PROGRAMI I TRANSPARENCËS NË DPRMSH

 

  • RRETH AUTORITETIT

  • Struktura organizative/organigrama:
Struktura dhe organika e DPRMSH është miratuar me Urdhrin Nr. 47, datë 20.03.2024 të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit dhe Drejtorive Rajonale, në varësi të saj”, përbërë nga 90 punonjës, prej të cilëve 37 (tridhjetë e shtatë) nëpunës civilë dhe 53 (pesëdhjetë e tre) punonjës mbështetës, me organigramë si më poshtë: Përditësuar më 19.03.2026

Struktura e pagave Kategoritë e pagave të personelit të DPRMSH janë në përputhje me përcaktimet e VKM Nr.325, datë 31.05.2023 "Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike", të ndryshuar, lidhjes 1, 2, 11 dhe 12 të saj, si dhe VKM Nr.326, datë 31.05.2023, "Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, sipas lidhjes 1, 2, II/1 dhe II/2 të saj.     Përditësuar më 19.03.2026   Funksionet dhe detyrat e A.P. Bazuar në nenin 3 të Ligjit Nr. 51/2025 “Për Rezervat Materiale të Shtetit”, rezervat materiale të shtetit krijohen për të ndërhyrë, në mënyrë operative, për mbrojtjen e popullsisë, të ekonomisë, në situata të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme, fatkeqësive natyrore e fatkeqësive të tjera, veprimeve terroriste, në rast të çrregullimit të tregut, të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, shëndetin e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë, trashëgimisë kulturore,  mjedisin si dhe dhënien e ndihmave humanitare, në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare. Referuar pikës 1 të Kreut III të VKM nr.54, datë 28.01.2026, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit në përputhje me përgjegjësitë e veta, kryen këto detyra:
  1. a) Identifikon e vlerëson nevojën për hartimin ose ndryshimin e legjislacionit, lidhur me mirë menaxhimin e rezervës materiale të shtetit;
  2. b) Harton projektbuxhetin për realizimin e detyrave të DPRMSH-së, bën detajimin e buxhetit, si dhe monitoron përdorimin e fondeve përkundrejt planifikimit;
  3. c) Bashkëpunon e koordinon me institucionet dhe strukturat përkatëse qendrore e vendore për lehtësimin e procedurave doganore dhe të kalimit të kufirit, në rastet e marrjes e të dhënies së ndihmave humanitare;
ç) Organizon trajnime të personelit, që do të ngarkohet me ngritjen e strukturave akomoduese të DPRMSH-së në vendet e përcaktuara për akomodim të kategorisë së popullsisë në nevojë;
  1. d) Bashkëpunon me institucionet dhe strukturat në nivel qendror e vendor apo me institucionet e specializuara, lidhur me hartimin e planeve operacionale, me qëllim përfshirjen dhe mirë përcaktimin e detyrimeve të rezervës materiale të shtetit;
  2. dh) Bashkëpunon me institucionet drejtuese të strukturave të posaçme apo të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për menaxhimin e situatave të gjendjes së luftës, të akteve terroriste, të gjendjes së jashtëzakonshme, të fatkeqësive natyrore, të fatkeqësive të tjera, emergjencave civile, si pasojë e këtyre të dyjave, si dhe të çrregullimit të tregut, me qëllim garantimin e operacionalitetit të rezervës materiale të shtetit, në rast pamundësie teknike apo problemesh të tjera të mundshme, që mund të dalin gjatë ndërhyrjeve operacionale;
  3. e) Bashkëpunon me institucionet e nivelit qendror apo dhe të tjera të përcaktuara me ligj në
funksione koordinuese, për të garantuar dhënien e ndihmës humanitare vendeve të huaja, sipas legjislacionit përkatës dhe normave të së drejtës ndërkombëtare; ë) Planifikon, organizon e shpërndan mallrat rezervë shteti për mbrojtjen e popullsisë dhe të ekonomisë, të pasurisë, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit në situata të gjendjes së luftës, të gjendjes së jashtëzakonshme, fatkeqësisë natyrore e fatkeqësive të tjera, të veprimeve terroriste, të çrregullimit të tregut, të cilat sjellin pasoja dhe dëme të mëdha për njerëzit, gjënë e gjallë dhe mjedisin;
  1. f) Mban në gatishmëri dhe miradministron mallrat rezervë shteti;
  2. g) Përdor kapacitetet operacionale, në mbështetje të operacioneve luftarake dhe joluftarake, të emergjencave civile në nivel vendor, rajonal e kombëtar, si dhe në mbështetje të ekonomisë, në rastet e çrregullimit të tregut;
  3. gj) Jep ndihmë humanitare, në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare, si dhe të planeve strategjike të institucionit;
  4. h) Menaxhon e administron rezervat materiale të shtetit, në përputhje me planin strategjik afatmesëm dhe atë vjetor;
  5. i) Planifikon plotësimin e rezervave materiale të shtetit, sipas nevojave dhe risqeve të parashikuara për ndërhyrjen operative në mbrojtje të popullsisë dhe të ekonomisë, gjatë situatave të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme, fatkeqësisë natyrore e fatkeqësive të tjera, veprimeve terroriste, çrregullimit të tregut, gjësë së gjallë, pasurisë, trashëgimisë kulturore, mjedisit, si dhe dhënien e ndihmave humanitare;
  6. j) Organizon punën për garantimin në kohë të ndërhyrjeve operacionale të rezervës materiale të shtetit në situatat e gjendjes së luftës, të akteve terroriste, të gjendjes së jashtëzakonshme, të fatkeqësive natyrore, fatkeqësive të tjera, emergjencave civile, si dhe të çrregullimit të tregut;
  7. k) Bashkëvepron me strukturat menaxhuese, planifikuese apo koordinuese të situatave të gjendjes së luftës, akteve terroriste, gjendjes së jashtë- zakonshme, fatkeqësive natyrore, fatkeqësive të tjera, emergjencave civile, si dhe të çrregullimit të tregut, në zbatim të vendimeve së tyre;
  8. l) Garanton menaxhimin e mirëfunksionimin e rezervës materiale të shtetit, në çdo situatë, nëpërmjet zëvendësimit, freskimit, mirëmbajtjes, këmbimit, dhurimit e shitjes së rezervave materiale të shtetit.
Në vijim të sa më sipër, Drejtoritë Rajonale të rezervave materiale të shtetit kryejnë detyrat, e caktuara në pikën 2 të Kreut III, të VKM të sipërcituar, si më poshtë vijon:
  1. a) Zbatojnë drejtimet strategjike dhe objektivat e përcaktuar nga DPRMSH-ja, lidhur me zëvendësimin, freskimin, mirëmbajtjen, këmbimin, dhurimin dhe shitjen e rezervave materiale të shtetit;
  2. b) Menaxhojnë dhe administrojnë rezervat materiale të shtetit në përgjegjësi të tyre, në përputhje me planin strategjik afatmesëm dhe atë vjetor;
  3. c) Planifikojnë nevojat e tyre për plotësim me mallra rezervë materiale të shtetit, për të siguruar gatishmërinë operative në mbrojtje të popullsisë dhe ekonomisë, gjatë situatave të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme, fatkeqësisë natyrore e fatkeqësive të tjera, veprimeve terroriste, çrregullimit të tregut, gjësë së gjallë, pasurisë, trashëgimisë kulturore, mjedisit, si dhe dhënien e ndihmave humanitare;
ç) Zbatojnë drejtimet strategjike lidhur me garantimin në kohë të ndërhyrjeve operacionale të rezervës materiale të shtetit në situatat e gjendjes së luftës, të akteve terroriste, të gjendjes së jashtëzakonshme, të fatkeqësive natyrore, të fatkeqësive të tjera, të emergjencave civile, si dhe të çrregullimit të tregut;
  1. d) Koordinojnë veprimtarinë në nivel vendor e rajonal me drejtuesit e pushtetit vendor menaxhues të situatave të emergjencave civile vendore e rajonale për ofrimin e ndërhyrjes operacionale të rezervës materiale të shtetit, sipas detyrave të ngarkuara nga DPRMSH-ja.
Përditësuar më 19.03.2026
  • CV dhe pagat e nëpunësve që janë subjekte deklarimi sipas ligjit.
  Subjektet që kanë detyrim deklarimi sipas ligjit Nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë“ janë 4 pozicione të organikës:
  • Drejtori i Përgjithshëm me klasë page II-1
  • 3 Drejtor Drejtorie me klasë page II-2
CV e nëpunësve në cilësinë e subjekteve deklaruese janë si më poshtë: Përditësuar më 19.03.2026 Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime. Funksionari më i lartë i Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit është Drejtori i Përgjithshëm procedurat e vendimmarrjes së të cilit lidhur me detyrat e funksioni e AP lidhur me administrimin, menaxhimin e rezervave materiale të shtetit dhe proceseve të tjera administrative janë të përcaktuara në ligjin nr.51/2025 “Për rezervat materiale të shtetit” si dhe aktet e tjera ligjore në fuqi. Përditësuar më 19.03.2026
  • Vendimmarrja e AP
Administrimi dhe menaxhimi i rezervës materiale të shtetit është kompetencë e Drejtorit të Përgjithshëm si nëpunësi më i lartë i AP, i cili ushtron vendimmarrjen nëpërmjet urdhrave nëpërmjet të cilave shpreh vullnetin institucional mbi shpërndarjen, vënien në dispozicion të mallrave rezervë shteti bazuar në politikat strategjike të DPRMSH dhe ligjin për rezervat e shtetit. Përditësuar më 19.03.2026
  • Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesa që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP (përfshirë adresën elektronike/ postare për depozitimin e kërkesave dhe ankesave, afatet dhe mënyrat e kthimit të përgjigjeve).
Koordinatori për të Drejtën e Informimit znj. Brixhilda MUZHO , me të dhëna: E-mail: muzhoxhilda@gmail.com Adresa: K.3, G. 29, e QKMBM dhe MFA, Garnizoni Skënderbej, Rr. E Dibrës, Tiranë. Orari: E hënë – E enjte: 08:00 – 16:30 E premte: 08:00 – 14:00 Formati i kërkesës/shpjeguese
    • Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
    • emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
    • adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
    • përshkrimin e informacionit që kërkohet;
    • formatin në të cilin preferohet informacioni;
    • çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
    • Kërkesa për informim trajtohet nga ana e Autoritetit Publik sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
    • Kur kërkesa është e paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e saj, Autoriteti Publik kontakton menjëherë personin për të bërë sqarimet e nevojshme, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës.
    • Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës Autoriteti Publik konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë Autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin.
    • Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga Autoriteti Publik në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut.
    • E drejta e informimit kufizohet vetëm sipas rasteve të parashikuara në nenin 17 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
    Format ankese/ shpjeguese Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” Neni 24 Procedurat për shqyrtimin e ankesave
  1. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Drejtorisë së Përgjithshme te Rezervave Materiale të Shtetit, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
  1. Ankimi administrativ pranë Drejtorisë së Përgjithshme te Rezervave Materiale të Shtetit, bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
  1. a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
  1. b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
  1. Me marrjen e ankesës, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe Autoritetit Publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, Koordinatori zhvillon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.
  1. Koordinatori për të Drejtën e Informimit merr vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi.
  1. Koordinatori për të Drejtën e Informimit vendos:
  1. a) mospranimin e ankesës kur:
  1. i) ka kaluar afati i parashikuar në pikën 2 të këtij neni;
  1. ii) ankimi nuk paraqitet në formë shkresore;
  • iii) nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit;
  1. b) pranimin e ankesës dhe urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin e kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme;
  1. c) rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht;
  • ç) afatin, brenda të cilit Autoriteti Publik duhet të zbatojë urdhrin.
  1. Në qoftë se Koordinatori për të Drejtën e Informimit nuk merr vendim përpara mbarimit të afatit të parashikuar në pikën 4, të këtij neni, ankuesit i lind e drejta për t’iu drejtuar gjykatës.
  1. Procedura administrative e parashikuar në këtë nen nuk cënon kompetencat e Avokatit të Popullit, lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e të drejtave civile, sipas ligjit nr. 8454, datë 04/02/1999, “Për Avokatin e Popullit”.
  2. Funksionari më i lartë i Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit është Drejtori i Përgjithshëm procedurat e vendimmarrjes së të cilit lidhur me detyrat e funksioni e AP lidhur me administrimin, menaxhimin e rezervave materiale të shtetit dhe proceseve të tjera administrative janë të përcaktuara në ligjin nr.51/2025 “Për rezervat materiale të shtetit” si dhe aktet e tjera ligjore në fuqi.Përditësuar më 19.03.2026
 
  • Kuadri rregullator dhe Integrimi evropian
  • Legjislacioni ndërkombëtar (Nuk ka informacion)
  • Legjislacioni kombëtar
ligj-2025-07-03-51.pdf
  • Informacion mbi procësin e integrimit evropian (Nuk ka informacion)
  • Akte nënligjore
vkm-2026-01-28-54-1.pdf VKM Nr.1128 dhe ndryshimet ne te Udhezimi Nr.1 i KM per menyren e marrjes ne dorezim te mallrave Përditësuar më 19.03.2026.
  • Rregullore (Nuk ka informacion)
  • Kodi i sjelljes:
  • Rregullorja e etikes
  • Akte që përmbajnë rregulla apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit (Nuk ka informacion)
  • Strategji (Nuk ka informacion)
  • Raport vjetor (Nuk ka informacion)
  • Manuale/ dokumente politikash që ka lidhje me funksionet e AP dhe që prek publikun (Nuk ka informacion)
 
E drejta për tu informuar dhe për tu ankuar.
Me Urdhrin nr.42, datë 17.02.2025 DPRMSH ka caktuar Koordinator për të Drejtën e Informimit znj. Brixhilda MUZHO , me të dhëna:
E-mail: muzhoxhilda@gmail.com
Adresa: K.3, G. 29, e QKMBM dhe MFA, Garnizoni Skënderbej, Rr. E Dibrës, Tiranë.
Orari: E hënë – E enjte: 08:00 – 16:30 / E premte: 08:00 – 14:00

Formati i kërkesës/shpjeguese

 
  • Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
 
  • emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
  • adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
  • përshkrimin e informacionit që kërkohet;
  • formatin në të cilin preferohet informacioni;
  • çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
 
  • Kërkesa për informim trajtohet nga ana e Autoritetit Publik sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
 
  • Kur kërkesa është e paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e saj, Autoriteti Publik kontakton menjëherë personin për të bërë sqarimet e nevojshme, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës.
 
  • Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës Autoriteti Publik konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë Autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin.
 
  • Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga Autoriteti Publik në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut.
 
  • Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese, sipas ligjit nr. 10039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, e përfitojnë informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë, ose në vlerën ekuivalente kur informacioni jepet në një format tjetër.
 
  • E drejta e informimit kufizohet vetëm sipas rasteve të parashikuara në nenin 17 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.


KËRKESË PËR INFORMACION

Format ankese/ shpjeguese  
Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”  
Neni 24
Procedurat për shqyrtimin e ankesave
 
  1. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Drejtorisë së Përgjithshme te Rezervave Materiale të Shtetit, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
 
  1. Ankimi administrativ pranë Drejtorisë së Përgjithshme te Rezervave Materiale të Shtetit, bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
  2. a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
  3. b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
 
  1. Me marrjen e ankesës, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe Autoritetit Publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, Koordinatori zhvillon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.
 
  1. Koordinatori për të Drejtën e Informimit merr vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi.
 
  1. Koordinatori për të Drejtën e Informimit vendos:
 
  1. a) mospranimin e ankesës kur:
  2. i) ka kaluar afati i parashikuar në pikën 2 të këtij neni;
  3. ii) ankimi nuk paraqitet në formë shkresore;
iii) nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit;  
  1. b) pranimin e ankesës dhe urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin e kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme;
  2. c) rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht;
ç) afatin, brenda të cilit Autoriteti Publik duhet të zbatojë urdhrin.  
  1. Në qoftë se Koordinatori për të Drejtën e Informimit nuk merr vendim përpara mbarimit të afatit të parashikuar në pikën 4, të këtij neni, ankuesit i lind e drejta për t’iu drejtuar gjykatës.
 
  1. Procedura administrative e parashikuar në këtë nen nuk cënon kompetencat e Avokatit të Popullit, lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e të drejtave civile, sipas ligjit nr. 8454, datë 04/02/1999, “Për Avokatin e Popullit”.
    ANKESË  
  • Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP
 
  • Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (Nuk ka informacion)
  • Plane Strategjike të Punës:
Plani vjetor i punes se DPRMSH.pdf
  • Raport monitorimi/ auditimi (Nuk ka informacion)
  • Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së AP (Nuk ka informacion)
Përditësuar më 19.03.2026.

Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP
    • Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara:
    Shtohet informacioni për vitin 2026: Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, për vitin 2026 i janë akorduar fonde buxhetore në vlerë totale 194 310 000 (njëqind e nëntëdhjetë e katër milion e treqind e dhjetë mijë) lekë, të detajuar sipas klasifikimit ekonomik si më poshtë:
    • 102 102 000 lekë për paga,
    • 14 208 000 lekë për sigurime shoqërore,
    • 31 000 000 lekë për mallra dhe shërbime,
    • 47 000 000 lekë për investime.
        • Raporti vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset:
         Treguesit e realizimit të buxhetit për vitin 2025
        • shpenzimet për paga
        Plani me ndryshime 81 880 000 lekë, Realizimi në fakt 81 259 495 lekë ose 99.2%
        • Shpenzimet për Sigurime shoqërore
        Plani me ndryshime 13 570 000 lekë, Realizimi në fakt  13 547 302  lekë ose 99.8%
        • Shpenzimet për mallra dhe shërbime
        Plani  31 000 000 lekë Realizimi në fakt  25 732 511  lekë ose 83%
        • Shpenzimet për transferta/ buxhete familjare
        Plani  393 000 lekë Realizimi në fakt  271 000  lekë ose 69%
        • Shpenzimet për Investime
        Plani me ndryshime 122 400 000 lekë, Realizimi në fakt  100 759 903  lekë ose 82.3%   Në total realizimi i buxhetit për vitin 2025 është realizuar ne vlere 221 570 211 lekë ose 88.9%
        • Donacione, sponsorizime (Nuk ka informacion)
        Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara (Nuk ka informacion)
    Përditësuar më 19.03.2026.
  • Lista e kontratave të lidhura:
Do bashkëlidhet Regjistri i realizimit 2025 Përditësuar më 19.03.2026.  
  • Regjistri i parashikimit të prokurimit publik:
CamScanner 2.4.26 11.41.pdf Përditësuar më 19.03.2026.
  • Regjistri i realizimit të prokurimit publik:
CamScanner 2.4.26 11.39.pdf Përditësuar më 19.03.2026.  
  • Informacione mbi zbatimin dhe monitorimin e kontrateve si dhe udhëzues e politika të ndryshme (Nuk ka informacion)
  • Shërbimet që ofrohen nga AP
 
  • Lista e shërbimeve që ofron AP përfshirë (tarifat, formulari aplikimit, afati kohor, procedura e ankimit, standartet për cilësinë e shërbimit)
(Nuk ka informacion)
  • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore e nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP
 
  • Njoftimi dhe konsultimi publik (Nuk ka informacion)
  • Planet vjetore të organeve publike që lidhen me procesin e vendimarrjes (Nuk ka informacion)
  • Komente/ rekomandime/ opinione të palëve të interesuara/ grupe interesi (Nuk ka informacion)
  • Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve (Nuk ka informacion)
  • Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimarrjes (Nuk ka informacion)
  • Procedura/ mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP (Nuk ka informacion)
  • Emër, mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/ elektronike (Nuk ka informacion)
  • Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format

  • Lista e dokumenteve që administrohen nga AP me afatet e ruajtjes

AKTE JURIDIKE

Natyra e Aktit

Koha e ruajtjes

1.

Akte ligjore që prekin drejtpërdrejt intersat e AP

RHK

2.

Struktura Organizative e AP me urdhër të Këshillit të Ministrave

RHK

3.

Dokumenta për personelin

120 vjet

4.

Emërime, largime, transferime, masa disiplinore.

RHK

5.

Dokumentacion për deklarimin e figurës dhe pasurisë për funksionarët publik (ILDKPI)

RAP (10 vjet)

6.

Kërkesat dhe ankesat drejtuar AP

RAP ( 10 vjet)

7.

Rregullore të brendshme të AP

RAP (10 vjet)

8.

Akte Kontrolle Auditimi

RAP (10 vjet)

9.

Planet Strategjike vjetore

RHK

AKTET E BUXHETIT

Natyra e Aktit

Koha e ruajtjes

1.

Bilance

RHK

2.

Border të pagave

RHK

3.

Kontrata (qiraje, huapërdorje, freskimi, shitblerje, pune, shërbimi)

RHK

4.

Dokumentacion mbi Ankandet (aktet kryesore)

RHK

5.

Dokumentacion mbi Prokurimet

RHK

DOKUMENTAT PËR PROCESET GJYQËSORE

Natyra e Aktit

Koha e Ruajtjes

1.

Dokumenta të Proceseve Gjyqësore (Vendime)

RHK

2.

Dokumenta mbi identifikimin e detyrimeve debitore

RHK

DOKUMENTA TEKNIKE

Natyra e Aktit

Koha e ruajtjes

1.

Urdhra të Drejtorit të Përgjithshëm për dhënie ndihme

10 vjet

2.

Dokumenta për administrimin e mallrave të sekuestruara, konfiskuara dhe në ruajtje

10 vjet

3.

Akte mbi mallrat ndihmë humanitare

10 vjet

4.

Akte mbi administrimin e mallrave RSH

10 vjet

5.

Dokumenta mbi projektimin, ndërtimin dhe rikonstruksion

10 vjet

6.

Dokumentacioni për privatizimin e pronave

RHK

7.

Dokumentacion për regjistrimin e pronave

RHK

8.

Dokumenta për proceduart e asgjësimit dhe tjetërsimit

10 vjet

  • Formën e dokumenteve informacioneve (elektronike, kopje fizike, audio, video, foto) (Nuk ka informacion)
Në përputhje me nenin 8 të Ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” ndryshuar me Ligjin nr. 78, datë 21.09.2023 gjeni Regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve, ku pasqyrohen të gjitha kërkesat për informim dhe informacionet e dhëna në përgjigje të tyre. Ky regjistër do të përditësohet çdo muaj dhe do të jetë në përputhje me standardin e vendosur nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave.

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Janar 2025 - Qershor 2025

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Korrik 2025

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Gusht 2025

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Korrik 2025 - Dhjetor 2025

Regjistri-i-kerkesave-dhe-pergjigjeve- janar - mars 2026.

 
  • Ndihma shoqërore/ subvencione të dhëna nga AP
 
  • Ndihma shoqërore/ subvencione të dhëna nga AP
  Për vitin 2025   DPRMSH i ka ardhur në ndihmë popullsisë dhe gjësë së gjallë në raste të fatkeqësive të ndryshme natyrore apo e të tjera sipas përcaktimeve në legjislacionin për rezervat materiale të shtetit me një sasi totale prej 101.045 ton dhe 18 952 litra mallra ushqimorë, 2829 copë mallra industriale dhe 116.749 ton ushqim për bagëti. Mallrat e ofruara ndihmë janë dhënë në ndihmë të familjeve të prekura në raste të:  
  1. Rënies së zjarreve, në ndihmë të 86 familje, me 124 pako ushqimore & industriale me sasi mallrash:
  • 8 kg mallra ushqimore (miell, oriz, sheqer, makarona, vaj ushqimor, fasule, konserva mish vici)
  • 1971 copë mallra industriale (çadra strehimi, krevat, jastëk, batanije, dyshek, sete kuzhine, çizme gome etj.,)
  Gjithashtu si pasojë e rënies së zjarreve në vendin tonë në periudhën korrik-gusht 2025 janë ndihmuar blektorë me 82 ton “Koncentrat, ushqim për bagëti”.  
  1. Rënia e reshjeve të shiut dhe përmbytjet, në ndihmë të 3635 familjeve, me 3638 pako ushqimore & industriale, me sasi mallrash:
-    79 342.2 kg mallra ushqimore (miell, oriz, sheqer, makarona, vaj ushqimor, fasule, konserva mish vici) -    285 copë mallra industriale (çadra strehimi, krevat, jastëk, batanije, dyshek, sete kuzhine, çizme gome etj.,)   Gjithashtu si pasojë e rënies së shirave, rast përmbytje janë ndihmuar blegtorë me 34.75 ton “Koncentrat për bagëti”.  
  • Fatkeqësi natyrore të ndryshme (rrëshkitja e dherave, shkarja e gurëve, reshjet e dëborës), janë ndihmuar 804 familje konkretisht me 809 pako ushqimore & industriale, nga ku janë dhënë:
  • 33 267.3 kg mallra ushqimore (miell, oriz, sheqer, makarona, vaj ushqimor, fasule, konserva mish vici)
  • 277 copë mallra industriale (çadra strehimi, krevat, jastëk, batanije, dyshek, sete kuzhine, çizme gome etj.,)
    Për vitin 2026   Për tre mujorin e parë të vitit 2026 DPRMSH i ka ardhur në ndihmë popullsisë dhe gjësë së gjallë gjatë situatave të krijuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të shiut në fillim të vitit si dhe rrëshqitjeve të tokës gjatë muajit . Ndihma e dhënë ka konsistuar në 1776 pako ushqimore dhe industriale, me një sasi prej 58 162.2 kg dhe 15 810 litra mallra ushqimore (miell, oriz, sheqer, makarona, vaj ushqimor, fasule, konserva mish vici), 819 copë mallra industriale (çadra strehimi, krevat, jastëk, batanije, dyshek, sete kuzhine, çizme gome etj.,) dhe 27 ton koncentrat ushqim për bagëti. Përditësuar më 19.03.2026.
  • Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve (Nuk ka informacion)
  • Procedura për të përfituar ndihmën shoqerore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim (Nuk ka informacion)
  • Procedura e ankimit (Nuk ka informacion)
 
  • Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP
 
  • Njoftime të ndryshme (Nuk ka informacion)
  • Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbimin civil (Nuk ka informacion)
  • Raporte (Nuk ka informacion)
  • Publikime (Nuk ka informacion)
  • Statistika (Nuk ka informacion)
  • Projekte (Nuk ka informacion)
  • Bashkëpunime etj (Nuk ka informacion)
        Bashkëlidhur :
  • Ligji 51/2025
  • VKM 54/2026
  • CV e 3 drejtorëve të drejtorive në DPRMSH
  • RRPP për vitin 2025
  • RPPP për vitin 2026
  • Plani vjetor i punës së DPRMSH për vitin 2026
  • Formulari i kërkesave për informacioni
  • Formulari i ankesave