Ndihmat e dhëna gjatë muajit Janar 2019

Gjatë muajit Janar 2019 DPRMSH u ka ardhur në ndihmë me mallra ushqimorë dhe industrialë familjeve/institucioneve shtetërore si më poshtë:

  1. 1 (një) familjeje të Bashkisë Selenicë, banesa e të cilës është bërë e pabanueshme si pasojë e rreshqitjes së tokës.
  2. Familjeve të Bashkisë Kolonjë, banesat e të cilave janë izoluar si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës.
  3. 5 (pesë) familjeve të Bashkisë Himarë, banesat e të cilave janë dëmtuar si pasojë e tërmetit të rënë më datë 04.01.2019.
  4. 5 (pesë) banorëve të Bashkisë Dropull, të izoluar si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës.
  5. 250 (dyqind e pesëdhjetë) familjeve të Bashkisë Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos, banesat e të cilave janë izoluar si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës.
  6. 1 (një) familjeje të Bashkisë Selenicë, banesa e të cilës është bërë e pabanueshme si pasojë e erërave të forta.
  7. Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes për përmirësimin e kushteve normale me qëllim zhvillimin e kurseve dhe trajnimeve.