REZERVAT MATERIALE TË SHTETIT

Rezervat materiale të shtetit krijohen për të ndërhyrë, në mënyrë operative, për mbrojtjen e popullsisë, të ekonomisë dhe mbrojtjen e vendit, në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, veprimeve terroriste, veprimeve ushtarake ( në gjëndje lufte), të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, për shëndetin e popullatës dhe të gjësë së gjallë, për pasurinë, për trashëgiminë kulturore dhe për mjedisin. Rezervat materiale të shtetit përdoren edhe për dhënien e ndihmave humanitare, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Rezervat materiale të shtetit përbëhen nga:

a) mallrat rezervë, që financohen nga Buxheti i Shtetit;

b) mallrat, që vijnë si ndihmë humanitare;

c) mallrat, që kalojnë në pronësi të shtetit nga kundravajtjet administrative dhe kryerja
e veprave penale;

ç) asetet, që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë e që administrohen nga
Drejtoria e Përgjitshme e Rezervave Materiale të Shtetit.

Mallrat rezervë

1. Mallrat rezervë janë mjetet e punës, lëndët e para, materiaiet, produktet e gatshme,
vlerat e tjera materiaie, që financohen nga Buxheti i Shtetit, për të përballuar situatat si:
gjendje e jashtëzakonshme, gjendje lufte, veprime terroriste dje gjendje të emergjencës civile.

2. Mallrat rezervë ndahen në mallra të grupit A, të grupit B dhe të grupit C.

3. Lista përbërëse e mallrave rezervë, në lloje e sasi, e ndarë sipas grupeve, miratohet me
vendim të Këshillit të Ministrave.

4. Nomenklatura, sasia dhe gjendia e mallrave rezervë shtetërore kanë karakter sekret.