Ndihmat e dhëna gjatë muajit Nëntor 2017

Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit gjatë periudhës Nëntor 2017 dhe situatave kritike të krijuara nga djegiet nga zjarri dhe tërmetet, ka vijuar gatishmërinë dhe i është përgjigjur në kohë me mallra ushqimorë dhe industrialë, kërkesave për ndihmë të:

  • Bashkisë Berat me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e të cilës është bërë e pabanueshme si pasojë e rënies së tërmetit.
  • Bashkisë Bulqizë me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e të cilës është dëmtuar dhe bërë e pabanueshme.
  • Bashkisë Dibër me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e të cilës është dëmtuar dhe bërë e pabanueshme.
  • Bashkisë Elbasan me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 1 (një) familjeje, banesa e të cilës është bërë e pabanueshme si pasojë e lëvizjes së shtresave të tokës.
  • Bashkisë Bulqizë me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 3 (tre) familjeve, banesa e të cilave është bërë e pabanueshme si pasojë e djegies nga zjarri.