Ndihmat e dhëna për përballimin e situatave emergjente të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut gjatë ditëve të para të muajit Dhjetor 2017

Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, me qëllim përballimin e situatave emergjente të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut gjatë ditëve të para të muajit Dhjetor 2017, i është përgjigjur kërkesave të Prefektëve të qarqeve Fier e Gjirokastër duke transferuar pa pagesë mallra ushqimorë e industrialë me mjetet e institucionit si më poshtë:

 

I.  Për Bashkinë Fier, me kërkesë të datës 05.12.2017 të Prefektit të Qarkut Fier:

1.  Pako ushqimore           300 copë

2.  Detergjent                   616 kg

3.  Sapun                          3000 copë

4.  Batanije                       250 copë

5.  Çadra për bagëti          15 copë

 

II. Për Prefekturën e Qarkut Gjirokastër, me kërkesë të datës 07.12.2017 të Prefektit të këtij Qarku:

1.  Pako ushqimore           300 copë

2.  Detergjent                   423.5 kg

3.  Sapun                          2500 copë

4.  Batanije                       300 copë

5.  Pantallona                   100 copë

6.  Pulovra ushtarake        100 copë

7.  Shall ushtarak              100 copë

 

Në total janë transferuar 600 pako ushqimore, 1039.5 kg detergjent, 5500 copë sapunë, 550 copë batanije, 15 copë çadra për bagëti, 100 copë pantallona, 100 copë pulovra ushtarake dhe 100 copë shalle ushtarakë.

Author: Vili Vreoni