Ankand i Hapur, DRRMSH Pukë Nr. Ref. 24A/2017, datë 23.08.2017, ora 11:00.

 Autoriteti shitës: Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale të Shtetit Pukë, me adresë: “Zona industriale, SMT, Pukë”, fton konkurruesit kandidatët/ofertuesit të marrin pjesë në ankandin e hapur me Nr.Ref.24A/2017.

  1. Data e zhvillimit te ankandit: 23.08.2017, ora 11:00 AM.
  2. Lloji i Procedurës standarde te ankandit: Ankand publik i hapur.
  3. Objekti i Shitjes:“Skrap i përfituar nga mjete motorrike të kategorizuara për skrap në sasinë prej 95 832.6 (Nëntëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e tridhjete e dy pikë gjashtë) kg dhe materiale jashtë përdorimit të konvertuara për skrap në sasinë prej 5 764.6 (pesë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e katër pikë gjashtë) kg”.
  4. Përshkrim i shkurtër i objektit te shitjes: Objekti i shitjes përbëhet nga 99 (nëntëdhjetë e nëntë) mjete motorik, kaluar në favorë të shtetit si pasojë e konfiskimit,  jashtë funksioni dhe trajtuara për skrap në 95 832.6 (Nëntëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e tridhjete e dy pikë gjashtë) kg skrap si dhe materiale jashtë përdorimit të konvertuara për skrap në sasinë prej 5 764.6 (pesë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e katër pikë gjashtë) kg”.
  5. Vlera fillestare: 2,052,263.4(dy miljon e pesëdhjetë e dy mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tre pikë katër) lekë pa Tvsh ose 2,462, 716.1(dy miljon e katërqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind e gjashtëmbëdhjetë pikë një) lekë me Tvsh.
  6. Vendi i zhvillimit te ankandit: (Adresa:) Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale të Shtetit Pukë, me adresë “Zona industriale, SMT, Pukë”.
  7. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: 23.08.2017, ora 11:00 AM.
  8. Informacion mbi dokumentet e ankandit:

Dokumentet e ankandit mund te tërhiqen prane autoritetit shites

Po X Jo

            Dokumente me pagesë:

Nëse Po

Monedha ____lekë Çmimi _3000__

Dokumentet standarde te ankandit përbehen nga:

  • Formulari i njoftimit;
  • Kërkesa për pjesëmarrje;
  • Formulari i ofertës;
  • Ftesa për oferte;
  • Formulari i njoftimit te fituesit;
  • Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit;
  • Procesverbali/et i/e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave.
  1.  Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentet e ankandit.