Ndihmat e dhëna gjatë muajit Tetor 2017

Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit gjatë periudhës Tetor 2017 dhe situatave kritike të krijuara nga djegiet nga zjarri dhe përmbytjeve nga reshjet e shiut, ka vijuar gatishmërinë dhe i është përgjigjur në kohë me mallra ushqimorë dhe industrialë, kërkesave për ndihmë të:

  • Bashkisë Librazhd me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e të cilës është bërë e pabanueshme si pasojë e djegies nga një shkëndijë elektrike.
  • Bashkisë Librazhd me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 2 (dy) familjeve, banesat e të cilave janë bërë të pabanueshme si pasojë e përmbytjes nga reshjet e shiut.
  • Bashkisë Bulqizë me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e të cilës është dëmtuar dhe bërë e pabanueshme.