Ndihmat e dhëna gjatë muajit Korrik 2017

Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit gjatë periudhës Korrik 2017 dhe situatave kritike të krijuara nga djegiet nga zjarri dhe rrëshqitjet e dheut, ka vijuar gatishmërinë dhe i është përgjigjur në kohë me mallra ushqimorë dhe industrialë, kërkesave për ndihmë të:

  • Bashkisë Elbasan me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 2 (dy) familjeve, banesa e të cilave është bërë e pabanueshme si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
  • Bashkisë Librazhd me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 4 (katër) familjeve, banesa e të cilave është bërë e pabanueshme si pasojë e rrëshqitjes së dheut, djegies nga zjarri dhe rënies së rrufesë.
  • Bashkisë Tropojë me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 2 (dy) familjeve, banesa e të cilave është bërë e pabanueshme si pasojë e djegies nga zjarri.
  • Bashkisë Shkodër me artikuj ushqimorë dhe industrialë për përballimin e nevojave të 7 (shtatë) familjeve, banesa e të cilave është dëmtuar si pasojë e djegies nga zjarri.