COVID – 19, shpërndahen 600 pako ushqimore në Bashkinë Dibër

Rezervat e Shtetit, Efektivët e Komandës Mbështetëse dhe Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor janë angazhuar në shpërndarjen e pakove ushqimore, në mbi 600 familje në nevojë apo në varfëri ekstreme në bashkinë Dibër më datë 11.05.2020.

Operacioni humanitar do të vijojë çdo ditë në çdo qark të vendit me fokusin kryesor, asistencën e familjeve në vështirësi ekonomike dhe në mbështetje të bashkive që kanë ezauruar tashmë fondin e posaçëm për emergjencën.

Author: Vili Vreoni