REZERVAT E SHTETIT DËRGOJNË NDIHMA PËR FAMILJEN NDOJ NË PUKË

Burrë dhe grua humbën jetën nga zjarri që përfshiu banesën si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa 4 fëmijët e çiftit dhe dy të moshuarit që jetonin me ta, mundën të shpëtonin pasi u hodhën nga dritaret.

Rezervat e Shtetit i erdhën në ndihmë të kësaj familje me mallra ushqimore, veshmbathje, pajisje elektroshtëpiake, çadra strehimi, krevate etj.

Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave z.Pulin LULI ishte pranë kësaj familje për t’i shprehur ngushëllimet.