mirë ekonomisë së tregut.

l. Organizon punën, për trajnimin dhe rritjen e nivelit profesional të punonjësve të Drejtorisë së Planifikimit dhe Financës dhe specialistët e financës në Drejtoritë Rajonale.

m. Organizon seminare, kurse me punonjësit, për njohjen e ligjeve e vendimeve, për menaxhimin financiar të aktiveve materiale e monetare.

n. Nxjerr detyrat përkatëse, për Rezervën Shtetërore dhe ato që dalin nga protokoll – marrëveshjet ndërqeveritare, për Ndihmat Shtetërore dhe ndjek zbatimin e tyre.

o. Analizon bilancet, treguesit tekniko – ekonomiko – financiare, për të gjithë sistemin e Rezervës, nxjerr konkluzione dhe raporton në analizat e Drejtorisë së Përgjithshme, duke propozuar masa konkrete, për përmirësimin e punës, kërkon zbatimin e afatit të dorëzimit të bilanceve në Drejtorinë e Përgjithshme si dhe në Ministrinë e Financave.

p. Ushtron kontrolle periodike, vetë ose me ekip, mbi veprimtarinë i ekonomiko-financiare në Drejtoritë Rajonale. Për shkeljet e konstatuara, i propozon Drejtorit të Përgjithshëm, masat përkatëse.

q. Kryeson grupin e monitorimit, për zbatimin e kontratave të objekteve të dhëna me qira dhe enfiteozë.

r. Ndjek e pasqyron, procedurat juridike, .për debitorët e kreditoret, ne v bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale dheme Sektorin Juridik.