Ndihmat e dhëna gjatë muajit Gusht 2017

Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit gjatë periudhës Gusht 2017 dhe situatave kritike të krijuara nga djegiet nga zjarri, ka vijuar gatishmërinë dhe i është përgjigjur në kohë me mallra ushqimorë dhe industrialë, kërkesave për ndihmë të:

  • Bashkisë Elbasan me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e së cilës është bërë e pabanueshme si pasojë e djegies nga zjarri.
  • Bashkisë Pukë me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e së cilës është bërë e pabanueshme si pasojë e djegies nga zjarri.
  • Bashkisë Belsh me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e së cilës është bërë e pabanueshme si pasojë e djegies nga zjarri.
  • Bashkisë Librazhd me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e së cilës është bërë e pabanueshme si pasojë e djegies nga zjarri.