Nis nga Thumana shpërndarja e pakove ushqimore, Çako: Bashkitë të identifikojnë familjet në nevojë

 

180320

Nis shpërndarja e pakove të para ushqimore për pensionistët kryefamiljarë dhe familjet në nevojë. Të parët kanë qenë banorët e Thumanës, të goditur më së shumti edhe nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka ndjekur shpërndarjen e pakove në terren, gjatë orëve të vona të së martës.

180320

Ndërsa sot paradite, shpërndarja e pakove ka vijuar në bashkinë e Shijakut dhe në zonat e tjera përreth, ku mjaft banorë për shkak edhe të izolimit nga pandemia e Covid – 19 nuk kanë mundësi të sigurojnë furnizimet e përditshme.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako, u ka bërë thirrje drejtuesve të pushtetit vendor për bashkëpunim maksimal, në mënyrë që të ndihmohen të gjithë ata me nevoja ekstreme në këtë situatë emergjence.

180320

“Pushteti vendor edhe në bazë të ligjit 45 të Mbrojtjes Civile, ka përgjegjësinë absolute për të identifikuar, listuar, por edhe për të bërë shpërndarjen e të gjitha ndihmave humanitare, të cilat ju vijnë qytetarëve të tyre në rastin e shpalljes së fatkeqësive natyrore ose dhe të pandemive siç ishte kjo e Covid – 19. Ndaj përfitoj nga rasti t’ju bëj thirrje për një angazhim dhe predispozicion shumë herë më maksimal lidhur me këtë çështje, për të qenë sa më pranë të gjitha familjeve me nevoja ekstreme”, – u shpreh Çako.

180320

Pakot që kryesisht përmbajnë produktet ushqimore bazë dhe detergjentë do të vijojnë të shpërndahen çdo ditë, në bazë të listave të përgatitura më parë nga pushteti vendor.