Gjatë muajit Mars 2019 DPRMSH u ka ardhur në ndihmë me mallra ushqimorë dhe industrialë familjeve/institucioneve shtetërore si më poshtë:
- Qëndrës Rezidenciale të Zhvillimit, Bashkia Korçë, në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara.
- 2 (dy) familjeve të Bashkisë Kukës, banesa e të cilave është dëmtuar si pasojë e djegies.
- 1 (një) familjeje të Bashkisë Mirditë, banesa e të cilës është dëmtuar si pasojë e djegies.
- 6 (gjashtë) familjeve të Bashkisë Mat, banesat e të cilave janë dëmtuar si pasojë e djegies nga zjarri.
- 1 (një) familjeje të Bashkisë Kurbin, banesa e të cilës është dëmtuar si pasojë e djegies.
- 1 (një) familjeje të Bashkisë Dibër, banesa e të cilës është dëmtuar dhe bërë e pabanueshme.