RREGULLORE E BRENDSHME
PËR
DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT
Neni 1
Objekti dhe fusha e zbatimit
Rregullorja e Brendshme përcakton organizimin, misionin, objektin e veprimtarisë si dhe detyrat e kompetencat e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit (më poshtë DPRMSh), e përbërë nga 3 Drejtori:
- Drejtoria Teknike e Standardeve dhe e Cilësisë
- Drejtoria e Planifikimit dhe Financës
- Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore & Shërbimeve të Brendshme
Ajo ka qendrën në: Rruga Abdi Toptani, përballë TORRE DRINI – Center, (Kati-I, ish-Hotel DRINI) dhe ka 7 Drejtori Rajonale në varësi të saj, në:
- Tiranë
- Durrës
- Elbasan
- Korçë
- Vlorë
- Mat
- Pukë
që veprojnë në të gjithë vendin.
Ka vulën dhe stemën e Republikës së Shqipërisë që përmban emrin e saj.
Neni 2
Struktura Organizative
- Struktura organizative dhe numri i punonjësve të DPRMSh, miratohet nga Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit te Punëve të Brendshme ne baze te pikës 3 të nenit 10 të Ligjit nr. 9000 date 30.1.2003, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave”.
- Emërimi dhe largimi nga detyra i punonjësve të DPRMSh dhe të Drejtorive Rajonale nëpër rrethe, bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm. Për Punonjësit e Drejtorive Rajonale në rrethe, bëhet me propozimin e Drejtorit të saj.
- Të gjithë punonjësit në administratën e D.P.R.M.Sh-së, detyrimisht duhet të kenë përfunduar arsimin e lartë.
- Pranë Drejtorisë së Përgjithshme, vepron Këshilli i Drejtorisë, si organ konsultativ i tij. Anëtarët e Këshillit, zgjidhen nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili njofton Kabinetin e Ministrit, mbi përbërjen e tij. Objekt i punës së Këshillit konsultativ, janë shqyrtimi i problemeve më të rëndësishme, që lidhen me veprimtarinë e Rezervave Materiale të Shtetit.
Neni 3
Vartësia dhe Funksioni
- Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit ushtron veprimtarinë e saj si institucion në vartësi të drejtpërdrejtë të Ministrit të Punëve të Brendshme, në bazë të ligjeve të shtetit dhe dispozitave nënligjore, për administrimin e mallrave rezervë shtetërore.
- Administron mallra rezervë shtetërore, të konfiskuara, të sekuestruara dhe në ruajtje, nëpërmjet Drejtorive të saj Rajonale.
- Në bazë të detyrave të caktuara nga Ministri i Punëve të Brendshme, bën shtimin dhe fuqizimin e mallrave rezervë shtetërore. Merr masa për miradministrimin e vlerave monetare e materiale, sipas dispozitave ligjore.
- Bën ndjekjen e akt marrëveshjeve të përfunduara ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të huaja donatore, si dhe merr masa për pritjen, shkarkimin, transportin dhe magazinimin e ndihmave të akorduara.
- Lidh akt-marrëveshje me organizma të ndryshme jashtë vendit, në fushën e asistencës teknike, për organizimin e rezervës shtetërore, sipas përvojës bashkëkohore dhe kushteve konkrete të ekonomisë së tregut në vendin tonë.
- Krijon lidhje me Organizma dhe Institucione analoge jashtë vendit, për binjakëzim. Realizon Protokolle Bashkëpunimi, në fushën e kualifikimit administrativ, asistencës teknike dhe ndihmës së ndërsjellët.
- Studion dhe merr masa për përmirësimin e kapaciteteve strehuese, si ngrehina, depo, depozitat, etj. për përmirësimin e strukturës së mallrave rezervë shtetërore si dhe shpërndarjen e saj territoriale, në përshtatje me detyrat që i caktohen.
- Bashkëpunon me institucionet e tjera qendrore, për probleme që lidhen me strukturën e mallrave, freskimin e tyre dhe evadimin për përdoruesit.
- Realizon drejtimin ekonomiko-financiar dhe tekniko-organizativ të Drejtorive Rajonale të Rezervës Shtetërore, ushtron kontroll e ndihmë, për aktivitetin e tyre dhe përgjigjet para ministrit, për të gjithë veprimtarinë e rezervës shtetërore.
- Studion dhe merr masa, për përmirësimin e organizimit dhe drejtimit të drejtorive rajonale të rezervës shtetërore, për përmirësimin e teknologjisë në ruajtjen e mallrave, të kryerjes së shërbimeve teknike e të rritjes së jetëgjatësisë së mallrave, për uljen e shpenzimeve dhe realizimin e të ardhurave nga shitjet, me çmime të favorshme si dhe nga kryerja e shërbimeve, për të tretët.
- Merr masa për ruajtjen e sekretit të gjendjes së mallrave rezervë shtetërore dhe miraton evidencat periodike, me të cilat degët e rezervës së shtetit, informojnë Drejtorinë e Përgjithshme, për lëvizjen dhe gjendjen e mallrave.
- Përgatit dokumentacionin e nevojshëm si dhe merr masa për zbatimin e urdhrave, të dhënies së mallrave në sasinë dhe kohën e caktuar.
- Harton projekt planin e buxhetit, për rezervat e shtetit dhe merr masat për zbatimin e tij pas miratimit.
- Kontrollon veprimtarinë ekonomiko-financiare, të Drejtorive Rajonale e gjendjen cilësore të mallrave. Në bazë të dispozitave në fuqi, ndikon në forcimin e kontrollit të brendshëm.
- Ushtron kontroll, për zbatimin e rregullave të marrjes në dorëzim, administrimin dhe shitjen e mallrave të sekuestruara, për kundërvajtje administrative si dhe për kontrabandë.
- Merr masa për shfrytëzimin e plotë të mekanizmave e të mjeteve të transportit, për rritjen e efektivitetit të tyre.
- Përcakton mënyrën dhe rregullat e ruajtjes së objekteve rezervë shtetërore dhe kontrollon drejtoritë rajonale, për masat e marra në ruajtjen e këtyre objekteve.
- Kontrollon zbatimin e rregullave, për mbrojtjen nga zjarri, për sigurimin teknik në punë dhe trajnimin e punonjësve.
- Evidenton dhe zgjidh drejte e në kohën e duhur, kërkesat e ankesat e punonjësve.
Neni 4
Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit
Në kuadër të funksioneve dhe detyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i saj ushtron kompetencat në përputhje me nenin 7 të Ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”.
Drejtori i Përgjithshëm miraton përshkrimin e punës së Përgjegjësve të Sektorëve, drejtorëve rajonale dhe specialistëve në DPRMSh dhe drejtoritë rajonale të varësisë.
Neni 5
Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore & Shërbimeve të Brendshme
Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore & Shërbimeve të Brendshme, është përgjegjëse për:
– menaxhimin e nëpunësve civilë të institucionit, me përjashtim të rasteve kur përcaktohet me ligj që një vendim/akt administrativ i caktuar, që ka të bëjë me marrëdhëniet e shërbimit civil, është në kompetencën e një nëpunësi apo një trupe tjetër posaçërisht të krijuar nga ligji.
– Krijimin dhe administrimin e dosjes së personelit të çdo të punësuari të institucionit (dosja individuale).
– Krijimin e hapësirave ligjore, në DPRSH dhe në Drejtoritë Rajonale të saj dhe njëkohësisht, të jetë ekzigjente, në zbatimin e detyrave, konform kërkesave ligjore.
5.1. Drejtori i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore & Shërbimeve të Brendshme.
Drejtori i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore & Shërbimeve të Brendshme ka këto detyra e të drejta:
- Përgjigjet për sistemin e menaxhimit të personelit (identifikimin e nevojave për personelin, rekrutimin, risistemimin e personelit të tepërt, trajnimin e fillestareve, organizimin e strukturave, përgatitjen e projektit të strukturës dhe organigramës dhe të organikës, duke u bazuar në misionin e Rezervave Shtetërore) dhe përgjigjet para Drejtorit të Përgjithshëm.
- Ndjek e kontrollon, lidhjen dhe zbatimin e kontratave individuale të punës, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe Drejtoritë Rajonale.
- Përgatit procedurat teknike, për marrjen në punë, lëvizjen paralele, ngritjen në përgjegjësi, dhënien e masave disiplinore dhe shlyerjen e tyre .
- Krijon dhe mban regjistrin themeltar të personelit të Drejtorisë së Përgjithshme, dosjet e çdo punonjësi të disiplinuar në organikë, të drejtorëve te drejtorive, drejtoreve te drejtorive rajonale dhe specialistëve të tyre.
- Ndjek vlerësimin periodik dhe atë përfundimtar, për të gjithë punonjësit e disiplinuar në organikë, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe Drejtoritë Rajonale, në përputhje me vendimet e qeverisë për këtë qëllim.
- Ndjek zbatimin e disiplinës në punë, shfrytëzimin e kohës së punës, eficensës së punës, mban evidencën dhe përgatit listë prezencën, për punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme.
- Në bashkëpunim me drejtorët e drejtorive, në qendër dhe ato rajonale, harton planin e kualifikimit dhe të specializimeve për punonjësit.
- Përgjigjet për plotësimin e nevojave të aparatit, me mjete pune, pajisje, kancelari dhe për plotësimin e nevojave, për shërbime të automjeteve të aparatit.
- Disiplinon lëvizjet e automjeteve të personelit, sipas programit të punës të drejtorive, të miratuara nga Drejtori i Përgjithshëm, plotëson autorizimet për lëvizjet e automjeteve në destinacionin e kërkuar, siglon shpërndarjen e karburantit dhe përmbledhësen mujore të fletë-udhëtimeve.
- Përgjigjet për kryerjen e abonimeve në shtypin e përditshëm, fletoren zyrtare dhe bashkëpunon me organet eprore dhe ato të specializuara, për sigurimin e akteve ligjore e nënligjore, të nevojshme, për mbarëvajtjen e punës të Drejtorisë së Përgjithshme.
- Përgjigjet për lidhjen e kontratave dhe zbatimin e tyre me telekomin, ujësjellësin, KESH-in, etj që sigurojnë mbarëvajtjen e punës në DPRSH.
- Është përgjegjës, për zbatimin nga të gjithë punonjësit e DPRMSH, të ligjeve dhe akteve ligjore e nënligjore.
- Organizon punën, për njohjen dhe zbatimin nga punonjësit e DPRMSH, të akteve ligjore e nënligjore, që rregullojnë punën e Drejtorisë.
- Ushtron kontrolle dhe kërkon llogari, për zbatimin e detyrave, nga sektorët në Drejtori dhe në Drejtoritë Rajonale, në fushën legjislative.
- Përgatit raporte, për veprimtaritë e degëve dhe për punonjës të veçantë dhe i propozon Drejtorit të Përgjithshëm, masa për përmirësimin e punës, ruajtjen dhe zbatimin e ligjeve
- Bën interpretimin ligjor të problemeve dhe ndihmon në konsulta.
- Është përfaqësues juridik i të gjitha çështjeve gjyqësore, në të cilat Drejtoria e Përgjithshme është pale.
- Merr pjesë, në të gjitha seminaret apo kontaktet, me karakter juridik, që organizohen në shkallë vendi.
Neni 6
DREJTORIA E PLANIFIKIMIT DHE FINANCËS
Drejtoria e Planifikimit dhe Financës në DPRMSh-së ushtron aktivitetin e saj ne fushën ekonomiko – financiare.
6.1. Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Financës
Ka këto detyra dhe te drejta:
- Përgjigjet para Drejtorit të Përgjithshëm, për të gjithë veprimtarinë ekonomiko-financiare të Drejtorisë dhe të Drejtorive Rajonale.
- Harton plan-buxhetin, për vitin pasardhës, në bashkëpunim me Drejtorët e Drejtorive dhe drejtoret e Drejtorive Rajonale, në afate të caktuara, nga Ministria e Financave.
- Ndjek zbatimin e detyrave dhe të urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm, për Drejtorinë që ka në vartësi dhe të specialistëve për financat në Drejtoritë Rajonale dhe raporton për plotësimin e tyre.
- Respekton organiken, për te gjitha emërtesat e miratuara nga KM.
- Bën bashkëveprimin e detyrave me drejtoritë përkatëse në dikastere dhe institucionet qendrore dhe kujdeset e ndjek zbatimin në afat të tyre.
- Ndjek dhe përgjigjet para Drejtorit te Përgjithshëm, për realizimin e treguesve ekonomiko-financiar, sipas planit, ne përputhje me ligjin organik te buxhetit. Ndjek realizimin e tij si dhe të mjeteve monetare Rezervë Shtetërore, të ardhurat dytësore, përdorimin e tyre.
- Mbikëqyr përgatitjen e Buletinit mujor statistikor dhe e bën te përdorshëm, për te gjitha Drejtoritë në formë të shkruar dhe elektronike.
- Merr, evidencon dhe zgjidh me iniciativë e në mbështetje të dispozitave në fuqi, problemet që ngrenë Drejtoritë Rajonale, ushtron kontrollon e kërkon llogari ndaj drejtuesve të tyre.
- Mbi bazën e kontratave të lidhura, bën çeljen e letër – kredive dhe i ndjek ato deri në përfundim, duke zgjidhur edhe çdo mosmarrëveshje sipas kushteve të kontratës.
- Kërkon për zbatimin e rregullave, gjatë marrjes në dorëzim dhe administrimit të mallrave Rezervë Shtetërore dhe mallra të tjera që kalojnë në administrim të DPRMSh-së.
- Studion, analizon, nxjerr konkluzione dhe jep mendime, për përsosjen organizative të Rezervës Shtetërore, për strukturën dhe sasinë e mallrave, për veprimtarinë e shitblerjes, në mënyrë që ky institucion, t’i përshtatet më mirë ekonomisë së tregut.
- Organizon punën, për trajnimin dhe rritjen e nivelit profesional të punonjësve të Drejtorisë së Planifikimit dhe Financës dhe specialistët e financës në Drejtoritë Rajonale.
- Organizon seminare, kurse me punonjësit, për njohjen e ligjeve e vendimeve, për menaxhimin financiar të aktiveve materiale e monetare.
- Nxjerr detyrat përkatëse, për Rezervën Shtetërore dhe ato që dalin nga protokoll – marrëveshjet ndërqeveritare, për Ndihmat Shtetërore dhe ndjek zbatimin e tyre.
- Analizon bilancet, treguesit tekniko – ekonomiko – financiare, për të gjithë sistemin e Rezervës, nxjerr konkluzione dhe raporton në analizat e Drejtorisë së Përgjithshme, duke propozuar masa konkrete, për përmirësimin e punës, kërkon zbatimin e afatit të dorëzimit të bilanceve në Drejtorinë e Përgjithshme si dhe në Ministrinë e Financave.
- Ushtron kontrolle periodike, vetë ose me ekip, mbi veprimtarinë ekonomiko-financiare në Drejtoritë Rajonale. Për shkeljet e konstatuara, i propozon Drejtorit të Përgjithshëm, masat përkatëse.
- Kryeson grupin e monitorimit, për zbatimin e kontratave të objekteve të dhëna me qira dhe enfiteozë.
- Ndjek e pasqyron, procedurat juridike, për debitorët e kreditoret, ne bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale dhe me Sektorin Juridik.
Neni 7
DREJTORIA TEKNIKE, STANDARTEVE & CILËSISË
Drejtoria Teknike e Standardeve dhe Cilësisë ka për mision qe te zgjidhe teknikisht, te gjitha problematikat qe kane si objekt veprimtarie, rezervat e Shtetit, mbështetur ne legjislacionin përkatës.
7.1. Detyrat e Drejtorit te Drejtorisë TeknikeStandardeve dhe Cilësisë
- Përgjigjet përpara Drejtorit te Përgjithshëm për te gjithë veprimtarinë qe mbulon.
- Ndjek zbatimin e detyrave dhe urdhrave te Drejtorit te Përgjithshëm, për drejtorinë qe ka ne varësi, sektorët teknike dhe specialistët teknikë të varësisë dhe raporton, për zbatimin e këtyre detyrave.
- Ben bashkërendimin e detyrave me drejtoritë përkatëse, ne dikasteret dhe institucionet e tjera dhe ndjek zbatimin e tyre.
- Evidenton dhe zgjidh me iniciative, ne mbështetje me dispozitat ligjore ne fuqi, problemet, qe ngrëne Drejtoritë Rajonale.
- Bashkëpunon me subjektet shtetërore, qe dërgojnë mallra te konfiskuara, sekuestro dhe ne ruajtje, për te respektuar te gjitha parametrat ligjore dhe cilësore.
- Studion, analizon, nxjerr konkluzione dhe jep mendime, për përsosjen organizative te Rezervës se Shtetit, për strukturën dhe sasinë e mallrave rezerve shteti.
- Në bashkëpunim me Drejtorinë e Planifikimit Financiar nxjerr dhe zbaton detyrat përkatëse, për Rezervën Shtetërore, ne lidhje me ndihmat shtetërore dhe ndjek zbatimin e tyre.
- Organizon dhe drejton veprimtarinë, për ngritjen tekniko- profesionale, te personelit inxhiniero – teknik.
- Kontrollon marrjen dhe zbatimin e masave për sigurimin teknik, mbrojtjen ne pune dhe mbrojtjen ndaj zjarrit (M.N.Z).
- Organizon takime dhe seminare, me sektorët teknike dhe specialistët teknikë ne rrethe, për njohjen e kuadrit ligjor që mbulon fushën e rezervave materiale të shtetit si dhe për shkëmbim eksperience midis tyre.
- Mbikëqyr veprimtarinë e drejtorive rajonale lidhur me shërbimet dhe ruajtjen e mallrave rezerve shtetërore, konform standardeve shtetërore.
- Ndjek zbatimin e standardeve shtetërore, ne procesin e blerjes dhe shitjes se mallrave, te administruara nga DPRMSh.
- Drejton dhe kontrollon veprimtarinë e freskimit te mallrave, sipas afateve të përcaktuara në standardet shtetërore.
- Kontrollon veprimtarinë lidhur me nxjerrjen jashtë përdorimit te mallrave rezervë materiale shtetërore (ushqimore dhe industrialë) që administrohen pranë Drejtorive Rajonale, sipas dispozitave ne fuqi.
- Mbikëqyr procedurat e ndjekura për projektimin dhe zbatimin, sipas K.T.P dhe K.T.Z, te te gjithë objekteve ndërtimore, pronë e DPRMSh-së dhe e Drejtorive Rajonale.
- Konfirmon relacionet teknike mbi identifikimin e kushteve teknike te magazinimit te mallrave dhe plotësimin e kushteve te tilla, nëpërmjet investimeve dhe meremetimeve.
- Ushtron kontrolle periodike me ekip, ose vete, mbi veprimtarinë e sektorëve teknikë apo specialistëve teknikë ne Drejtoritë Rajonale dhe për shkeljet e konstatuara, propozon para Drejtorit te Përgjithshëm, për masat përkatëse.
Neni 8
Drejtori Rajonal i Rezervave Materiale të Shtetit
Ne kuadër të funksioneve dhe detyrave të Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, Drejtori Rajonal ka këto detyra :
a – Përgjigjet përpara Drejtorit të Përgjithshëm për të gjithë veprimtarinë e Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale Shtetërore.
b – Përgatit procedurat dhe paraqit kandidaturat alternative në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Brendshme në Drejtorine e Përgjithshme për të miratuar marrjen në punë të specialistëve. Bën kërkesë me shkrim për vëndet e lira të punës dhe ja paraqit Drejtorit të Përgjithshëm.
c – Përfaqson Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale Shtetërore në marrdhënie me të tretët.
d – Merr masa dhe ushtron kontroll për zbatimin e rregullave të caktuara në ruajtjen dhe administrimin e mallrave rezervë shtetërore, të objekteve të rezerves së shtetit, të mallrave sekuestro dhe në ruajtje. Merr masa dhe krijon kushte të përshtatshme për depozitimin e mallrave sipas urdhrave të lëshuara nga Drejtori i Përgjithshëm. Autorizon shpërndarjen e mallrave dhe të materialeve kundrejt urdhrave të lëshuara nga organi epror.
e – Organizon dhe drejton punën për mbajtjen në gadishmëri të mekanizmave dhe paisjeve, të mjeteve të transportit dhe raporton për gadishmërinë e tyre në Drejtorinë e Përgjithshme.
f – Ndjek dhe kontrollon zbatimin e buxhetit për të ardhurat dhe shpenzimet dhe përgjigjet për administrimin e fondeve të akorduara sipas rregullave në fuqi.
g – Zgjidh me iniciativë dhe përgjegjësi dhe brenda rregullave problemet që nuk mund të zgjidhen nga specialistët e Drejtorisë.
h – Zbaton kërkesat e rregullores dhe vendimeve të qeverisë për disiplinën në punë për të gjithë punonjësit e Drejtorisë.
i – Nxjerr urdhra për zbatimin e detyrave të caktuara nga Drejtoria Përgjithshme dhe kontrollon zbatimin e tyre.
j – Organizon dhe përgjigjet për funksionimin e kontrollit të brendshëm, merr masa dhe nxjerr urdhra për zhdëmtimin e dëmeve të krijuara.
k – Bën denoncim në organet e ngarkuara me ligj, për vepra penale që dëmtojnë pronën shtetërore.
l – Përgjigjet për ndjekjen e debitorëve të paligjshëm të krijuar në vite ose që krijohen gjatë ushtrimit të aktivitetit dhe ndjek zbatimin e procedurave ligjore për arkëtimin e vlerave monetare në dobi të shtetit.
m – Jep masa disiplinore me cilësinë e eprorit të drejtpërdrejtë ndaj vartësve të tij sipas procedurave të shërbimit civil.
n – Jep masa disiplinore ndaj ndaj vartësve të tij për të cilët mardhënia e punës rregullohet nga kodi i Punës.
o – Autorizohet nga Drejtori i Përgjithshëm për lidhjen e kontratave të punës për punonjësit në varësi për të cilët marëdhënia e punës rregullohet nga Kodi i Punës.
p – Organizon dhe drejton mbledhjet periodike, analizat ekonomiko financiare në drejtori. Analizon problematikat që hasen në veprimtarinë administrative dhe i propozon Drejtorit të Përgjithshëm masat përkatëse.
q – Është përgjegjës për mbarëvajtjen e punës dhe kërkon llogari për kryerjen e detyrave nga vartësit e tij.
r – Nxjerr urdhra për zbatimin e detyrave mbi bazën e kontrollove të ushtruara nga specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme.
s – Bën vlersimin e punës për specialistët dhe punonjësit e tjerë që ka të disiplinuar në organikë dhe në varësi të tij.
Neni 9
Lirimi, Pezullimi dhe Masat Disiplinore
Zbatimi i kërkesave të këtij kapitulli, do të bëhet duke u bazuar dhe mbështetur, në kuadrin ligjor që mbulon fushën e shërbimit civil dhe akteve ligjore e nënligjore që rregullojnë marrëdhëniet e punës.
Neni 10
Detyrat dhe te Drejtat
Zbatimi i kërkesave të këtij kapitulli, do të bëhet duke u bazuar dhe mbështetur, në kuadrin ligjor që mbulon fushën e shërbimit civil dhe akteve ligjore e nënligjore që rregullojnë marrëdhëniet e punës.