DREJTORIA TEKNIKE, STANDARTEVE DHE CILËSISË

Z.Vili VREONI – Drejtor


DREJTORIA TEKNIKE, STANDARTEVE & CILËSISË

Drejtoria Teknike Standardeve dhe Cilësisë ka për mision qe te zgjidhe teknikisht, te gjitha problematikat qe kane si objekt veprimtarie, rezervat e Shtetit, mbështetur ne legjislacionin përkatës.

7.1. Detyrat e Drejtorit te Drejtorisë Teknike Standardeve dhe Cilësisë

a. Përgjigjet përpara Drejtorit te Përgjithshëm për te gjithë veprimtarinë qe mbulon.

b. Ndjek zbatimin e detyrave dhe urdhrave te Drejtorit te Përgjithshëm, për drejtorinë qe ka ne varësi, sektorët teknike dhe specialistët teknikë të varësisë dhe raporton, për zbatimin e këtyre detyrave.

c. Ben bashkërendimin e detyrave me drejtoritë përkatëse, ne dikasteret dhe institucionet e tjera dhe ndjek zbatimin e tyre.

d. Evidenton dhe zgjidh me iniciative, ne mbështetje me dispozitat ligjore ne fuqi, problemet, qe ngrënë Drejtoritë Rajonale.

e. Studion, analizon, nxjerr konkluzione dhe jep mendime, për përsosjen organizative te Rezervës se Shtetit, për strukturën dhe sasinë e mallrave rezerve shteti.

f. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Planifikimit Financiar nxjerr dhe zbaton detyrat përkatëse, për Rezervën Shtetërore, ne lidhje me ndihmat shtetërore dhe ndjek zbatimin e tyre.

g. Organizon dhe drejton veprimtarinë, për ngritjen tekniko- profesionale, te personelit inxhiniero – teknik.

h. Kontrollon marrjen dhe zbatimin e masave për sigurimin teknik, mbrojtjen ne pune dhe mbrojtjen ndaj zjarrit (M.N.Z).

i. Organizon takime dhe seminare, me sektorët teknike dhe specialistët teknikë ne rrethe, për njohjen e kuadrit ligjor që mbulon fushën e rezervave materiale të shtetit si dhe për shkëmbim eksperience midis g tyre.

j. Mbikëqyr veprimtarinë e drejtorive rajonale lidhur me shërbimet dhe ruajtjen e mallrave rezerve shtetërore, konform standardeve shtetërore.

k. Ndjek zbatimin e standardeve shtetërore, ne procesin e blerjes dhe shitjes se mallrave, te administruara nga DPRMSh.

l. Bashkëpunon me subjektet shtetërore, qe dërgojnë mallra te konfiskuara, sekuestro dhe ne ruajtje, për te respektuar te gjitha parametrat ligjore dhe cilësore.

m. Drejton dhe kontrollon veprimtarinë e freskimit ?te mallrave, sipas afateve të përcaktuara në standardet shtetërore.

n. Kontrollon veprimtarinë lidhur me nxjerrjen jashtë, përdorimit te i mallrave rezervë materiale shtetërore (ushqimore dhe industrialë) që administrohen pranë Drejtorive Rajonale, sipas dispozitave ne fuqi.

o. Mbikëqyr procedurat e ndjekura për projektimin dhe zbatimin, sipas K. T.P dhe K. T.Z, te te gjithë objekteve ndërtimore, pronë e DPRMSh-së dhe e Drejtorive Rajonale.

p. Konfirmon relacionet teknike mbi identifikimin e kushteve teknike te magazinimit te mallrave dhe plotësimin e kushteve te tilla, nëpërmjet investimeve dhe meremetimeve.

q. Ushtron kontrolle periodike me ekip, ose vete, mbi veprimtarinë e sektorëve teknikë apo specialistëve teknikë ne Drejtoritë Rajonale dhe për shkeljet e konstatuara, propozon para Drejtorit te Përgjithshëm, për masat përkatëse.