Ankand i hapur, DRRMSH Durrës Nr. Ref 10/A/2017, datë 06/12/2017, ora 10:00.

Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale te Shtetit Durrës, me adresë Lagja Nr.14 Rruga “Bajram Tusha” Shkozet, fton konkurruesit kandidatët/ ofertuesit të marrin pjesë në ankandin e hapur me Nr. Ref. 10/A/2017.

  1. Data e zhvillimit te ankandit: 06/12/2017, ora 10:00.
  2. Lloji i Procedurës standarde te ankandit : Ankand publik i hapur.
  3. Objekti i Shitjes: Skrap i përftuar nga 8 mjete të transportit të rëndë, të grupit A,  të kaluara në favor të shtetit si pasojë e konfiskimit dhe të kategorizuara për t’u adminstruar në skrap miratuar me VKM-në Nr.764, datë 02/11/2016, me peshë totale 61870 kg, gjendje në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Durrës,  sipas tabelës së mëposhtëme:

 

Loti Nr. EMËRTIMI Peshë
1 Skrap 61870 kg

 

Përshkrimi i shkurtër i objektit të shitjes: Mall i konfiskuar në favor të shtetit nga Drejtoria Rajonale Tatimore  Durrës si dhe Dega e Doganës Durrës e Lezhë, i ndarë në 26 (njëzet e gjashtë) lote.

  1. Vendi i zhvillimit të ankandit: (Adresa) Ankandi zhvillohet në datë 06/12/2017 ora 10:00, në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, Lagja 14 Rruga “Bajram Tusha” Shkozet Durrës.
  2. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: ora 10:00, datë 06/12/2017.
  3. Informacion mbi dokumentet e ankandit:

Dokumentet e ankandit mund te trerhiqen prane autoritetit shites

Po X Jo

Dokumente me  pagesë:

Nëse Po

Monedha lekë Çmimi 500

 

7. Dokumentet standarde te ankandit përbehen nga:

  • Formulari i njoftimit;
  • Kërkesa për pjesëmarrje;
  • Formulari i ofertës;
  • Ftesa për oferte;
  • Formulari i njoftimit te fituesit;
  • Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit;
  • Procesverbali/et i/e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave.

 

8. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentet e ankandit. Për më tepër informacion, mbi emërtimet e mallrave objekt ankandi, sasinë e tyre dhe çmimet fillestare, lutemi të vizitoni Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik nr. 45, datë 13.11.2017 (www.app.gov.al) ose kontaktoni në numrin e Cel. 0694134371.