PROGRAMI I TRANSPARENCËS NË DPRMSH

 

  • RRETH AUTORITETIT

Struktura organizative/organigrama: Struktura dhe organika e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit është miratuar me Urdhrin Nr. 63, datë 12.04.2018 të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit dhe Drejtorive Rajonale, në varësi të saj”. Në strukturën organike të saj janë parashikuar 40 (dyzet) nëpunës civilë dhe 55 (pesëdhjetë e pesë) punonjës mbështetës, me një organigramë si më poshtë:

Struktura e pagave

Struktura dhe organika e institucionit është miratuar me Urdhrin Nr. 63, datë 12.04.2018 të Kryeministrit ndërsa kategoritë e pagave të personelit janë në përputhje me përcaktimet e VKM Nr.325 datë 31.05.2023 “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve të disa institucioneve të administratës publike”, pikave 1,2, 3, 14 dhe 15 si dhe lidhjes me emërtesë Kreu II/1 të VKM Nr. 326, datë 31.05.2023 “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, pikave 1.1, 2, 2.1, 2.2 dhe 2.3 të Udhëzimit Nr.16, datë 16.06.2023 të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë “Për mënyrën e zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.325 datë 31.05.2023 “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve të disa institucioneve të administratës publike”.  

Funksionet dhe detyrat e A.P.

Bazuar në nenin 3 të Ligjit Nr. 9900, datë 10.04.2008 “Për Rezervat Materiale të Shtetit”, rezervat materiale të shtetit krijohen për të ndërhyrë, në mënyrë operative, për mbrojtjen e popullsisë, të ekonomisë dhe mbrojtjen e vendit, në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, veprimeve terroriste, veprimeve ushtarake (në gjendje lufte), të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, për shëndetin e popullatës dhe të gjësë së gjallë, për pasurinë, për trashëgiminë kulturore dhe për mjedisin. Rezervat e shtetit përdoren dhe për dhënien e ndihmave humanitare,  në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare.

Të gjitha mallrat rezervë që financohen nga buxheti i shtetit, mallrat ndihmë humanitare si dhe ato që kalojnë në pronësi të shtetit nga kundërvajtjet administrative apo veprat penale  administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit.

 

Subjektet që kanë detyrim deklarimi sipas ligjit Nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë“ e ka vetëm titullari i institucionit, referuar kategorisë së tij të pagës.

 CV e titullarit bashkëlidhur:

Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime.

Funksionari më i lartë i Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit është Drejtori i Përgjithshëm i cili bashkëpunon ngushtësisht me ministrinë e linjës, institucione të tjera qendrore, për zbatimin e detyrave, përcaktuar me ligjin e rezervave materiale të shtetit.

Vendimmarrja e Drejtorit të Përgjithshëm bëhet në përputhje me ligjin për rezervat e shtetit si dhe legjislacionin në fuqi në bazë të së cilës referohet vendimmarrja në secilën fushë.

 

Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesa që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP (përfshirë adresën elektronike/ postare për depozitimin e kërkesave dhe ankesave, afatet dhe mënyrat e kthimit të përgjigjeve)

Koordinatori për të Drejtën e Informimit znj. Brixhilda MUZHO , me të dhëna:
E-mail: xhildamuzho@gmail.com
Adresa: K.3, G. 29, e QKMBM dhe MFA, Garnizoni Skënderbej, Rr. E Dibrës, Tiranë.
Orari E hënë – E enjte: 08:00 – 16:30
E premte: 08:00 – 14:00

Formati i kërkesës/shpjeguese

  • Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
  • emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
  • adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
  • përshkrimin e informacionit që kërkohet;
  • formatin në të cilin preferohet informacioni;
  • çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
  • Kërkesa për informim trajtohet nga ana e Autoritetit Publik sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
  • Kur kërkesa është e paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e saj, Autoriteti Publik kontakton menjëherë personin për të bërë sqarimet e nevojshme, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës.
  • Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës Autoriteti Publik konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë Autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin.
  • Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga Autoriteti Publik në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut.
  • Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese, sipas ligjit nr. 10039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, e përfitojnë informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë, ose në vlerën ekuivalente kur informacioni jepet në një format tjetër.
  • E drejta e informimit kufizohet vetëm sipas rasteve të parashikuara në nenin 17 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
    Format ankese/ shpjeguese

Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
Neni 24
Procedurat për shqyrtimin e ankesave
  1. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Drejtorisë së Përgjithshme te Rezervave Materiale të Shtetit, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
  1. Ankimi administrativ pranë Drejtorisë së Përgjithshme te Rezervave Materiale të Shtetit, bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
  1. a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
  1. b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
  1. Me marrjen e ankesës, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe Autoritetit Publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, Koordinatori zhvillon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.
  1. Koordinatori për të Drejtën e Informimit merr vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi.
  1. Koordinatori për të Drejtën e Informimit vendos:
  1. a) mospranimin e ankesës kur:
  1. i) ka kaluar afati i parashikuar në pikën 2 të këtij neni;
  1. ii) ankimi nuk paraqitet në formë shkresore;
  • iii) nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit;
    1. b) pranimin e ankesës dhe urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin e kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme;
    1. c) rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht;
  • ç) afatin, brenda të cilit Autoriteti Publik duhet të zbatojë urdhrin.
    1. Në qoftë se Koordinatori për të Drejtën e Informimit nuk merr vendim përpara mbarimit të afatit të parashikuar në pikën 4, të këtij neni, ankuesit i lind e drejta për t’iu drejtuar gjykatës.
    1. Procedura administrative e parashikuar në këtë nen nuk cënon kompetencat e Avokatit të Popullit, lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e të drejtave civile, sipas ligjit nr. 8454, datë 04/02/1999, “Për Avokatin e Popullit”.
    E drejta për tu informuar dhe për tu ankuar.
    Me Urdhrin nr.168, datë 07.08.2023 DPRMSH ka caktuar Koordinator për të Drejtën e Informimit znj. Brixhilda MUZHO , me të dhëna:
    E-mail: Brixhilda.Muzho@dprmsh.gov.al
    Adresa: K.3, G. 29, e QKMBM dhe MFA, Garnizoni Skënderbej, Rr. E Dibrës, Tiranë.
    Orari: E hënë – E enjte: 08:00 – 16:30 / E premte: 08:00 – 14:00

    Formati i kërkesës/shpjeguese

     
    • Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
     
    • emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
    • adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
    • përshkrimin e informacionit që kërkohet;
    • formatin në të cilin preferohet informacioni;
    • çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
     
    • Kërkesa për informim trajtohet nga ana e Autoritetit Publik sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
     
    • Kur kërkesa është e paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e saj, Autoriteti Publik kontakton menjëherë personin për të bërë sqarimet e nevojshme, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës.
     
    • Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës Autoriteti Publik konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë Autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin.
     
    • Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga Autoriteti Publik në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut.
     
    • Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese, sipas ligjit nr. 10039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, e përfitojnë informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë, ose në vlerën ekuivalente kur informacioni jepet në një format tjetër.
     
    • E drejta e informimit kufizohet vetëm sipas rasteve të parashikuara në nenin 17 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.


    KËRKESË PËR INFORMACION

    Format ankese/ shpjeguese  
    Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”  
    Neni 24
    Procedurat për shqyrtimin e ankesave
     
    1. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Drejtorisë së Përgjithshme te Rezervave Materiale të Shtetit, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
     
    1. Ankimi administrativ pranë Drejtorisë së Përgjithshme te Rezervave Materiale të Shtetit, bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
    2. a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
    3. b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
     
    1. Me marrjen e ankesës, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe Autoritetit Publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, Koordinatori zhvillon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.
     
    1. Koordinatori për të Drejtën e Informimit merr vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi.
     
    1. Koordinatori për të Drejtën e Informimit vendos:
     
    1. a) mospranimin e ankesës kur:
    2. i) ka kaluar afati i parashikuar në pikën 2 të këtij neni;
    3. ii) ankimi nuk paraqitet në formë shkresore;
    iii) nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit;  
    1. b) pranimin e ankesës dhe urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin e kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme;
    2. c) rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht;
    ç) afatin, brenda të cilit Autoriteti Publik duhet të zbatojë urdhrin.  
    1. Në qoftë se Koordinatori për të Drejtën e Informimit nuk merr vendim përpara mbarimit të afatit të parashikuar në pikën 4, të këtij neni, ankuesit i lind e drejta për t’iu drejtuar gjykatës.
     
    1. Procedura administrative e parashikuar në këtë nen nuk cënon kompetencat e Avokatit të Popullit, lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e të drejtave civile, sipas ligjit nr. 8454, datë 04/02/1999, “Për Avokatin e Popullit”.
        ANKESË  
    MEKANIZMAT KONTROLLUES & MONITORUES QË VEPROJNË MBI AP

    Kontrolli i aktivitetit të Drejtorive Rajonale të varësisë kryhet nga Sektori i Auditit, strukturë në varësi direkte të Drejtorit të Përgjithshëm, me organikë të miratuar me urdhrin nr.63, datë 12.04.2018 të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit dhe Drejtorive Rajonale në varësi të saj”.

    Kjo strukturë në bazë të programeve periodike të auditimit të miratuara nga titullari i institucionit, detyrave funksionale të ngarkuara me rregulloren e brendshme të institucionit si dhe bazuar në aktet ligjore e nënligjore të cilat rregullojnë aktivitetin institucional të rezervave materiale të shtetit, kryhen kontrollin e aktivitetit financiar dhe administrativ bazuar në legjislacionin për auditin e brendshëm në sektorin publik.

      Raport Monitorimi auditimi nga KLSH – Bashkëlidhur materiali në pdf mbi raportin e KLSH.

    Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP

    Me anë të ligjit për buxhetin e vitit 2023, për Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave materiale të Shtetit është akorduar fondi buxhetor prej 134,310,000 lekë, prej të cilave:

    • 64,000,000 lekë për Pagat e personelit,
    • 10,000,000 lekë për Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore,
    • 20,000,000 për shpenzimet operative
    • 310,000 lekë për ndihmë ekonomike,
    • 40,000,000 lekë investime në mallra rezervë shteti me ndarje ushqimorë industrialë dhe ushqim për kafshë.

    Regjistri i realizimeve Prokurimeve publike 2023

    Nr. Data Objekti i prokurimit Tipi i Kontratës Lloji i procedurës së prokurimit/ Minikontrate në kuadër të marrëveshjes kuadër/Amendament kontrate për nevojat e fillim vitit Fondi limit me të cilin është shpallur procedura Data e zhvillimit të procedurës Emri i operatorit ekonomik/bashkimit të operatorëve ekonomik i/të shpallur fitues dhe NUIS Vlera e kontratës së nënshkruar pa TVSh Organi që ka zhvilluar procedurën e prokurimit në rastin e procedurave të përqendruara/autoriteti i deleguar
    1 15/03/2023 Shërbimi I dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit ne ambientet e brendshme dhe te jashtme te Drejtorive Rajonale te varësisë Shërbim Prokurim me vlerë të vogël 822149 29.03.2023 ALPEN PULITO 800.000 DPRMSH
    2 04/04/2023 Prim sigurimi TPL (1 vjeçar) për automjetet e DPRMSH-së dhe DRRMSH-ve Shërbim Prokurim me vlerë të vogël 262142 06.04.2023 ALBSIG 259.677 DPRMSH
    3 11/04/2023 Blerje materiale pastrimi për nevoja të DPRMSH Mall Prokurim me vlerë më të vogël se 100 000 lek 83333 12.04.2023 SOLID GROUP 83.060 DPRMSH
    4 16/05/2023 Blerje dhe vendosje pjesë këmbimi për automjetet e DPRMSH dhe DRRMSH Tiranë Mall Prokurim me vlerë më të vogël se 100 000 lek 827550 19.05.2023 Auto Manoku Servis SHPK 810.000 DPRMSH
    5 30/05/2023 Mirëmbajtje programi financiar “Financa 5” për 12 përdorues Shërbim Prokurim me vlerë të vogël 393516 01.06.2023 Anulluar DPRMSH
    6 02/06/2023 Mbushje, kolaudim bombola fikëse zjarri, trajnim personeli dhe blerjen e pajisjeve të nevojshme për mbrojtjen nga zjarri Mall/shërbim Prokurim me vlerë të vogël 648100 07.06.2023 Mbrojtja dhe Shpëtimi nga zjarri 618.000 DPRMSH
    7 02/06/2023 Mirëmbajtje programi financiar “Financa 5” për 12 përdorues Shërbim Prokurim me vlerë të vogël 393516 07.06.2023 Infosoft Softwere Developer 392.000 DPRMSH
    8 07/06/2023 Blerje kancelari Mall Prokurim me vlerë të vogël 330120 09.06.2023 Marketing & Distribution 190.000 DPRMSH

    RPPP2023

    • Shërbimet që ofrohen nga AP

    DPRMSH nuk është institucion që ofron shërbime ndaj qytetarëve.

    Nuk ka patur procedura/ mekanizam per hartimin e akteve ligjore ne lidhje me funksionin e AP
    • Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format

    Në zbatim të Ligjit Nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat”, Normat Tekniko-Profesionale të Republikës së Shqipërisë, Vendimit Nr.4, datë 19.06.2017 Për miratimin e “Rregullores së njësuar të punës me dokumentet në autoritetet publike të Republikës së Shqipërisë”, të Këshillit të Lartë të Arkivave, dhe Urdhrit Nr.2159, datë 16.11.017 “Për miratimin e Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”” të Ministrit të Mbrojtjes, DPRMSH ka njehsuar Dokumentet administrative në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, të përpiluara sipas Normave Tekniko-Profesionale të Republikës së Shqipërisë.

    AKTE JURIDIKE

    Natyra e Aktit

    Koha e ruajtjes

    1.

    Akte ligjore që prekin drejtpërdrejt intersat e AP

    RHK

    2.

    Struktura Organizative e AP me urdhër të Këshillit të Ministrave

    RHK

    3.

    Dokumenta për personelin

    120 vjet

    4.

    Emërime, largime, transferime, masa disiplinore.

    RHK

    5.

    Dokumentacion për deklarimin e figurës dhe pasurisë për funksionarët publik (ILDKPI)

    RAP (10 vjet)

    6.

    Kërkesat dhe ankesat drejtuar AP

    RAP ( 10 vjet)

    7.

    Rregullore të brendshme të AP

    RAP (10 vjet)

    8.

    Akte Kontrolle Auditimi

    RAP (10 vjet)

    9.

    Planet Strategjike vjetore

    RHK

    AKTET E BUXHETIT

    Natyra e Aktit

    Koha e ruajtjes

    1.

    Bilance

    RHK

    2.

    Border të pagave

    RHK

    3.

    Kontrata (qiraje, huapërdorje, freskimi, shitblerje, pune, shërbimi)

    RHK

    4.

    Dokumentacion mbi Ankandet (aktet kryesore)

    RHK

    5.

    Dokumentacion mbi Prokurimet

    RHK

    DOKUMENTAT PËR PROCESET GJYQËSORE

    Natyra e Aktit

    Koha e Ruajtjes

    1.

    Dokumenta të Proceseve Gjyqësore (Vendime)

    RHK

    2.

    Dokumenta mbi identifikimin e detyrimeve debitore

    RHK

    DOKUMENTA TEKNIKE

    Natyra e Aktit

    Koha e ruajtjes

    1.

    Urdhra të Drejtorit të Përgjithshëm për dhënie ndihme

    10 vjet

    2.

    Dokumenta për administrimin e mallrave të sekuestruara, konfiskuara dhe në ruajtje

    10 vjet

    3.

    Akte mbi mallrat ndihmë humanitare

    10 vjet

    4.

    Akte mbi administrimin e mallrave RSH

    10 vjet

    5.

    Dokumenta mbi projektimin, ndërtimin dhe rikonstruksion

    10 vjet

    6.

    Dokumentacioni për privatizimin e pronave

    RHK

    7.

    Dokumentacion për regjistrimin e pronave

    RHK

    8.

    Dokumenta për proceduart e asgjësimit dhe tjetërsimit

    10 vjet

    Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit për periudhën Korrik 2023 – Shkurt 2024, në përmbushje të misionit të saj, u ka ardhur në ndihmë familjeve në nevojë të cilat janë prekur nga fatkeqësi të ndryshme natyrore, përkatësisht;

    Në total janë hartuar 34 Urdhra për dhënie ndihme për 2926 familje në 7 Qarqe (Kukës, Berat, Elbasan, Dibër, Vlorë, Shkodër dhe Korçë).

    Ndihmat e dhëna kanë konsistuar në:

    • Pako ushqimore: 2782; (kryesisht: Miell, Makarona, Oriz, Vaj ushqimor, Sheqer, Fasule, Kripë, Konserva Mishi, Ujë i pijshëm).
    • Mallra industrialë: 1081 copë (kryesisht: Batanije, Krevat portativ, Jastëk, sete Çarçafësh, Çadra, Frigorifer, Televizor, Veshmbathje të ndryshme etj).

    Më datë 13.07.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit ka organizuar një takim bashkëpunimi me Agjencinë Nacionale të Administrimit të Rezervave Shtetërore dhe Problemeve Speciale të Rumanisë me qëllim nënshkrimin e një “Memorandumi Mirëkuptimi për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën strategjike të Rezervave Shtetërore dhe mundësimin e resurseve në situata krizash.”

    Në takimin e zhvilluar me homologët e Agjencisë Nacionale të Administrimit të Rezervave Shtetërore dhe Problemeve Speciale të Rumanisë u diskutuan tematikat kryesore në administrim të Rezervave Shtetërore, shkëmbimi i praktikave të mira, diskutimi i draft Memorandumit të Mirëkuptimit për të cilin është rënë parimisht dakord që do të firmoset nga të dyja palët.

    Gjatë mbledhjes u diskutuan tematikat lidhur me:
    • Përgatitjen e ekonomisë, ndikimi i krizave të fundit në masat e marra për adaptimin e ekonomisë.
    • Masat e ndërmarra për përgatitjen e territorit për të përballuar fatkeqësisë e mundshme.
    • Ndërhyrja operative për të mbrojtur popullsinë në raste krizash.
    • Nevoja e rishikimit të listës së produkteve të nevojshme për situatat aktuale të krizave.
    • Organizimi i logjistikës institucionale, mbi lëvizjen dhe shpërndarjen e nevojshme të produkteve.

    Nënshkrimi i Memorandumit mes dy Agjencive do të bëjë të mundur ndihmën reciproke në rast të gjendjeve të krizave dhe emergjencave civile.

    Takimi i rradhës do të zhvillohet në Rumani, ku do të nënshkruhet Memorandumi me midis DPRMSH dhe Agjencisë Nacionale të Administrimit të Rezervave Shtetërore dhe Problemeve Speciale të Rumanisë.

    FOTO
    Pjesa më e madhe e kërkesave të administruara lidhet me:
    1. Ankandet që zhvillohet nga DPRMSH dhe Drejtoritë Rajonale
    2. Vërtetime mbi procedurat e prokurimit të realizuara nga operatorët ekonomik.
    3. Vërtetime punësimi/ pensione nga ish-punonjësit.
    4. Mjete për qarkullim që nuk i shërbejnë aktivitetit administrativ të institucionit.
    5. Kërkesa për privatizimin dhe marrjen me qira të sipërfaqeve deri në 200 m2.