Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit gjatë periudhës Janar – Shkurt 2017 dhe situatave kritike të krijuara nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës, ka vijuar gatishmërinë dhe i është përgjigjur në kohë me mallra ushqimorë dhe industrialë, kërkesave për ndihmë të:
- Qendrës Kombëtare Tranzitore të Emergjencave, me artikuj ushqimorë, për ardhjen në ndihmë të 50 (pesëdhjetë) familjeve të strehuara në Qendër.
- Bashkisë Dibër, Bulqizë dhe Klos, me artikuj ushqimorë dhe për ardhjen në ndihmë të familjeve të bllokuara nga rreshjet e mëdha të dëborës.
- Bashkisë Memaliaj, me artikuj ushqimorë dhe për ardhjen në ndihmë të 400 (katërqind) familjeve të prekura nga kushtet e vështira të motit dhe temperaturat e ulëta.
- Njësisë Administrative Arrën, Bashkia Kukës, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të familjeve të izoluara si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës dhe temperaturave të ulëta.
- Njësisë Administrative Lurë, Bashkia Dibër, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të familjeve të izoluara si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës dhe temperaturave të ulëta.
- Bashkisë Dibër, Bulqizë dhe Klos, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të familjeve të bllokuara nga reshjet t mëdha të dëborës.
- Njësisë Administrative Kelmend, Qarku Shkodër, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të familjeve të izoluara si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës dhe temperaturave të ulëta.
- Bashkisë Mirditë, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të familjeve të izoluara si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës dhe temperaturave të ulëta.
- Bashkisë së Malësisë së Madhe, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të familjeve të izoluara si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës dhe temperaturave të ulëta.
- Bashkisë Pukë dhe Fushë Arrëz, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të familjeve të bllokuara nga reshjet e mëdha të dëborës.
- Njësisë Administrative Selishtë, Qarku Dibër, me artikuj ushqimorë për përballimin e nevojave të familjeve të bllokuara nga reshjet e mëdha të dëborës.
- Bashkisë së Malësisë së Madhe, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të familjeve të bllokuara nga reshjet e mëdha të dëborës.
- Njësisë Administrative Margegaj, Bujan dhe Fierzë, Bashkia Tropojë, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të familjeve të izoluara si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës si dhe 7 (shtatë) familjeve të dëmtuara nga rënia e zjarrit.
- Njësisë Administrative Theth, Qarku Shkodër, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të familjeve të izoluara si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës dhe temperaturave të ulëta.
- Bashkisë së Malësisë së Madhe, me artikuj industrialë për përballimin e nevojave të familjeve të bllokuara nga reshjet e mëdha të dëborës.
- Qarkut Korçë, me artikuj ushqimorë për përballimin e nevojave të familjeve të bllokuara nga reshjet e mëdha të dëborës dhe temperaturat e ulëta.
- Bashkisë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, me artikuj ushqimorë për përballimin e nevojave të 140 (njëqind e dyzet) familjeve të bllokuara nga reshjet e mëdha të dëborës dhe temperaturat e ulëta.
- Njësisë Administrative Derjan, Bashkia Mat, me artikuj ushqimorë për përballimin e nevojave të familjeve të fshatit Lam i Madh dhe Zall Gjoçaj të izoluara nga reshjet e mëdha të dëborës dhe temperaturat e ulëta.
- Njësisë Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të familjeve të Fshatit Nivicë të bllokuara nga reshjet e mëdha të dëborës.
- Njësisë Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të familjeve të bllokuara nga reshjet e mëdha të dëborës.
- Bashkisë Has, me artikuj ushqimorë për përballimin e nevojave të familjeve izoluara nga reshjet e mëdha të dëborës dhe ulja e ndjeshme e temperaturave.
- Bashkisë Tropojë, me artikuj ushqimorë për përballimin e nevojave të familjeve izoluara nga reshjet e mëdha të dëborës dhe ulja e ndjeshme e temperaturave.
- Bashkisë Kukës, me artikuj ushqimorë për përballimin e nevojave të familjeve izoluara nga reshjet e mëdha të dëborës dhe ulja e ndjeshme e temperaturave.
- Bashkisë Delvinë dhe Finiq, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 30 (tridhjetë) familjeve të ndodhura në kushte të vështira të krijuara si pasojë e temperaturave të ulëta.
- Njësisë Administrative Bushtricë, Bashkia Kukës, me artikuj ushqimorë për përballimin e nevojave të 60 (gjashtëdhjetë) familjeve të bllokuara nga reshjet e mëdha të dëborës.
- Njësisë Administrative Dukagjin, Bashkia Shkodër, me artikuj ushqimorë për përballimin e nevojave të 60 (gjashtëdhjetë) familjeve të bllokuara nga reshjet e mëdha të dëborës.
- Njësisë Administrative Çaj, Bashkia Kukës, me artikuj ushqimorë për përballimin e nevojave të 60 (gjashtëdhjetë) familjeve të bllokuara nga reshjet e mëdha të dëborës.
- Njësisë Administrative Bushtricë, Bashkia Kukës, me artikuj ushqimorë për përballimin e nevojave të 60 (gjashtëdhjetë) familjeve të bllokuara nga reshjet e mëdha të dëborës.
- Njësisë Administrative Xibër, Bashkia Klos, me artikuj ushqimorë për përballimin e nevojave të 60 (gjashtëdhjetë) familjeve të bllokuara nga reshjet e mëdha të dëborës.
- Njësisë Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë, me artikuj ushqimorë për përballimin e nevojave të familjeve të izoluara nga reshjet e mëdha të dëborës.
- Bashkisë Rrogozhinë, me artikuj industrialë për përballimin e nevojave të familjeve të ndodhura në situatë shumë të vështirë të krijuar nga reshjet e mëdha të dëborës dhe temperaturat e ulëta.
- Bashkisë Librazhd, me artikuj ushqimorë dhe industrialë industrialë për përballimin e nevojave të familjeve të ndodhura në situatë shumë të vështirë të krijuar nga reshjet e mëdha të dëborës dhe temperaturat e ulëta.
- Bashkisë Prrenjas, me artikuj ushqimorë dhe industrialë industrialë për përballimin e nevojave të familjeve të ndodhura në situatë shumë të vështirë të krijuar nga reshjet e mëdha të dëborës dhe temperaturat e ulëta.