COVID – 19, shpërndahen 300 pako ushqimore në Kamëz, Bathore, Kavajë e Rrogozhinë

240320

Efektivët e Forcave të Armatosura kanë vijuar shpërndarjen e pakove ushqimore gjatë të hënës në Kamëz, Bathore, Kavajë e Rrogozhinë. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli, dorëzuan në disa familje në nevojë të kësaj zone pakot e përgatitura në Rezervat e Shtetit.

240320

Gjatë bisedës me banorë të Kamzës, ministrja Xhaçka u interesua për shëndetin e tyre dhe veçanërisht të fëmijëve.

Ajo u sugjeroi qytetarëve të qëndrojnë larg njerëzve dhe të bëjnë durim për të kapërcyer me sa më pak dëme situatën e krijuar nga COVID – 19.

240320

Efektivë të Batalionit të Xhenios, të Komandës Mbështëse, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe pushtetin vendor përgatitën rreth 300 pako ushqimore që u shpërndanë për familjet në nevojë të këtyre zonave.

Operacioni humanitar do të vijojë edhe në bashki të tjera në ditët në vijim, për të qenë pranë çdo familje në nevojë në këto ditë të vështira.

240320

Author: Vili Vreoni