Ankand i Hapur, DRRMSH Durrës Nr. Ref 8/A/2017, datë 03/08/2017, ora 10:00

Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale te Shtetit Durrës, me adresë Lagja Nr.14 Rruga “Bajram Tusha” Shkozet, fton konkurruesit kandidatët/ ofertuesit të marrin pjesë në ankandin e hapur me Nr. Ref. 8/A/2017.

 1. Data e zhvillimit te ankandit: 03/08/2017, ora 10:00.

2. Lloji i Procedurës standarde te ankandit : Ankand publik i hapur.

3. Objekti i Shitjes: Mall i konfiskuar në favor të shtetit nga Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës, si dhe Dega e Doganës Durrës e Lezhë,  i ndarë në 20 (njëzet) lote, ku vlera minimale e shitjes për sasinë totale dhe për secilin lot jepet respektivisht sipas tabelës së mëposhtme:

 

LOTI NR EMËRTIMI VLERA NË LEK(pa t.v.sh)
Loti nr.1 Dyer metalike 115500
Loti nr.2 Dyer metalike 123200
Loti nr.3 Aksesorë metalikë 26020
Loti nr.4 Bojë printeri 24167
Loti nr.5 Vajra automjeti 22667
Loti nr.6 Bojë printeri 24167
Loti nr.7 Letër për shtyp 17500
Loti nr.8 Pjesë këmbimi e aksesorë të ndryshme për automjete 20567
Loti nr.9 Pjesë këmbimi e aksesorë të ndryshme për automjete 50700
Loti nr.10 Thasë boksi 19167
Loti nr.11 Thasë boksi 18400
Loti nr.12 Fije sintetike 177083
Loti nr.13 Fije sintetike 155833
Loti nr.14 Vera të ndryshme importi 142208
Loti nr.15 Vera të ndryshme importi 43833
Loti nr.16 Pije vendi e verë importi 38667
Loti nr.17 Pajisje hidrosanitare 370488
Loti nr.18 Pajisje hidrosanitare 271667
Loti nr.19 Pajisje hidrosanitare 342958
Loti nr.20 Artikuj optikë 5295

 

 

4. Vlera totale:  2 010 086 (dy milionë e dhjetëmijë e tetëdhjetë e gjashtë) lekë pa tvsh ose 2 412 103 (dy milionë e katërqind e njëzet e një mijë e njëqind e tre) lekë me tvsh.

5. Pershkrimi i shkurter i objektit te shitjes: Mall i konfiskuar në favor të shtetit nga Drejtoria Rajonale Tatimore  Durrës si dhe Dega e Doganës Durrës e Lezhë,i ndarë në 20 (njëzet) lote

6. Vlera fillestare: :  2 010 086 (dy milionë e dhjetëmijë e tetëdhjetë e gjashtë) lekë pa tvsh ose 2 412 103 (dy milionë e katërqind e njëzet e një mijë e njëqind e tre) lekë me tvsh.

7. Vendi i zhvillimit te ankandit: (Adresa) Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale te Shtetit Durrës, me adresë Lagja Nr.14 Rruga “Bajram Tusha” Shkozet, Durrës.

8. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: datë 03/08/2017, ora 10:00.

9. Informacion mbi dokumentet e ankandit:

Dokumentet e ankandit mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës

Po X Jo

Dokumente me  pagesë:

Nëse Po

Monedha lekë Çmimi 500

10. Dokumentet standarde te ankandit përbëhen nga:

  • Formulari i njoftimit;
  • Kërkesa për pjesëmarrje;
  • Formulari i ofertës;
  • Ftesa për oferte;
  • Formulari i njoftimit te fituesit;
  • Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit;
  • Procesverbali/et i/e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave.

11. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentet e ankandit.

12. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentet e ankandit. Për më tepër informacion, mbi emërtimet e mallrave objekt ankandi, sasinë e tyre dhe çmimet fillestare, lutemi të vizitoni Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik nr. 27, datë 07 Korrik 2017 (www.app.gov.al).