Nis përgatitja e pakoveve ushqimore, Xhaçka: Durim, do të ndihmohet çdo familje në nevojë


Pensionistët kryefamiljarë dhe familjet në nevojë do të kenë shumë shpejt ndihmat e para për të përballuar situatën e krijuar nga rreziku i virusit COVID-19.Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishte te Rezervat e Shtetit, ku pa nga afër punën që po bëhet për përgatitjen e pakove që do t’u shpërndahen kësaj shtrese sociale.

170320

E shoqëruar nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku, ministrja Xhaçka u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë durim duke i siguruar ata se do kenë mbështetjen maksimale të struktutave shtetërore.

170320

Dua t’u them të gjithëve se jemi të gjithë bashkë në këtë luftë! I mirëkuptojmë maksimalisht hallet, stresin, pasigurinë për gjërat bazike, por ju lutemi të gjithëve të kenë besim dhe të bëjnë durim! Që në momentin e parë të përshkallëzimit të masave jemi angazhuar bashkë me Rezervat e Shtetit, Emergjencat Civile, bashkitë dhe po përgatisim mbështetjen e atyre që janë më në nevojë.

Fokusi ynë janë pensionistet kryefamiljare dhe familjet me te varfra. Do t’u shërbeje me përkushtim maksimal dhe me gjithçka kemi mundësi. Ju lutem të gjithëve të na mirëkuptojnë, sepse na duhet pak kohë. Edhe vende më të zhvilluara po përballen me vështirësi të paimagjinueshme! 

Ju lutem durim dhe vetëm durim, kjo është luftë në kuptimin më të vërtetë të fjalës dhe prandaj të gjithë duhet të kufizojmë çdo gjë që mundemi. Mirënjohje për mirëkuptimin mbarë popullor dhe kontributin fantastik të secilit! Sa më shumë të vetëkufizohemi sot, aq më pak plagë e humbje jete do kemi në këtë luftë.“- u shpreh ministrja Xhaçka.

170320

Pakot që po përgatiten te Rezervat e Shtetit dhe që do t’u shpërndahen pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë përmbajnë kryesisht produkte ushqimore bazë dhe detergjentë.

Shpërndarja e këtyre pakove do bëhet nga Komanda Mbështetëse në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe pushtetin lokal.

Si të mbrohemi nga COVID -19?

Si të mbrohemi nga COVID -19?

Urdhër Nr 168, datë 12.03.2020 i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për ndalimin/kufizimin e lëvizjeve me mjetet e transportit”

***

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e strukturave shtetërore, po ndjekin nga afër dhe kanë marrë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strukturat e vartësisë së saj, bazuar nga udhëzimet e nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Instituti i Shëndetit Publik dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Janë marrë masa për rritjen e vigjilencës dhe kryerjen e kontrolleve mjekësore në reparte dhe struktura ushtarake nga personeli mjekësor.

Është filluar procesi i evidentimit të personelit ushtarak/civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit.

Ka filluar procesi i sensibilizimit të personelit ushtarak dhe civil të Forcave të Armatosura rreth masave higjenike-sanitare.

Për udhëzime më të detajuara ndiq burimet e mëposhtme:

Udhëzues për personelin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë që ka udhëtuar jashtë Shqipërisë gjatë 2 javëve të fundit.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

Koronavirusi i ri dhe masat ndaj tij

Koronavirusi, pyetje dhe pergjigje!

Këshilla gjatë udhëtimeve!

Masat e marra për parandalimin e koronavirusit të ri në Shqipëri!

Masat kryesore që rekomandohen për parandalimin e infeksionit nga koronavirus!

Informacion për koronavirusin e ri/ 28-29-30-31 janar 2020

Informacion i përditësuar për koronavirusin – shkurt 2020

Informacion i përditësuar për koronavirusin – mars 2020

Disa mite mbi koronavirusin

Përdorimi i saktë i maskave kundra Koronavirusit

Komunikimi i përditshëm për Koronavirusin

 

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Koronavirusi i ri dhe masat ndaj tij

Kujdesi shëndetësor në pacientët që dyshohen si të infektuar me COVID – 19 dhe që paraqesin simptoma të lehta, kontakteve te tyre dhe menaxhimi i kontakteve.

ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË (WHO)

Coronavirus disease (COVID-19) outbreak

Q&A on coronaviruses (COVID-19)

Coronavirus disease (COVID-19) advice for the public: Myth busters

Tërmeti, specialistë të vendeve aleate e partnere asistencë për operacionet e kërkim – shpëtimit

140

Pas situatës të rënduar të krijuar nga tërmeti me magnitudë 6,4 shkalla Rihter, me epiqendër bregdetin e Durrësit që goditi në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit vendin tonë, mbi 200 specialistët të kërkim – shpëtimit dhe Emergjencave Civile nga vende aleate dhe partnere të NATO-s, kanë mbërritur orë pas ore në Shqipëri për të asistuar ekipet tona në këtë situatë të rëndë.

Specialiste nga BE, Greqia, Turqia, Franca, Italia, Kroacia, Rumania, Zvicra, SHBA, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia, po japin ndihmën e specializuar në operacionet e kërkim – shpëtimit.

Këto operacione kanë vijuar gjatë natës në Durrës, ndërsa në Thumanë kërkimet kanë rinisur herët në mëngjes, pas ndërprerjes disa orëshe për shkak të vështirësive të natës. Sipas informacioneve paraprake 24 persona kanë humbur jetën, 650 të tjerë janë lënduar dhe 45 janë shpëtuar.

150

Ndërkohë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të cilave u janë dëmtuar pjesërisht apo tërësisht banesat, pranë kampingut të ngritur në qytetin e Durrësit dhe fshatrat Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund i Ri janë ngritur 181 çadra, ku janë akomoduar rreth 1450 banorë, si dhe janë montuar 10 banja fushore.

170

Në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar 700 banorë.


Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Facebook Messenger Telegram Viber Email

Tërmeti trondit vendin, Xhaçka: Fatkeqësisht ka jetë të humbura, por i gjithë shteti është në këmbë

Të dashur qytetarë,

këto janë momente shumë të vështira për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nëse ndodhen në zonat që pësuan goditjen e madhe të tërmetit, apo në zonat e sigurta ku goditja ka kaluar pa pasoja.

Ngjarja është vërtet shumë e rëndë. Situata është e vështirë. Për fat të keq nga kjo goditje ka pasur jo vetëm më shumë dëme e më shumë të plagosur, por edhe viktima. Deri në këtë moment janë konfirmuar 7 qytetarë, që kanë humbur jetën. Është shpresa jonë, është lutja e çdo qytetari shqiptar, që ky numër të mos rritet më tej dhe, me mendje e me zemër, ju gjendemi pranë të gjithë atyre qytetarëve, që ende s’kanë mundur të rivendosin kontaktin me të afërmit e tyre.

Është një moment i tmerrshëm, por dua t’u them të gjithë qytetarëve që ky nuk është një moment për të vajtuar. Ky është një moment për t’u solidarizuar, për të ndihmuar njëri – tjetrin, për të menaxhuar me gjakftohtësi një situatë tragjike dhe tejet të vështirë. Dhe dua të falënderoj qytetarët e Durrësit, Golemit, Kavajës, Thumanës e cilido qytet tjetër të prekur nga tërmeti, që kanë bërë aq shumë për të ndihmuar të afërmit e fqinjët, për të mbështetur forcat e emergjencës, duke shpëtuar jetë.

Goditja kryesore e tërmetit u shënua në orën 3:55 minuta dhe ishte e magnitudës 6,3 me thellësi 10 km dhe me epiqendër në Durrës.

Një tjetër goditje kryesore e shkallës 5.5 Rihter dhe epiqendër në Kepin e Rodonit, u shënua pas goditjes së parë, ndërkohë që prej atij momenti janë shënuar mbi 100 goditje dytësore dhe situata mbetet ende aktive.

Durrësi dhe Thumana janë dy lokalitetet e goditura më rëndë. Me dëme të mëdha materiale e tragjikisht edhe me 7 jetë të humbura, siç konfirmohet deri në këto momente sipas informacioneve paraprake. Në të gjitha këto zona, në të gjitha godinat e shembura vazhdon puna e kërkim – shpëtimit, por siç keni mundur ta ndiqni edhe përmes mediave, janë operacione tejet të vështira, ku duhet punuar ngadalë pasi ekziston një rrezik shumë i madh që godinat të pësojnë shembje ose rrëshqitje të mëtejshme, duke rrezikuar jo vetëm banorët që mund të jenë të bllokuar, por edhe forcat e shpëtimit.

E gjithë qeveria dhe e gjithë struktura drejtuese e Emergjencave Civile është në terren. Bashkë me Kryeministrin kemi qenë në zonat e prekura që në momentet e para, bashkë me FA, Policinë e Shtetit, forca të përforcuara zjarrfikëse dhe ambulanca, të cilat janë të pranishme dhe duke punuar në zonat e goditura më rëndë. Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e shërbimit shëndetësor, nga të gjithë qarqet, janë nisur drejt Durrësit, ku situata është më e rëndë.

Janë 400 efektivë të FA aktualisht në terren, por e gjithë FA ka kaluar tashmë në gjendje gatishmërie të plotë.

Janë mbi 1.000 efektivë të Policisë së Shtetit në gatishmëri dhe disa qindra personel mjekësor, por është një situatë e rëndë, qoftë për shkak të numrit të madh të godinave të dëmtuara, qoftë për shkak të shtrirjes së tyre gjeografike. Është një situatë dhe një ngjarje e përmasave të atilla që çdo vend do ta kishte të vështirë për ta përballuar i vetëm.
Lajmi i mirë, është që nuk jemi vetëm. Të gjithë aleatët kanë ofruar ndihma urgjente. Ndërkohë që grupet tona vazhdojnë punën janë duke mbërritur grupe të specializuara kërkim – shpëtimi nga Italia dhe grupe ekspertësh janë vënë në lëvizje tani që flasim edhe nga Turqia. Vëllezërit tanë në Kosovë janë duke dërguar po ashtu ekipe të specializuara të FSK për të ndihmuar dhe të gjithë aleatët kanë ofruar ndihmë bashkë me BE, i gatshëm për të angazhuar mekanizmin e Mbrojtjes Civile.

E thashë më lart, që qytetarët kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme me solidaritetin e tyre. Ata janë heronjtë e vërtetë të kësaj dite, por ndihma më e madhe që ju kërkoj të na japin tani, është që të kufizojnë në maksimum lëvizjet me automjete, për t’ju dhënë mundësi qarkullimi mjeteve të emergjencës. Në orët e para pas tërmetit kryesor, forcat e emergjencës kanë hasur në vështirësi serioze për të arritur në lokalitetet e dëmtuara më rëndë, për shkak të bllokimit të rrugëve.

Dua t’ju bëj thirrje me forcë, të gjithë qytetarëve, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar, që të evitojnë qëndrimin në këto ambiente. Është shumë e rëndësishme që dëmtimet të verifikohen, që të ketë një prognozë të saktë nga ekspertët të sigurisë së tyre.

Ju bëj thirrje qytetarëve, po ashtu, që të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë. Edhe sot, për fat të keq, ka pasur shumë dëmtime që janë shkaktuar nga paniku. Kjo është një situatë ku ka nevojë për qetësi, solidaritet dhe gjakftohtësi.

Mësimi sot në të gjitha shkollat, universitetet, kopshtet e çerdhet është pezulluar dhe do të vazhdojë i pezulluar edhe nesër. Është një mundësi që familjet të mblidhen së bashku për të siguruar sidomos më të vegjlit që e kanë vuajtur më shumë situatën e frikës e traumës. Por është edhe një mundësi që studentët nga qytetet e tjera të Shqipërisë që studiojnë në Tiranë e Durrës, të mund të kthehen pranë familjeve të tyre sepse e kuptojmë fare mirë ankthin e frikën që ka ndjerë sot çdo familje që ka të afërm veçanërisht në Durrës, Lezhë apo Tiranë.

Për një pasqyrë paraprake të situatës, që dua ta theksoj është duke u përditësuar minutë pas minute:

Rezultojnë deri tani 135 të lënduar dhe 12 shtrime të konfirmuara në spitalin e Durrësit. 60 të shtruar në QSUT, por rastet janë duke u shtuar.
Janë konfirmuar 7 jetë të humbura. 3 në Durrës, 2 në Thumanë, një në Lezhë dhe një rast në Kurbin.

Fatkeqësisht, operacionet e kërkim – shpëtimit vazhdojnë dhe janë ende një numër qytetarësh që mendohet se ndodhen nën rrënojat e disa godinave të shembura në Durrës. Lutja jonë është që ata të gjenden shëndoshë e mirë dhe ju gjendemi pranë me mendje e me zemër familjarëve të tyre. Do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’i shpëtuar.

Është e parakohshme dhe është e pamundur që t’ju jap qoftë edhe një shifër paraprake të godinave të dëmtuara, sepse jemi ende duke mbledhur raportime nga çdo qark dhe do t’ju mbajmë të informuar ore pas ore gjate gjithë ditës.

Kurajo, gjithë shteti është në këmbë dhe do të bëjmë gjithçka për ta përballuar sëbashku këtë situatë kaq të veshtirë.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Facebook Messenger Telegram Viber Email

NDIHMAT E DHËNA NGA REZERVAT E SHTETIT PËR FAMILJET E PREKURA NGA TËRMETI

Në vijim të aktivitetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit për ardhjen në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti dhe përmbytjet e ndodhura ditët e fundit në disa qarqe të vendit, DPRMSH në bashkëpunim të plotë me Shtabin e Përgjithshëm, Mbrojtjen Civile, Prefekturat dhe Bashkitë e Shqipërisë ka shpërndarë ndihma si më poshtë:

Kuvajti ndihma për të prekurit nga tërmeti

010

Shteti i Kuvajtit iu bashkua vendeve të tjera, që janë solidarizuar duke dërguar ndihma për të përballuar situatën e krijuar pas lëkundjeve të tërmetit të datës 21 shtator, që shkaktuan dëme të konsiderueshme në Tiranë dhe Durrës.

020

Ambasada e Kuvajtit nëpërmjet fondacioneve bamirëse kuvajtiane në vendin tonë, dorëzoi 2000 pako me nga 25 kg ushqime bazë pranë magazinave të Rezervave Materiale të Shtetit.
Në dorëzimin e këtyre pakove ishte i pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri Fayez Mishari Al Jassim, drejtori i Përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit Paulin Luli dhe drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako.

Zëvendësministri Koçi falënderoi në emër të qeverisë shqiptare shtetin e Kuvajtit duke vlerësuar rolin e ambasadorit Al Jassim për angazhimin e tij personal pas lëkundjeve të 21 shtatorit.

“Dua që të shpreh mirënjohjen e përzemërt në emër të qeverisë, natyrisht të Ministrisë Mbrojtjes për Kuvajtin, i cili nuk është hera e parë që asiston në rastet e fatkeqësisë natyrore. Një pjesë e këtyre ndihmave ka shkuar drejtpërdrejt për bashkitë përkatëse Tiranë dhe Durrës. Ndërsa sot kemi një ndihmë tjetër, e cila i dorëzohet Rezervave të Shtetit dhe më pas do t’i shpërndahet njerëzve në nevojë.”

030
Nga ana e tij, ambasadori i Kuvajtit Fayez Mishari Al Jassim, foli për përmbajtjen e pakove dhe i cilësoi këto si ndihma paraprake për banorët e prekur.

Më herët, Ambasada e Kuvajtit ka kontribuar me ndihma edhe pranë bashkive Tiranë, Durrës dhe Elbasan, të cilat u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit.

Tërmeti i 21 shtatorit, mbërrijnë ndihma nga Turqia

002

Pas tërmetit të 21 shtatorit, Turqia i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë me bazë materiale të një vlere monetare prej 350 mijë euro. Në prani të ambasadorit turk në Shqipëri, sh.t.z. Murat Ahmet Yȫrük, zëvendësministrit të Mbrojtjes Petro Koçi, drejtorit të Përgjithshëm të Rezervave Materiale të Shtetit Paulin Luli mbërritën në Drejtorinë e Rezervave Materiale të Shtetit kamionët me ndihma të ardhura nga Turqia.

Ndihma e popullit turk që është më shumë se sa mik për ne, është shumë e çmuar. Sigurisht bashkë me Turqinë ne i përgjigjemi shumë sfidave globale të sigurisë dhe paqes. Bashkë kemi qenë në Afganistan, në shumë misione ndërkombëtare, jemi bashkë në detin Egje për të penguar emigracionin e paligjshëm. Por ky moment bashkëpunimi në situatatë emergjence është edhe më zemërprekës”, – u shpreh zëvendësministri i Mbrojtjes.

080

Ambasadori i Turqisë përcolli mesazhet solidarizuese të presidentit Erdoğan për Shqipërinë, duke kujtuar edhe takimin me kryeministrin Edi Rama në Nju Jork.
Si një shtet që e kemi përjetuar tërmetin dhe nga kjo fatkeqësi kemi pasur edhe humbje njerëzish arrijmë ta kuptojmë mirë gjendjen e vëllezërve tanë shqiptarë. Shpresojmë që kjo ndihma jonë të jetë e rëndësishme në këtë situatë. Ne gjithmonë kemi qëndruar pranë në ditë të vështira dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë”, – u shpreh ambasadori turk.

070

Me aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Evropian, në pak kohë, Shqipërisë i kanë ardhur ndihma të shumta nga vende të ndryshme evropiane.

040

BE ndihma për tërmetin

BE ndihma për tërmetin

14 vende anëtare të Bashkimit Evropian si dhe 2 vende të tjera joanëtare u solidarizuan menjëherë për t’i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare të prekura nga lëkundjet e tërmetit të datës 21 shtator 2019.

Ndihmat e ardhura iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit në një ceremoni ku morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian Luigi Soreca, ambasadorë të vendeve kontribuese dhe drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Rezervave të Shtetit.

051019

Ministrja Xhaçka falënderoi vendet kontribuese për ndihmën në këtë moment të vështirë dhe siguroi qytetarët e prekur për rindërtimin e banesave të tyre.

051019

“Të gjitha godinat e shembura do të rindërtohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për emergjencat civile, por edhe nga fondi i solidaritetit që tashmë është ngritur. Ndërsa rindërtimi është sfida afatshkurtër, për t’ua lehtësuar sa më shumë situatën këtyre familjeve, sfida më e madhe që kemi përpara si shtet, si qeveri, është marrja e të gjithë masave për të qenë të përgatitur për situatat e ngjarjet, që mund të vijnë si pasojë e fatkeqësive natyrore apo emergjencave civile. Anëtarësimi në Qendrën Evropiane për Koordinimin e Përgjigjes ndaj Emergjencave do të jetë vula e suksesit të kësaj pune që ne e k

emi marrë shumë seriozisht, jo sepse është thjesht reforma e radhës, por sepse ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek siguria, tek jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë.” – u shpreh ministrja Xhaçka.

051019

051019

Ambasadori i Italisë në vendin tonë Alberto Cutillo dhe ai i Sllovenisë, Peter Japelj vlerësuan reagimin e autoriteteve shqiptare dhe veçanërisht Ministrinë e Mbrojtjes pas lëkundjeve të tërmetit.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca nënvizoi gatishmërinë e vendeve, të cilët sipas tij, nisën lëvizjen vetëm 2 ditë pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE.

051019

“Ne jemi krenarë për efikasitetin e mekanizmit tonë të BE për Mbrojtjen Civile. U deshën vetëm disa ditë pas aktivizimit të saj për të ngritur një ekip prej 8 ekspertësh dhe për ta dërguar atë në Shqipëri. Solidariteti është në zemër të Bashkimit Evropian. Qendra e Koordinimit për Reagimin e Emergjencave i përgjigjet kërkesës së qytetarëve tanë për një solidaritet të tillë përmes veprimeve konkrete, me efikasitet maksimal dhe burokraci minimale dhe jo vetëm brenda BE, pasi solidariteti nuk njeh kufi”, nënvizoi mes të tjerash ambasadori Soreca.

051019

Ndihmat e ardhura nga vendet anëtare të BE si Austria, Bullgaria, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Hollanda, Hungaria, Italia, Kroacia, Letonia, Mbretëria e Bashkuar, Sllovakia, Sllovenia si dhe vendet joanëtare Mali i Zi dhe Norvegjia, përbëhen kryesisht nga pajisje e mjete për strehim të shpejtë dhe të përkohshëm, si dhe ekspertizë përmes specialistëve europianë të Emergjencave Civile.

RREGULLORE PËR HETIMIN ADMINISTRATIV TË SINJALIZIMIT DHE MBROJTJEN E KONFIDENCIALITETIT NË DPRMSH

MINISTRIA E MBROJTJES

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT

 

 

 

 

RREGULLORE

PËR

HETIMIN ADMINISTRATIV TË SINJALIZIMIT DHE MBROJTJEN E KONFIDENCIALITETIT NË DPRMSH

Tiranë, mars 2017

 

Neni 1

Rregullorja për hetimin administrativ të sinjalizimit dhe mbrojtjen e konfidencialitetit në DPRMSH  bazohet në ligjin nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, “Kodin e Procedurave Administrative” dhe në bazë të urdhrave, udhëzimeve dhe akteve të tjera nënligjore të miratuara nga ministri i Mbrojtjes dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Neni 2

Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave për procedurën e shqyrtimit të hetimit administrativ të sinjalizimit dhe përcaktimin e mekanizmave të mbrojtjes së konfidencialitetit në DPRMSH, në zbatim të ligiit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”. Përkufizimet, parimet e veprimtarisë, dokumentacioni, procedurat e veprimit dhe të hetimit administrativ janë ato të përcaktuara në ligjin nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” dhe në rregulloren për hetimin administrativ të sinjalizimit dhe mbrojtjen e konfidencialitetit në ILDKPKI.

 

Neni 3

Përkufizime

Në këtë rregullore termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

  1. “I sinjalizuar” është një ose më shumë persona, ndaj të cilëve bëhet një sinjalizim, sipas këtij ligji, në lidhje me një veprim ose praktikë të dyshuar korrupsioni.
  2. “Njësia përgjegjëse” është struktura e ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale te Shtetit, sipas urdhrit të Drejtorit te Pergjithshem nr. 163, datë 12.12.2016 “Për caktimin e njësisë përgjegiëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve në DPRMSH” dhe e ngarkuar me detyrën e shqyrtimit të hetimit administrativ të sinjalizimit dhe shqyrtimin e kërkesës për mbrojtjen e sinjalizuesit, sipas përcaktimeve të ligiit.
  3. “Sinjalizim” është raportimi i infomacionit nga ana e sinjalizuesit te njësia përgjegjëse Ose ILDKPKI-ja për veprime apo praktika të dyshuara korrupsioni, të kryera në vendin e tij të punës apo në autoritetin publik.
  4. “Sinjalizues” është individi, i cili aplikon ose është në marrëdhënie pune apo ka punuar më parë pranë strukturave vartëse të DPRMSH, pavarësisht nga natyra e marrëdhënies së punës ose kohëzgjatjes së saj, si dhe nëse paguhet ose jo, që sinjalizon një veprim ose praktikë të dyshuar korrupsioni.
  5. “Veprim ose praktikë e dyshuar korrupsioni” është një veprim ose mosveprim, fakte ose rethana të kryera në një strukturë apo institucion vartësie të DPRMSH, për të cilat sinjalizuesi dyshon në mirëbesim, sipas këtij ligii, se mund të përbëjë korrupsion.

Neni 4

  1. Njësia përgjegjëse në DPRMSH, për zbatimin e ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, bazohet në parimin e:
  2. ruajtjes së konfidencialitetit të informacionit të sinjalizimit dhe sekretit shtetëror;
  3. njohjes së identitetit të sinjalizuesit, përveç rastit kur ligji lejon pranimin e një sinjalizimi anonim;
  4. sinjalizimit vullnetar të një veprimi ose praktike të dyshuar të korrupsionit;

ç. integritetit dhe paanshmërisë gjatë shqyrtimit të sinjalizimit;

  1. zbatimit të mekanizmave të efektshëm dhe të përshtatshëm për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të sinjalizuesit; dh. procedurës së hetimit administrativ të sinjalizimit në mënyrë të shpejtë dhe të besueshme.

Neni 5

  1. Veprimet procedurale të njësisë përgjegiëse në DPRMSH, kryhen në përputhje me ligiin nr. 60/2016 dhe në rast të mosparashikimit nga ky ligj, sipas Kodit të Procedurave Administrative.
  2. Njoftimet për veprimet procedurale, për të cilat njësia përgjegjëse cakton afate, duhet të pëmbajnë paralajmërimin e shprehur mbi pasojat e mosrespektimit të afatit.

Neni 6

  1. Sinjalizimi bëhet me çdo mjet komunikimi, në formë të shkruar ose deklarohet verbalisht para punonjësit të caktuar të njësisë përgjegjëse në DPRMSH dhe dokumentohet me shkrim prej këtij të fundit.
  2. Sinjalizimi përmban të paktën:
    1. të dhënat e identitetit të sinjalizuesit;
    2. të dhënat e kontaktit të sinjalizuesit;
    3. përshkrimin e fakteve e të rrethanave të njohura nga sinjalizuesi për veprimin ose praktikën e dyshuar të kornpsionit, shoqëruar me provat përkatëse, për aq sa është e mundur;

ç. referimin përkatës në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, për aq sa është e mundur, nga sinjalizuesi, të veprës ose praktikës së dyshuar të korrupsionit;

  1. në rastin e sinjalizimit tek ILDKPKI-ja, shkaqet ligjore dhe rrethanat e faktit, për aq sa është e mundur, nga sinjalizuesi, për përdorimin e mekanizmit të sinjalizimit të jashtëm.
  1. Sinjalizuesi mund të zgjedhë të mbetet anonim dhe sinjalizimi pranohet nga njësia përgjegjëse në DPRMSH si i tillë, vetëm nëse në të janë shprehur qartë dhe janë arsyetuar shkaqet e anonimatit dhe të dhënat e sinjalizuara sigurojnë një bazë të mjaftueshme për të hetuar administrativisht veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit.
  2. Në rastet kur sinjalizimi nuk është depozituar sipas formës dhe përmbajtjes së mësipërme, sinjalizuesit i kërkohet me shkrim të korrigjojë këto të meta brenda 7 ditëve nga data e marrjes së njoftimit për korrigjim.

Neni 7

  1. Njësia përgiegiëse ka të drejtë të mos fillojë hetimin administrativ nëse:
    1. sinjalizimi nuk është depozituar sipas formës dhe pënnbajtjes së kërkuar dhe sinjalizuesi nuk korrigjon këto të meta brenda 7 ditëve nga data e marrjes së njoftimit për korrigjim;
    2. sinjalizimi përmban fakte dhe rrethana që nuk përfshihen në fushën e zbatimit të ligjit nr.

60/2016, sipas nenit 3, pika 6 të tij;

  1. kur nga përmbajtja e sinjalizimit del haptazi se nuk ka elemente të kundërvajtjes administrative ose të veprës penale.
  1. Mosfillimi i hetimit administrativ bëhet me vendim të arsyetuar të Drejtorit të Përgjithshëm.

Neni 8

  1. Sinjalizuesi ka të drejtë të sinjalizojë veprën e dyshuar të korrupsionit tek ILDKPKI-ja në rastet kur:
    1. njësia përgiegjëse në DPRMSH nuk fillon hetimin administrativ ose përfundon hetimin në kundërshtim me nenin 14 të ligjit nr. 60/2016;
    2. ekziston dyshimi i arsyeshëm se pritësi i sinjalizimit në njësinë përgjegjëse ose persona të lidhur me të janë të përfshirë ose kanë një interes të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, pasuror ose personal, në veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit. Sipas rastit, personi i lidhur ka të njëjtin kuptim me përcaktimet e bëra në ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike;
    3. ka arsye të tjera të bazuara për të dyshuar në integritetin dhe paanshmërinë e njësisë përgjegiëse në shqyrtimin e sinjalizimit;

ç. prova e sinjalizuesit, në lidhje me veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit, mund të fshihet ose të shkatërrohet.

  1. Në rastet e përmendura në pikën I të këtij neni, çdo hetim i njësisë përgiegjëse, nëse ka filluar, ndërpritet dhe sinjalizimi hetohet në vijim nga ILDKPKI-ja. Në rast se nuk vërtetohen kushtet e përcaktuara në pikën I të këtij neni, inspektori i përgjithshëm i ILDKPKI-së, me vendim të arsyetuar, e dërgon sinjalizimin për nisjen ose vijimin e hetimit administrativ te njësia përgjegjëse e DPRMSH.

Neni 9

  1. Sinjalizimet regjistrohen në një regjistër të posaçëm protokolli dhe elektronik për regiistrimin e sinjalizimeve.
  2. Njësia përgjegjëse nuk mund të refuzojë për asnjë shkak regjistrimin e sinjalizmit.

Neni 10

  1. Në kryerjen e hetimit administrativ njësia përgiegjëse vepron:
  2. me ndershmëri, paanshmëri dhe efikasitet, duke pasur parasysh interesat legiitime të sinjalizuesit;
  3. në mënyrë të pavarur nga pikëpamja politike dhe çdo influencë tjetër e padrejtë që mund të pengojë realizimin e detyrave;
  4. duke shmangur çdo konflikt interesi të mundshëm përpara fillimit të hetimit administrativ;

ç. duke marrë të giitha masat e përshtatshme për të mbrojtur dokumentacionin dhe provat lidhur me sinjalizimin nga zhdukja, fshehja, ndryshimi, falsifikimi dhe veprime të tjera, të cilat synojnë asgjësimin e tyre;

  1. duke ruajtur konfidencialitetin e informacionit dhe të mbrojë të dhënat në përmbajtje të çdo sinjalizimi;
  2. duke ruajtur sekretin shtetëror në përmbajtje të një sinjalizimi, në zbatim të ligjit.

Neni 11

l . Njësia përgiegiëse heton administrativisht sinjalizimin, në përputhje me procedurën e përcaktuar në ligjin nr. 60/2016. Për aq sa nuk parashikohet ndryshe në këtë ligj, njësia përgiegjëse zbaton dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative.

  1. Njësia përgjegjëse ka të drejtë të kërkojë informacione dhe dokumente, të kryejë inspektime ose analiza, të mbledhë deklarata ose të pyesë persona në dijeni ose rrethanat e çështjes ose të konsultohet me ekspertë të fushave të ndryshme.
  2. Në hetimin administrativ merr pjesë sinj alizuesi dhe çdo person tjetër i tretë, kur dyshohet se posedon dokumente ose ka dijeni për rrethanat e sinjalizuara, përfshirë dhe të sinjalizuarin, nëse vlerësohet e nevojshme nga njësia përgjegjëse.
  3. Çdo palë pjesëmarrëse në hetimin administrativ i garantohet një proces i rregullt, në pëmuthje me parashikimet në Kodin e Procedurave Administrative, si dhe:
    1. mund të japë deklarata me shkrim, argumente ose opinione;
    2. mund të konsultohet me dosjen e hetimit;
    3. ka të drejtë të dëgjohet në lidhje me pretendimet e tij.
  4. Njësia përgjegiëse njofton sinjalizuesin për çdo masë të marrë në përgjigie të sinjalizimit jo më vonë se 30 ditë nga momenti i kryerjes së veprimit. Pavarësisht nga afati i njoftimit të parashikuar në këtë pikë, njësia përgjegiëse është e detyruar t’i përgjigjet brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës për informacion, të paraqitur me shkrim nga sinjalizuesi, në çdo kohë, në lidhje me çështjen e sinjalizuar prej tij.
  5. Njësia përgiegjëse, në bashkëpunim me drejtuesit e strukturave, merr masa të menjëhershme, të çastit dhe për aq sa është e mundur, për të parandaluar ose për të penguar vazhdimin e pasojave të dëmshme nga veprimi ose praktika e dyshuar e korrupsionit të sinjalizuar.
  6. Nëse në përfundim të hetimit administrativ nga njësia përgjegjëse rezulton se veprimi ose praktika e dyshuar e sinjalizuar përbën ose mund të përbëjë një shkelje administrative, sipas ligjit, Drejtori i Përgjithshëm, sipas rastit, vë në dijeni Ministrin e Mbrojtjes dhe sipas rastit, drejtuesit e strkturave vartëse.

Neni 12

  1. Njësia përgjegjëse dokumenton çdo veprim që kryen gjatë hetimit administrativ. Çdo shkelje e detyrimit të zyrtarëve për dhënie dokumentacioni shkresor apo dokumenti tjetër provues përbën shkak për fillimin e procedimit ligjor në varësi të shkeljes së konstatuar.
  2. Punonjësit e njësisë përgiegjëse kanë të drejtë të këqyrin sende, vende apo dokumentacion me qëllim fiksimin dhe dokumentimin e veprimeve apo të pasojave të veprimtarisë apo praktikës së dyshuar të korrupsionit. Dokumentimi mund të bëhet me procesverbal, me mjete të tjera fotografike e filmike apo në çdo mënyrë tjetër.
  3. Në raste të veçanta, kur punonjësit e njësisë përgjegjëse vlerësojnë se ekzistojnë rrethanat për manipulimin apo asgjësimin e dokumenteve shkresore, ata bllokojnë dokumentacionin apo mjetet e tjera provuese. Zyrtarët përgjegjës apo personat e tjerë janë të detyruar të mos kryejnë asnjë veprim mbi këto dokumente gjatë giithë kohës që ato janë të bllokuara. Në çdo rast mbahet një procesverbal, që nënshkruhet nga zyrtarët përgjegjës apo personat e tjerë. Zhbllokimi i dokumentacionit bëhet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm.
  4. Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e njësisë përgjegjëse zbatojnë për aq sa mund të jetë e përshtatshme, të gjitha mjetet dhe mënyrat provuese të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative.
  5. Në fund të kontrollit mbahet aktkontrolli, i cili nënshkruhet nga punonjësit e njësisë përgjegjëse dhe drejtuesit e strukturave dhe institucioneve vartëse të DPRMSH. Në rast se këta të fundit nuk janë dakord me përmbajtjen e aktit, kanë të drejtë të bëjnë vërejtje dhe të paraqesin kundërshtime. Kopje të argumenteve dhe të dokumenteve kundërshtuese i bashkëlidhen aktit.

Neni 13

  1. Njësia përgiegjëse përfundon hetimin administrativ nëse:
    1. gjatë hetimit rezulton se sinjalizimi për veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit është i bazuar. Në këtë rast Drejtori i Përgjithshëm njofton menjëherë ministrin e Mbrojtjes, prokurorinë ose Policinë Ushtarake.
    2. sinjalizuesi nuk ka vepruar në kushtet e mirëbesimit, në zbatim të nenit 6 të ligjit nr. 60/2016.
  2. Në dosjen e sinjalizimit shënohen vendimi për përfundimin e hetimit administrativ nga Drejtori i Përgjithshëm, i arsyetuar për të gjitha shkaqet që kanë çuar në vendimmarjen përkatëse, si dhe masat e marra në lidhje me sinjalizimin.

Neni 14

  1. Gjatë procedurës së hetimit administrativ të sinjalizimit, identiteti i sinjalizuesit u bëhet i ditur personave të tretë vetëm me pëlqimin e tij me shkrim.
  2. Njësia përgjegjëse duhet të ruajë në çdo kohë në mënyrë konfidenciale informacionin e lidhur me sinjalizimin, duke mos e përhapur ose transmetuar te persona të tretë, si dhe të mos e përdorin për qëllime të tjera, përveçse me pëlqimin me shkrim të sinjalizuesit ose për përmbushjen e një detyrimi ligior.
  3. Njësia përgjegjëse në komunikimet me strukturën ku punon sinjalizuesi ose me çdo subjekt apo autoritet tjetër, privat ose shtetëror, respekton detyrimin e konfidencialitetit dhe ua komunikon informacionin e nevojshëm vetëm personave të caktuar për hetimin administrativ ose për man-jen e masave për ndjekjen e fakteve të sinjalizuara, në kuadër të një marrëveshjeje konfidencialiteti mes palëve.

Neni 15

I . Të dhënat personale të individëve të përfshirë në hetimin administrativ përpunohen vetëm për qëllim të ligjit nr. 60/2016. Në çdo rast, përpunimi i të dhënave personale kryhet sipas parimeve dhe procedurave të legiislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

  1. Në rastet kur, në zbatimin e këtij ligji, konstatohet mosrespektim i legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, çështja i referohet komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Neni 16

  1. Procedura e hetimit administrativ të sinjalizimit nga njësia përgjegjëse përfundon sa më shpejt të jetë e mundur, por në çdo rast, jo më vonë se 60 ditë nga data e fillimit të hetimit, përveçse kur nga rrethanat kërkohet një afat më i giatë.
  2. Shtyrja e afatit për hetimin administrativ bëhet me vendim të arsyetuar të Drejtorit imit të Përgjithshëm duke përcaktuar edhe afatin e ri kohor të shtyrjes në përputhje me vështirësinë dhe kompleksitetin e çështjes.

Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë.

Tërmeti i 21 shtatorit, Greqia sjell avionin e parë me ndihma të BE-së për Shqipërinë

Tërmeti i 21 shtatorit, Greqia sjell avionin e parë me ndihma të BE-së për Shqipërinë

Mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e para të Bashkimit Evropian për familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit. Pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, në Drejtorinë rajonale të rezervave të shtetit në Lundër kanë mbërritur këto dy ditë ndihma nga disa shtete evropiane si Kroacia, Hungaria, ndërsa priten edhe nga shtete të tjera. Një avion ushtarak grek solli këtë të dielë kontributin e qeverisë së Greqisë për Shqipërinë. Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe drejtuesi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum. “Ne jemi këtu si skuadër e mbrojtjes civile për të ndihmuar Shqipërinë. Ne kemi marrë deri më tani ndihmat e dhëna nga 3 shtete dhe presim edhe nga shtetet e tjera”, u shpreh përfaqësuesi i BE-së. Nga ana e tij, Sekretar i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikolaos Hardalias tha se jemi këtu të japim një mesazh solidariteti dhe mbështetje për pupullin shqiptar. Drejtori i Përgjishshëm i Rezervave të Shtetit, Paulin Luli falenderoi në emër të Ministrisë së Mbrojtjes përfaqësuesit e lartë të Mbrojtjes civile për solidaritetin. “Shpresojmë që ne këtë ndihmë të dhënë të mos e kthejmë vetëm në raste të tilla, por të jemi krah njëri-tjetrit për të ndihmuar në kohë të vështira”, u shpreh Drejtori i Rezervave të Shtetit. Një ekip i specializuar i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së ka mbërritur në Tiranë, duke iu atashuar ekipeve shqiptare të emergjencës për vlerësimin e dëmeve në terren dhe ofrimin e asistencës së tyre. Prezantimi u bë një ditë më parë edhe nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në prani edhe të ambasadorit të Delegacionit të BE në vendin tonë, Luigi Soreca.