Ankand i hapur, DRRMSH Durrës Nr. Ref 9-A/2017, datë 03/10/2017, ora 10:00.

Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale te Shtetit Durrës, me adresë Lagja Nr.14 Rruga “Bajram Tusha” Shkozet, fton konkurruesit kandidatët/ ofertuesit të marrin pjesë në ankandin e hapur me Nr. Ref. 9-A/2017.

1. Data e zhvillimit te ankandit: 03/10/2017, ora 10:30.

2. Lloji i Procedurës standarde te ankandit : Ankand publik i hapur.

3. Objekti i Shitjes: Mall i konfiskuar në favor të shtetit nga Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës, si dhe Dega e Doganës Durrës e Lezhë,  i ndarë në 26 (njëzetegjashtë) lote, ku vlera minimale e shitjes për sasinë totale dhe për secilin lot jepet respektivisht sipas tabelës së mëposhtme:

 

Loti Nr. EMËRTIMI VLERA PA TVSH (Lekë)
1 Dyer metalike 115500
2 Dyer metalike 123200
3 Ushqimore 47514
4 Ujë natyral 2267
5 Lëngje e Birra të ndryshme 7322
6 Veshmbathje 21667
7 Cigare 113
8 Bojë printeri 24167
9 Letër për shtyp 17500
10 Dhomë frigoriferike 420055
11 Pjesë këmbimi e aksesorë të ndryshme për automjete 50700
12 Vaj automjeti 13050
13 Thasë boksi 19167
14 Thasë boksi 18400
15 Fije sintetike 177083
16 Fije sintetike 155833
17 Vera të ndryshme importi 142208
18 Vera të ndryshme importi 18967
19 Pije vendi e verë importi 64667
20 Pajisje hidrosanitare 132571
21 Pajisje hidrosanitare 132375
22 Pajisje hidrosanitare 171417
23 Pajisje hidrosanitare 548750
24 Pajisje invalidësh 18067
25 Libra të përdorur 350
26 Artikuj optikë 4242
                                                                                                                                                                                     TOTALI 2447149 lekë

 

Vlera totale: Vlera totale e ankandit është 2 447 149 (dy milion e katërqind e dyzet e shtatë mijë e njëqind e dyzet e nëntë) lekë pa tvsh ose 2 936 579 (dy milion e nëntëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekë me tvsh., sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm i Vleresimit për këtë qëllim.

4. Përshkrimi i shkurtër i objektit të shitjes: Mall i konfiskuar në favor të shtetit nga Drejtoria Rajonale Tatimore  Durrës si dhe Dega e Doganës Durrës e Lezhë, i ndarë në 26 (njëzet e gjashtë) lote.

5. Vlera fillestare: 2 447 149 (dy milion e katërqind e dyzet e shtatë mijë e njëqind e dyzet e nëntë) lekë pa tvsh ose 2 936 579 (dy milion e nëntëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekë me tvsh., sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm i Vleresimit për këtë qëllim.

6. Vendi i zhvillimit të ankandit: (Adresa) Ankandi zhvillohet në datë 03/10/2017 ora 10:00, në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, Lagja 14 Rruga “Bajram Tusha” Shkozet Durrës.

7. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: ora 10:00, datë 03/10/2017.

8. Informacion mbi dokumentet e ankandit:

Dokumentet e ankandit mund te trerhiqen prane autoritetit shites

Po X Jo

Dokumente me  pagesë:

Nëse Po

Monedha lekë Çmimi 500

 
9. Dokumentet standarde te ankandit përbehen nga:

  • Formulari i njoftimit;
  • Kërkesa për pjesëmarrje;
  • Formulari i ofertës;
  • Ftesa për oferte;
  • Formulari i njoftimit te fituesit;
  • Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit;
  • Procesverbali/et i/e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave.

10. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentet e ankandit. Për më tepër informacion, mbi emërtimet e mallrave objekt ankandi, sasinë e tyre dhe çmimet fillestare, lutemi të vizitoni Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik nr. 36, datë 11.09.2017 (www.app.gov.al) ose kontaktoni në numrin e Cel. 0694134371.