Ndihmat e dhëna gjatë muajit Nëntor 2016

Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit gjatë muajit Nëntor 2016 i është përgjigjur në kohë me mallra ushqimore dhe industriale, kërkesave për ndihmë si më poshtë:

  • Bashkisë Kukës, për 1 (një) familje, banesa e të cilave është dëmtuar dhe bërë e pabanueshme.
  • Bashkisë Belsh, për 1 (një) familje, banesa e të cilës është bërë e pabanueshme për shkak të djegies nga zjarri.
  • Bashkisë Kukës, për 1 (një) familje, banesa e të cilës është bërë e pabanueshme për shkak të djegies nga zjarri.
  • Bashkisë Fushë-Arrëz, për 4 (katër) familje, banesa e të cilës është bërë e pabanueshme për shkak të djegies nga zjarri.
  • Bashkisë Tiranë, Drejtorisë së MZSH-së, me 4 (katër) pompa uji, për përballimin e përmbytjeve të krijuara nga rreshjet intensive të shiut të datës 07-08.11.2016.
  • Bashkisë Tiranë, Qendra Tranzitore Tufinë, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për ardhjen në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet e krijuara nga rreshjet intensive të shiut të datës 07-08.11.2016.
  • Bashkisë Kamëz, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për ardhjen në ndihmë të 150 (njëqindepesëdhjetë) familjeve të prekura nga përmbytjet e krijuara nga rreshjet intensive të shiut të datës 07-08.11.2016.
  • Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Punëvë të Brendshme, Durrës, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për ardhjen në ndihmë të 20 (njëzëtë) familjeve të prekura nga përmbytjet e krijuara nga rreshjet intensive të shiut të datës 07-08.11.2016.
  • Bashkisë Tiranë, Njësia Administrative Nr.11, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për ardhjen në ndihmë të 100 (njëqind) familjeve të prekura nga përmbytjet e krijuara nga rreshjet intensive të shiut të datës 07-08.11.2016.
  • Bashkisë Krujë, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për ardhjen në ndihmë të 300 (treqind) familjeve të prekura nga përmbytjet e krijuara nga rreshjet intensive të shiut të datës 07-08.11.2016.
  • Bashkisë Tiranë, Njësia Administrative Nr.6, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për ardhjen në ndihmë të 150 (njëqindepesëdhjetë) familjeve të prekura nga përmbytjet e krijuara nga rreshjet intensive të shiut të datës 07-08.11.2016.
  • Bashkisë Tiranë, me artikuj industrialë për ardhjen në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet e krijuara nga rreshjet intensive të shiut të datës 07-08.11.2016.
  • Bashkisë Mat, Klos dhe Bulqizë, me artikuj ushqimorë dhe industrialë për ardhjen në ndihmë të 8 (tetë) familjeve të prekura nga përmbytjet e krijuara nga rreshjet intensive të shiut të datës 07-08.11.2016.
  • Ministrisë së Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër, me artikuj industrialë për përballimin e nevojave emergjente të saj.