DREJTORI I PËRGJITHSHËM

Z. Paulin LULI – Drejtor i Përgjithshëm

Drejtori i Përgjithshëm

Në kuadër të funksioneve dhe detyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i saj ushtron kompetencat si më poshtë:

1. Përfaqëson Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit.

2. Emëron dhe liron nga detyra personelin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit dhe të degëve rajonale, në varësi të saj, sipas procedurave të legjislacionit në fuqi për shërbimin civil.

3. Zbaton dhe administron buxhetin e miratuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përgatit projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, të cilin ia përcjell ministrit.

4. Nxjerr urdhra dhe udhëzime për veprimtarinë e strukturave të saj, në nivel qendror dhe rajonal, në fushën e rezervave materiale të shtetit.

5. Administron fondin e rezervave materiale të shtetit, të planifikuar në buxhetin vjetor të institucionit, si zë më vete, në përputhje me kriteret e përcaktuara në aktet nënligjore.

6. Bashkërendon veprimtarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit me organet qendrore dhe organet e tjera shtetërore në fushën e rezervave materiale të shtetit.

7. Siguron vendvendosjen e rezervave materiale të shtetit.

8. Siguron krijimin dhe administrimin e rezervave materiale të shtetit, në përputhje me qëllimin dhe kërkesat e këtij ligji.

9. Siguron kontakte me organe homologe dhe organizata të ndryshme, të huaja, për zgjidhjen efektive të problemeve në fushën e rezervave materiale të shtetit, si dhe veprimtari të tjera, për plotësimin e detyrave, të

10. Siguron drejtimin ekonomiko-financiar të degëve rajonale dhe bashkërendimin e veprimtarisë së tyre në rastet e emergjencave civile apo të situatave të veçanta.

ll. Siguron zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të akteve ligjore e nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë në fushën e rezervave materiale të shtetit.