Mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kolegut Ndue Marinaj

Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit shpreh keqardhjen më të thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut dhe kolegut të nderuar z. Ndue Marinaj, Drejtor Rajonal i Rezervave Materiale të Shtetit Shkodër. Zoti Marinaj la pas një kontribut të jashtëzakonshëm disavjeçar me punën e palodhur deri ne fund, jo vetëm për institucionin, por për të gjithë komunitetin në rajonet veriore të Republikës së Shqipërisë.

Stafi i DPRMSH i bashkohet dhimbjes së familjarëve, te afërmve dhe miqve në këto momente të vështira duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.